Friday, September 13, 2024

Unioni Iranian i Mësuesve Bën Thirrje për një Grevë të Përgjithshme

Këshilli Koordinues i Sindikatave të Mësuesve në Iran (CCTSI) ka bërë thirrje për një grevë mbarëkombëtare të mësuesve dhe anëtarëve të tjerë të stafit akademik më 14 dhe 15 tetor,

në një letër të ditëve të fundit e cila kritikonte rëndë Ministrinë e Arsimit, në mënyrë që të tërheqë vëmendjen tek pagat shumë të ulëta të mësuesve.

Pagat e tyre kanë qenë që më përpara “jashtëzakonisht të ulëta”, por zbritjet në buxhetin e shkollave, përhapja e inflacionit, kostot e rritura të arsimimit dhe kriza e përgjithshme ekonomike i kanë përkeqësuar edhe më shumë gjërat. Shumica e mësuesve jetojnë poshtë kufirit të varfërisë dhe shkollat publike po zhduken me shpejtësi.

Mullahët janë aq të shqetësuar për të “qëndruar në pushtet, duke i shtrënguar fort plaçkat e tyre” saqë nuk kanë kohë të marrin masat e duhura për të mirën e mësuesve punëtorë apo të studentëve të tyre. Ata i kanë shpërfillur protestat e mëpërparshme nga mësuesit ndaj “zhvendosjes jo-kushtetuese të detyrave arsimore”. Ata kanë refuzuar madje të implementojnë Ligjin e Shërbimit Publik, i miratuar në vitin 2007, dhe kanë plaçkitur Fondin e Kursimeve të Mësuesve, duke vjedhur afërsisht $1,200 nga çdo mësues.