Sunday, September 8, 2024

Lidhjet e regjmit iranian me Talebanët

 2 janar 2019 – Fazal Rahman Khadem, drejtori për terrorizmin në Drejtorinë e Policisë në Herat, Afganistan, ka zbuluar se konsullata e regjimit iranian qëndron prapa vrasjes së vëllait të tij.

Fazil Rahman Khadem tha, “Të gjitha sulmet seriale në Herat janë bërë nën urdhrat e Mahmood Afkhami Rashidi, konsulli i lartë i përgjithshëm iranian në këtë provincë.”

Mbi 134 persona janë arrestuar në lidhje me këto vrasje. “Shumica e të arrestuarve kanë rrëfyer se kanë marrë në shënjestër personalitete ikonike dhe zyrtarë të lartë të sigurisë në Herat nën direktivat e Trupave të Gardës Revolucionare Islamike (IRGC) dhe të agjentëve iranianë të sigurisë,” shtoi ai.

Disa nga anëtarët e Këshillit Provincial të Herat kanë konfirmuar se vendet fqinje ndërhyjnë në çështjet e brendshme të Afganistanit. Ata besojnë se ka interesa të caktuara politike prapa komploteve terroriste në këtë provincë.

Kohët e fundit, mediat shtetërore iraniane kanë transmetuar më shumë lajme në lidhje me këtë. Mediat kanë publikuar lajme rreth negociatave të detajuara të regjimit iranian me Talebanët në kryeqytetin Teheran. Sipas mediave shtetërore të Iranit, Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme Bahram Ghasemi ka deklaruar më 31 dhjetor se një delegacion Talebanësh ka qenë në Teheran më 30 dhjetor dhe ka patur negociata “të detajuara” me një delegacion nga Teherani të kryesuar nga zëvendës Ministri i Jashtëm Abbas Araghchi. “E konfirmoj. Pas vizitës së sekretarit të Këshillit Suprem Kombëtar të Sigurisë Ali Shamkhani në Afganistan, ne pritëm një delegacion Talebanësh në Teheran, i cili zhvilloi negociata të detajuara me Abbas Araghchi,” deklaroi Ghasemi.

Vlen të përmendet se agjensia e lajmeve Tasnim e Forcës terroriste Quds kishte transmetuar më përpara lajme rreth marrëdhënieve midis Talebanëve dhe Teheranit. Sipas Tasnim, më 18 maj, një delegacion politik Talebanësh u nis nga Katari për në Teheran dhe diskutoi çështjen e imigrimit të Afganistanit me zyrtarët e sigurisë së regjimit. Megjithatë, zëdhënësi i atëhershëm për kabinetin e Rouhani-t, Mohammad Bagher Nobakht, e kishte konsideruar të pamatur dhe kishte thënë se nuk dinte asgjë për këtë çështje.