- Qindra Studentë të Teheranit Protestojnë në Universitetin Azad
Qindra studentë në Teheran u grumbulluan të shtunën për të shprehur zemërimin e tyre në lidhje me përplasjen e autobusit që vrau dhe plagosi dhjetëra studentë më 25 dhjetor.
Zyrtarja IRNA thotë se “qindra studentë” janë duke protestuar dhe numrat e tyre po rriten. Raporti shton se disa familjarë të studentëve të vrarë në aksident janë gjithashtu të pranishëm në kampus.
Nga fotot dhe videot që qarkullojnë, turma duket e madhe.
ISNA raporton se protesta është spontane, teksa studentët e mbledhur në zonën e parkimit për autobusët e universitetit, duke mbajtur banderola, protestojnë kundër sistemit të transportit të universitetit dhe shprehin shqetësime të tjera për menaxhimin e Universitetit Azad.
- I burgosuri politik iranian, Mehdi Farahi Shandiz, dërgohet në izolim
Regjimi iranian e ka transferuar Mehdi Farahi Shandiz-in, mësues dhe i burgosur politik në Burgun Qendror të Karaj, në izolim. Farahi Shandiz është mbajtur në izolim për një javë të tërë për arsye të panjohura. Nuk ka asnjë lajm për kushtet në të cilat ndodhet.
Farahi Shandiz ka kaluar tetë vjet në burg dhe është torturuar e persekutuar vazhdimisht nga autoritetet e regjimit iranian dhe rojet e burgut. Në vitin 2011, Farahi Shandiz u dënua me tre vjet burg. Por pas tetë vitesh, atij iu shty dënimi deri në vitin 2023 për akuza të sajuara.
- Irani Var Gruan e Re, një Tjetër Viktimë te Dhunës Seksuale
Një 25-vjeçare e identifikuar vetëm si Noushin, 25, është varur në Iran, ka raportuar Klubi i Gazetarëve të Rinj, i cili drejtohet nga shteti, më 22 dhjetor 2018.
Kjo agjensi lajmesh nuk e përmend vendin dhe kohën e saktë të ekzekutimit.
Noushin ishte intervistuar nga një reporter i mediave shtetërore në ditën e varjes teksa priste në oborr për ekzekutimin.
- Një Zyrtar Thotë se Media Sociale Është më Popullore se Televizioni Shtetëror i Iranit
Një zyrtar i Ministrisë iraniane të Kulturës thotë se shërbimi i mesazheve Telegram është media më popullore në Iran.
Duke folur në një seminar mbi mediat në Teheran më 26 dhjetor, Hamidreza Ziayiparvar, drejtori i përgjithshëm i ministrisë për studimet mbi mediat dhe planifikimin, tha se Telegram ka 40 deri në 45 milion përdorues në Iran.
Telegram u ndalua në Iran pas demonstratave të janarit 2018 në të cilat ky shërbim ishte përdorur për të mobilizuar protestuesit dhe për të organizuar demonstrata të gjera anti-qeveritare. Megjithatë, ky ndalim pati një impakt shumë të vogël në popullaritetin e Telegramit, pasi përdoruesit mësuan të përdorin VPN (Virtual Private Networks) për t’iu shmangur filtrimit.
Zyrtari, gazetar me profesion, theksoi se njerëzit nuk e kanë lënë Telegramin pavarësisht ndalimit nga qeveria.