I burgosuri politik iranian Vahid Sayadi Nasiri ka vdekur pas 60 ditësh grevë urie në protestë ndaj mohimit të të drejtave të tij dhe kushteve çnjerëzore në të cilat mbahej, ka raportuar Monitoruesi i të Drejtave Njerëzore në Iran (HRM).
Paralajmërime të reja nga Udhëheqësi Suprem i Regjimit Iranian, Ali Khamenei, për shtimin e trazirave në vitin 2019 tregojne se Regjimi në tërësi është i frikësuar nga protestat e shtuara popullore.
Të burgosurit politik iranian, Arzhang Davoodi-t, i janë thyer të dyja këmbët dhe shpatulla pasi është rrahur e hedhur nga shkallat në Burgun Qendror në Zahedan, në provincën Baluchistan, sipas burimeve, dhe diagnozat mjekësore thonë se ai nuk do të jetë në gjendje të ecë pa ndihmë deri në fund të jetës së tij.
Pastrimi i parave përdoret zakonisht për të mbuluar burimet e vërteta të të ardhurave për “kërkuesit”, kushdo që të jenë ata, dhe për të fshirë çdo gjë që lë gjurmë drejt tyre. Në një farë mënyre, mund të konsiderohet si një krim anësor për një krim më të madh.
Punëtorët e guximshëm të Çelikut të Ahvazit nisën ditën e tridhjetë-e-dytë të grevës të martën më 11 dhjetor, me një tubim përpara zyrës së guvernatorit të regjimit në Ahvaz. Shumë punëtorë mbanin copa të bardha me slogane si “Ngrihemi, vdesim, nuk e pranojmë poshtërimin”.
Përveç shërbimit të tij si Oficer i Lartë i Anti-terrorizmit për të gjitha Forcat e Koalicionit në Irak, si Shef i Operacioneve për Task-Forcën 134 (Operacionet e Paraburgimit), dhe si Komandant i Kampit Ashraf, Koloneli Martin ka shërbyer gjithashtu si Shef i Operacioneve të Informacionit për Departamentin amerikan të Ushtrisë
Një hetim nga Reuters zbuloi muajin e shkuar se një agjensi e bazuar në Teheran ka futur propagandë përmes te paktën 70 uebsiteve tek shumë vende në mbarë botën. Disidentët iranianë janë një nga shënjestrat parësore të fushatës së ajatollahëve për keqinformim.
Departamenti amerikan i Shtetit ka kritikuar Regjimin Iranian për korrupsion të shfrenuar të dielën, në Ditën Kundër Korrupsionit, duke thënë se Regjimi Iranian është “plot me hipokritë të korruptuar”.
Të dielën, më 9 dhjetor, punëtorët e Grupit Kombëtar Industrial të Çelikut në Ahvaz vazhduan grevën e demonstratat e tyre për të tridhjetën ditë. Duke marshuar në rrugët e qytetit e duke kaluar pranë institucioneve shtetërore, punëtorët, të mbështetur nga njerëz të tjerë, thërrisnin:
Thirrje autoriteteve ndërkombëtare të të drejtave të njeriut që të marrin masa të menjëhershme për të liruar studentët e arrestuar
Pavarësisht masave të rrepta represive dhe arrestimit të një numri të madh studentësh, protestat e demonstratat e studentëve me rastin e Ditës së Studentëve (7 dhjetor), të cilat nisën të hënën, vazhdojnë në universitete të ndryshme të vendit.
Në një artikull për “Town Hall”, Dr. Ivan Sheehan, drejtori i programeve të pas-diplomimit në Negocim dhe Menaxhim Konflikti, si dhe në Punët Globale dhe Siguri Njerëzore në Shkollën e Punëve Publike dhe Ndërkombëtare të Universitetit të Baltimore, shpjegon se si regjimi iranian shfrytëzon gazetarët për të denigruar opozitën e tij demokratike. Në këtë artikull, ai shkruan: