Nga Shahriar Kia
Sapo ka kaluar një-vjetori i kryengritjes anti-regjim që shpërtheu në Iran në dhjetor 2017. Sot, lëvizja është e unifikuar, dhe përfshin tashmë pothuajse të gjithë sektorët e shoqërisë iraniane.
Kjo lëvizje anti-qeveritare përbëhet nga shoferë kamionësh, punëtorë fabrikash, fermerë, mësues, dhe shumë të tjerë, të cilët dikur kishin frikë t’i ngrinin zërat në kundërshim. Tashmë, iranianë të zakonshëm po ngrihen së bashku në solidaritet për të kërkuar ndryshimin e regjimit.
Politikat ekonomike të regjimit e kanë çuar vendin në hiper-inflacion dhe papunësi të lartë. Udhëheqja është akuzuar për korrupsion dhe represion. Populli iranian beson se regjimi nuk ka një plan për ta zgjidhur situatën. Në vend të kësaj, mospajtimi shtypet, dhe disidentët kërcënohen me arrestime masive dhe me vrasje. Gjithashtu, aksesi në mediat sociale përmes internetit, i cili përhapi fjalën për protestat, mund të mbyllet për të përmbajtur demonstruesit.
Gjatë katër dekadave të fundit, regjimi ka një histori të etiketimit të disidentëve dhe protestuesve legjitimë si terroristë. Udhëheqësi Suprem Ali Khamenei e ka quajtur kështu grupin kryesor opozitar, Muxhahedinët e Popullit të Iranit (PMOI/MEK), të cilët janë të mirënjohur për aftësitë e tyre organizacionale dhe të lidershipit.
Në fakt, Presidenti iranian Hassan Rouhani është aq i shqetësuar saqë i ka telefonuar homologut të tij francez, Emmanuel Macron, për të kërkuar aksion kundër MEK-ëve në Francë — një kërkesë që Macron e refuzoi.
Teherani është akuzuar gjithashtu se sponsorizon veprimtaritë terroriste jashtë vendit. Gjatë vitit të shkuar u zbardhën komplote terroriste në vendet perëndimore:
Një atentat me bombë kundër një tubimi të opozitës jashtë Parisit ku dhjetëra mijëra njerëz ishin të pranishëm, me zyrtarë amerikanë mes tyre. Një diplomat iranain i ambasadës në Vienë u arrestua në Gjermani për përfshirjen e tij, dhe u ekstradua në Belgjikë për t’u gjykuar.
Brenda SHBA-së, amerikanë të lidhur me parlamentin-në-mërgim, Këshillin Kombëtar të Rezistencës së Iranit (NCRI), dhe MEK ishin marrë në shënjestër në gusht të këtij viti, kur dy persona të identifikuar si agjentë të Iranit u arrestuan me akuzën e spiunazhit për Teheranin.
Sulmet terroriste në vende të tjera nënvizojnë shtypjen që populli iranian përjeton brenda vendit.
Në mbarë Iranin, qytetarë të zakonshëm po kërkojnë ndryshim. Ata duan demokraci, si ajo që përqafohet nga opozita — koalicioni Këshilli Kombëtar i Rezistencës së Iranit (NCRI) — rrugën drejt një Irani demokratik. Forca thelbësore prapa NCRI-së është PMOI/MEK, dhe së bashku ata formojnë një lëvizje të organizuar brenda Iranit, e cila ka një mbështetje të fortë ndërkombëtare.
NCRI drejtohet nga Maryam Rajavi, dhe është tashmë një alternativë e arsyeshme ndaj qeverisë aktuale në Iran. NCRI ka deklaruar një Plan me 10 pika për të ardhmen e Iranit. Koalicioni NCRI ka 37 vite përvojë dhe përkushtim, dhe e ka treguar se është i aftë të themelojë demokracinë dhe të krijojë një shoqëri të lirë e moderne. MEK është dora që udhëheq lëvizjen anti-regjim në Iran, dhe përfaqësohet jashtë vendit nga NCRI. Ajo është gati për popullin iranian, i cili nuk do ta tolerojë më një regjim të ndërtuar mbi shtypjen dhe terrorin.
Tani është koha që Kongresi dhe administrata amerikane ta mbajë përgjegjës regjimin për aktet e tij dhe abuzimet me të drejtat e njeriut, dhe të mbështesë përpjekjet e popullit iranian drejt lirisë.