Znj. Maryam Rajavi, Presidentja e zgjedhur e Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit, e ka mirëpritur përjashtimin e Ambasadorit të regjimit iranian dhe të shefit të stacionit të Ministrisë së Inteligjencës në Shqipëri. Ajo e ka përshkruar këtë akt të guximshëm si një hap të nevojshëm për t’iu kundërvënë terrorizmit dhe diktaturës fetare që sundon Iranin, si dhe një domosdoshmëri për sigurinë e vendeve europiane.
Dënohet Arrestimi i Dhjetëra Punëtorëve të Çelikut të Ahvazit në Iran
Punëtorët e Grupit Kombëtar Industrial të Çelikut të Iranit kanë qenë në grevë për 40 ditë. Jemi informuar se dhjetëra punëtorë janë arrestuar nga forcat e sigurisë së regjimit iranian natën e së dielës, më 16 dhjetor 2018.
Iran: Punëtorët e Çelikut dhe të Kallam-sheqerit Përballen me Masat Represive të Regjimit Iranian
Maryam Rajavi bën thirrje për mbështetje për punëtorët grevistë dhe për aksion urgjent për bërë të mundur lirimin e të arrestuarve
Nga frika e vazhdimit dhe përhapjes së protestave të punëtorëve e shtresave të tjera shoqërore në qytetin jug-perëndimor Ahvaz, regjimi klerikal i ka pozicionuar forcat e sigurisë kudo nëpër qytet.
Udhëheqësi i Regjimit Iranian Tregon se sa i Frikësuar Është nga Përmbysja në 2019-ën
Publikuar më 18 dhjetor 2018.
Nga Shahriar Kia
Shumë nga komentet e Udhëheqësit Suprem të Iranit, Ali Khamenei, para figurave të larta të regjimit në një mbledhje më 12 dhjetor u fokusuan në mundësinë e lartë që, në 2019-ën, populli dhe rezistenca e tij e organizuar, domethënë Organizata Muxhahedine e Popullit të Iranit (PMOI/MEK), mund t’i përmbysë mullahët.
Shtohen Arrestimet e Punëtorëve Iranianë të Çelikut Natën e Dytë të Sulmeve në Ahvaz
Demonstrata jashtë Parlamentit të regjimit iranian në mbështetje të punëtorëve bën thirrje për lirinë e tyre
Forcat shtypëse të sigurisë së fashizmit fetar që sundon në Iran kryen sulme në mesnatë në Ahvaz të hënën për të dytën natë rresht.
Iran: Dita e 38-të e Demonstratës së Punëtorëve të Çelikut Mbështetet nga Qytetarët e Ahvazit Pavarësisht Dhjetëra Arrestimeve dhe Masave Represive
Arrestimi i përfaqësuesve të punëtorëve e protestuesve të Çelikut të Ahvazit, i cili nisi mesnatën e shkuar (të dielën, 16 dhjetor), vazhdoi të hënën, më 17 dhjetor. Numri i të arrestuarve ka arritur në dhjetëra, dhe deri tani janë publikuar emrat e 31 prej tyre.
Sulm në Shtëpitë e Përfaqësuesve të Punëtorëve të Çelikut të Ahvazit dhe Arrestimi i 11 prej Tyre
Dita e 38-të e protestave dhe grevës së punëtorëve- Thirrje për lirimin e menjëhershëm të punëtorëve të arrestuar
Agjentët e inteligjencës dhe sigurisë të regjimit klerikal sulmuan shtëpitë e përfaqësuesve të punëtorëve të Grupit Kombëtar Industrial të Çelikut të Ahvazit mbrëmjen e së dielës, më 16 dhjetor, dhe arrestuan 11 prej tyre.
ASAMBLEJA E PËRGJITHSHME E OKB-SË MIRATON REZOLUTËN E 65-TË E CILA CENSURON ABUZIMET E TË DREJTAVE NË IRAN
Maryam Rajavi: Referimi i krimeve të regjimit, sidomos i masakrës së 1988-ës, tek Këshilli i Sigurisë i OKB-së, është e drejta e popullit iranian dhe një kusht paraprak për paqen.
Imuniteti i kriminelëve që mbajnë disa nga pozicionet më të larta qeveritare, e ka siguruar regjimin që krimet e tij në pjesë të tjera të botës do të mbeten gjithashtu pa përgjigje.
Znj. Maryam Rajavi, Presidentja e zgjedhur e Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit, e ka mirëpritur miratimin e rezolutës së 65-të të OKB-së, e cila dënon shkeljet sistematike e të rënda të të drejtave të njeriut në Iran.
Patrick Kennedy takon Maryam Rajavi-n në mbledhjen e MEK në Shqipëri
Komunitetet iraniane zhvillojnë një video-konferencë të përbashkët në 42 qytete të Europës, Amerikës së Veriut, Kanadasë dhe Australisë
Komunitetet iraniane në Europë, Amerikën e Veriut, Kanada dhe Australi mbajtën një konferencë të përbashkët në 42 qytete për të adresuar tendencën e rritur të shkeljeve të të drejtave njerëzore dhe eksportin e terrorizmit nga regjimi iranian, si dhe nevojën për një politikë decizive.
Anëtarët e Kongresit të ShBA-së mbështesin protestat iraniane
Nje koalicion dypartiak kongresmenësh është bashkuar me iraniano-amerikanët për të shprehur mbështetje ndaj protestuesve iranianë, dhe për të theksuar rolin negativ të regjimit iranian në mbarë botën, në një eveniment të Kongresit.




















