Irani Do Të Shohë Edhe Më Shumë Protesta dhe Izolim në 2019-ën

342

Në fillim të 2018-ës, Irani u mbush me protesta mbarëkombëtare anti-regjim ndërsa bota vështronte. Këto protesta vazhduan gjatë vitit, si dhe në 2019-ën, ndonëse me shumë më pak mbulim nga mediat.

Kjo lëvizje e vazhdueshme protestash është më e madhja në Iran që nga kryengritja e 2009-ës apo mundësisht që nga Revolucioni i 1979-ës. E ka tronditur Regjimin deri në themele dhe sinjalizon një vend që është në prag të një ndryshimi shoqëror monumental. I ka treguar gjithashtu SHBA-së dhe Perëndimit në tërësi, se Regjimi Iranian është jashtëzakonisht i brishtë në frontin e brendshëm.

Gjatë protestave të 2009-ës, Lideri Suprem Ali Khamenei u përpoq të distancohej nga zemërimi i popullit duke shfrytëzuar dallimin e rremë midis tij dhe Parlamentit Iranian. Tani, populli iranian po e dënon këtë gjë dhe po u thotë mullahëve si tërësi “Loja Mbaroi”. Një tjetër gjë që vlen të përmendet është fakti se protestuesit e 2018-ës vijnë nga të gjitha sferat e jetës në Iran, duke përfshirë bazën e Regjimit.

Dështimet e Regjimit në kaq shumë fronte dhe financimi që ai i bën luftërave të huaja të kushtueshme si dhe grupeve terroriste kanë rezultuar në faktin që mbi 80% e iranianëve jetojnë nën kufirin e varfërisë, gjë që i ka shkaktuar këto protesta masive. Regjimi është përgjegjës për krizën që ka pllakosur Iranin, jo sanksionet amerikane apo tërheqja e kompanive europiane nga Irani.

Regjimi e ka identifikuar saktë faktin që Rezistenca Iraniane luan një rol kyç në këto protesta, duke ndihmuar në organizimin e tubimeve, por e konsideron në mënyrë të gabuar Rezistencën si një forcë të huaj, kur ata janë iranianë. Regjimi ka plot armiq të huaj, por armiqtë e tij në Iran janë shumë më të rrezikshëm për sundimin e vazhduar të mullahëve.

Nga e gjithë kjo, mund të shohim qartë se këto protesta përbëjnë një kërcënim real ndaj Regjimit në 2019-ën, sidomos teksa lëshimet për sanksionet amerikane mbi naftën iraniane mbarojnë dhe populli iranian e sheh që mullahët janë jashtëzakonisht të dobët. Shtimi i protestave do t’i tregojë komunitetit ndërkombëtar se mullahët janë të dobët, gjë që do të krijojë një cikël të vazhdueshëm protestash e izolimi ndërkombëtar.

Mbrojtësi i të drejtave të njeriut, Heshmat Alavi shkruan : “Sa më gjatë që ta vazhdojë Teherani rënien aktuale në krizë ekonomike, aq më shumë do të transformohen protestat atuale në forcën më të fuqishme drejt themelimit të një ndryshimi të vërtetë brenda Iranit.”