Friday, October 4, 2024

Iran: Grevat Mbarëkombëtare të Shoferëve të Kamionëve, Protestat e Fermerëve e të Njerëzve të Tjerë të Privuar

Të martën, më 25 dhjetor, shoferët e kamionëve dhe automjeteve të rënda vazhduan në ditën e katërt të raundit të pestë të grevës së tyre në gjashtë muajt e fundit.

Greva po bëhet në protestë ndaj kostos së lartë dhe mungesës së pjesëve të këmbimit, tarifave të ulëta dhe mos-implementimit te premtimeve të regjimit. Valët e grevës, pavarësisht masave represive, janë përhapur në të gjithë vendin, duke përfshirë Teheranin, Sari, Neka, Mashhad, Ahvaz, Haftgel, Isfahan, Sanandaj, Saqez, Salmas, Tabriz, Urmia, Doroud, Kangavar, Bushehr, Portin Khomeini, Bandar Abbas, Malayer, Yazd, Ardakan, Saveh, Mehran, Chabahar, Qazvin, Qom, Salafchegan, Bushehr, Charmhin, Neyshabur, Shahroud, dhe Sabzevar.

 

Nga ana tjetër, protestat dhe demonstratat e familjeve të punëtorëve të arrestuar të Çelikut të Ahvazit vazhduan për të dytën ditë në qytet. Fëmijë të vegjël morën pjesë në demonstratë duke mbajtur banderola ku shkruhej ‘Lironi tim atë!’

 

Njëkohësisht, shoferët e automjeteve shpuese të Kompanisë Kombëtare Iraniane të Shpimit në Ahvaz dolën në grevë dhe u grumbulluan për të tretën ditë në protestë ndaj rrogave të ulëta dhe mos-marrjes së rrogës prej 9 muajsh.

Të martën vazhdoi edhe protesta e fermerëve të varfër në Varzaneh (Isfahan) për të marrë të drejtat e tyre për ujë. Ata thërrisnin bashkë me familjet e tyre: ‘Rouhani gënjeshtar, ku është Zayandehroud-i ynë? Nëse nuk na e jepni të drejtën për ujë, ne jemi gati të bëhemi martirë; Rroftë fermeri, poshtë tirani; Do të ngrihemi, do të luftojmë, do ta marrim të drejtën e ujit’.

Protestat e tjera ditët e fundit përfshijnë: Tubimin e arsimtarëve të punësuar e pensionistë në Tabriz në protestë ndaj jetesës së varfër, me sloganet ‘Qajmë nga kaq shumë shtypje; Punëtor, mësues, bashkim!; Nuk do të pushojmë derisa ta marrim të drejtën tonë’, tubimin e punëtorëve të fabrikës së kushinetave në Tabriz në protestë ndaj mos-marrjes së rrogave të tyre për katër muaj, tubimin e punëtorëve të Projektit të Trenave Urbanë në Ahvaz, në protestë ndaj mos-marrjes së 19 muajve rroga të prapambetura si dhe ndaj mospërfilljes së regjimit për kushtet e tyre të jetesës; tubimin e punëtorëve të kompanisë së çimentos në Nain dhe Masjed Soleiman, në protestë ndaj mos-marrjes së rrogave të pesë muajve, premiumeve të sigurimit të dy muajve dhe mungesës së sigurisë së punës, tubimin protestues të shoferëve të autobusëve urbanë përpara organizatës dhe bashkive të regjimit në Teheran; grevën e shoferëve të Kompanisë Faradis në Qazvin në protestë ndaj gjobave të padrejta; Grevën e punëtorëve të stacioneve të karburanteve dhe të punëtorëve të Aria Steel, kompanisë Arvand në Andimeshk, të punëtorëve të Bashkisë Abadan dhe të Centralit Elektrik Nowshahr në protestë ndaj mos-marrjes së rrogave të tyre për muaj të tërë; tubimin e të rinjve të diplomuar që kërkojnë punë në rafinerinë Bid Boland të Gjirit Persik në Behbahan, në protestë ndaj mos-rekrutimit të vendasve, tubimet dhe protestat e të plaçkiturve nga agjensitë mashtruese Caspian, të lidhura me IRGC dhe organe të tjera represive në Teheran, Mashhad, Parsabad Moghan dhe Rasht.

Sekretariati i Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit
25 Dhjetor 2018