Thirrja e znj. Rajavi për mbështetjen ndaj mësuesve dhe për aksion të menjëherëshëm për të liruar të arrestuarit
Që nga mëngjesi i së enjtes, 27 dhjetor, nisur nga një thirrje e mëparshme, mësues e arsimtarë në Isfahan u grumbulluan përpara Departamentit të Arsimit në qytet, ndërkohë që agjentët e inteligjencës dhe forcat e sigurisë së shtetit i kërcënonin mësuesit në mënyra të ndryshme që të mos merrnin pjesë në demonstratë, përndryshe do të kishin pasoja. Që nga mëngjesi, forcat e policisë e të inteligjencës janë përpjekur ta parandalojnë formimin e këtij tubimi proteste duke u pozicionuar në rrugët rreth Departamentit të Arsimit.
Më pas, mësuesit, shumica gra, shkuan në rrugën Darvazeh Dowlat, përpara bashkisë dhe u mblodhën në Prakun Bagh Behesht. Forcat shtypëse i sulmuan me shkopinj dhe i spërkatën me lëngje lotsjellëse. Demonstratat dhe përplasjet u zhvilluan në rrugët Darvazeh Dowlat, Hasht Behesht dhe në Parkun Bagh Behesht, dhe dhjetëra protestues u arrestuan.
Mercenarët sulmuan një grua që po filmonte ngjarjen për ta arrestuar, por njerëzit i shkuan në ndihmë asaj dhe e shpëtuan.
Znj. Maryam Rajavi, Presidentja e zgjedhur e Rezistencës Iraniane, duke i përshëndetur arsimtarët e mësuesit e guximshëm të Isfahanit të cilët, pavarësisht gjithë masave represive, vazhduan protestat e tyre, i ka kërkuar publikut të Isfahanit, sidomos të rinjve, që t’i mbështesin mësuesit e të protestojnë kundër arrestimit e shtypjes së tyre. Ajo i bëri thirrje gjithashtu mbrojtësve të të drejtave njerëzore, unioneve të profesioneve si dhe mësuesve e akademikëve në mbarë botën që t’i mbështesin këto protesta e kërkesa dhe që të marrin masa urgjente për të liruar të arrestuarit.
Sekretariati i Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit
27 Dhjetor 2018