Sunday, September 8, 2024

Varfëria e Iranit Është Rezultat i Korrupsionit të Regjimit

 

Irani ka rezervat e treta apo të katërta më të mëdha të naftës, rezervat e dyta më të mëdha të gazit, dhe është në pesëmbëdhjetëshen e parë të vendeve mineral-prodhuese në botë, por ka vetëm 1% të popullsisë së botës.

Kjo gjë duhet t’i bëjë të pasur vendin dhe popullin e tij, por sipas Monitoruesit të të Drejtave Njerëzore në Iran, mbi 80% e iranianëve jetojnë poshtë kufirit të varfërisë dhe klasa e mesme është zhdukur krejt.

Varfëria absolute në Iran, ku familjet jetojnë me më pak se $460, është rritur nga 12% në 2017 në 50% këtë vit.

Tani, 19 milion iranianë jetojnë në lagje të varfra, 7.4 milion fëmijëve u mohohet arsimimi, 25% e të rinjve janë të papunë, punëtorët kanë humbur 75% të fuqisë së tyre blerëse, dhe mbi 1,000 fëmijë nën moshën tre vjeç braktisen çdo vit. Këto janë vetëm disa nga pasojat e varfërisë së shfrenuar.

Kjo gjë i bërë shumë iraniaë të shesin organet e tyre, apo edhe fëmijët e tyre të palindur, në mënyrë që të mbijetojnë. Një pasojë tjetër është edhe niveli i rritur i punës së fëmijëve si dhe shtimi i të pastrehëve.

Një zyrtar i regjimit ka pranuar kohët e fundit: “Qeveria dhe zyrtarët e saj përballen me një popullsi 60-milionëshe e cila është në prag të një krize absolute urie. Kjo nuk është shaka—është një e vërtetë e hidhur. Duhet ta marrim seriozisht.”

Megjithatë, media shtetërore përpiqet t’i hedhë pak pozitivitet lajmeve, edhe pse termat “kufiri i varfërisë” dhe “varfëria absolute” bëhen të zakonshëm.

Të ndjekim paratë

Atëherë, ku shkojnë paratë e këtij vendi të pasur me naftë, gaz e minerale, nëse nuk shkojnë për të ndihmuar popullin iranian? Është e thjeshtë, paratë shkojnë për të mbështetur sjelljet e liga të Regjimit Iranian; ndërhyrjen në punët e vendeve fqinje, rritjen e prodhimit të raketave bërthamore e balistike, dhe fuqizimin e ushtrisë e forcave të sigurisë për të vazhduar me shtypjen e dhunshme të regjimit ndaj popullit iranian i cili proteston kundër sjelljes së regjimit.

Sipas shifrave zyrtare nga Regjimi Iranian, Irani ka marrë $66 bilion nga eksportet e naftës dhe $32.3 bilion nga eksportet e tjera gjatë vitit 2017. Kjo përbën një total prej $95.3 bilion.

Epo, çdo vit Irani shpenzon $15-20 bilion për ta vazhduar luftën në Siri, $25-30 bilion për armët e tij të shkatërrimit masiv, dhe $100 milion në vit për të përkrahur grupe terroriste si Hamas dhe Hezbollah. Të gjitha paratë shpërdorohen për ligësitë e luftënxitjen e Regjimit jashtë shtetit, duke e lënë popullin iranian të jetojë (e të vdesë) në varfëri.