- Deputeti i Regjimit Iranian: 1,800 akademikë fetarë, predikues mbajnë poste në ministrinë e naftës
Një deputet i Regjimit Iranian ka thënë se 1,800 akademikë fetarë mbajnë poste në ministrinë e naftës pa patur një titull specifik pune dhe pa e bërë të ditur natyrën e rolit të tyre.
Kreu i Komisionit Parlamentar Iranian mbi Energjinë ka konfirmuar se emërimi i 1,800 akademikëve fetarë në ministrinë e naftës është bërë nën udhëzimet e Udhëheqësit Suprem Ajatollah Ali Khamenei në atë që ai e përshkroi si “t’i shtosh një sfond kulturor projekteve të qeverisë.”
Qytetarët iranianë kohët e fundit kanë shprehur kritikë ndaj akademikëve fetarë për rolin e tyre në korrupsion, dominimin e pushtetit, pasurinë, vendet e punës dhe mundësitë në kurriz të grupeve të margjinalizuara në vend.
Burimi: english.alarabiya
- Isfahan: forcat e sigurisë sulmojnë tubimin e mësuesve me gaz lotsjellës
Të enjten më 27 dhjetor, Unioni i Lirë i Punëtorëve Iranianë shpalli arrestimin e një numri arsimtarësh të punësuar e pensionistë të cilët po zhvillonin një tubim proteste përpara zyrës së administrimit të arsimit në Isfahan. Mësuesit protestonin kundër rrogave të ulëta dhe kostove të larta të jetesës.
- Bamirësja e burgosur në Iran ‘ka nevojë për ndihmë mjekësore’
Bashkëshorti i një gruaje britaniko-iraniane të burgosur në Iran me akuza spiunazhi, bën thirrje për lirimin e saj.
Nazanin Zaghari Ratcliffe u arrestua në aeroportin e Teheranit në prill 2016 dhe u dënua më vonë me pesë vjet burg.
Richard Ratcliffe e bëri lutjen në ditëlindjen e 40-të të së shoqes, duke thënë se ajo ka nevojë urgjente për ndihmë mjekësore.
Në një mesazh me video këtë javë, Richard Ratcliffe vuri në dukje se e premtja, 28 dhjetor, do të jetë dita e 1,000-të e së shoqes në burg.
- Kompania Gjermane e Lidhur me Raketat e Iranit e Ndal Biznesin me Teheranin
Një zëdhënës për kompaninë gjermane Krempel, e cila u kishte ofruar materiale ndërtimi biznesmenëve të Teheranit, të cilat janë përdorur në raketat e prodhuara nga regjimi iranian për të sulmuar me gaz sirianët më herët këtë vit, tha të enjten se kjo firmë globale biznesi e ka ndërprerë tregtinë me Iranin.
Ambasadori i SHBA-së në Gjermani Richard Grenell tha të enjten: “Korporatat e kuptojnë se të bësh biznes me Iranin do të thotë të financosh strategjinë terroriste të IRGC-së.”Grenell-it i atribuohet shkaku i largimit të bizneseve gjermane nga Irani dhe është vlerësuar për përpjekjet e tij në kundërvënien ndaj kompanive që ndihmojnë terrorizmin e Iranit dhe shkaktojnë vuajtje për Sirianët dhe Iranianët brenda Iranit.