Mini Raporti i së Martës për Iranin – 1 Janar 2019

314

Publikuar më 01 janar 2019.

  • Një zyrtar i Teheranit betohet për “forcë” kundër shitësve të rrugës në Teheran

Një zyrtar i Bashkisë së Teheranit ka thënë se do të përdornin forcë kundër shitësve të rrugës në Teheran.

Hamid Reza Tahsili, kreu i Kompanisë së Menaxhimit Industrial dhe të Punës në Teheran, kompani e lidhur me Bashkinë e Teheranit, tha se besonte se disa nga shitësit e rrugës në Teheran janë pjesë të mafias dhe duhet të merren masa kundër tyre, në një intervistë me agjensinë shtetërore të lajmeve ILNA. Vlen të përmendet se për shkak të ekonomisë së korruptuar e të falimentuar dhe shpërdorimit të parave nga regjimi iranian për të mbështetur grupe terroriste në rajon, shumë njerëz janë detyruar të shesin nëpër rrugë për të mbijetuar.

  • Forcat iraniane të sigurisë përplasen me studentët në protestën për aksidentin e autobusit

Forcat e sigurisë u përplasën me studentët në Iran të hënën në ditën e tretë të protestave ndaj një aksidenti fatal me autobus, tregojnë videot, gjë që tregon frikën e zyrtarëve se rritja e trazirave publike mund të kërcënojë sigurinë kombëtare.

Një video në Twitter tregon studentë në një kampus të Teheranit duke thirrur me slogane e duke kërkuar dorëheqjen e kryetarit të bordit të administratorëve të universitetit, Ali Akbar Velayati, një këshilltar i liderit suprem Ajatollah Ali Khamenei.

Në muajt e fundit, në qytete të ndryshme të Iranit ka patur demonstrata teksa punëtorët e fabrikave, mësuesit, shoferët e kamionëve dhe fermerët protestonin kundër vështirësive ekonomike dhe korrupsionit.

Sadeq Larijani, kreu i drejtësisë së Regjimit Iranian, të hënën paralajmëroi për një përsëritje të mundshme të protestave të 2009-ës, që përbëjnë trazirën më të madhe të Iranit në dy dekadat e fundit. “Punëtorët dhe studentët kanë kërkesa legjitime … por ata duhet të jenë vigjilentë që të mos i hapin rrugë objektivave të armikut.”

  • Fermerët e Varzaneh, Isfahan, vazhdojnë protestat e tyre ndaj mungesave të ujit

Të hënën, fermerët në Varzaneh të provincës Isfahan, u kthyen në rrugë për të rifilluar protestat kundër mungesave të ujit dhe korrupsionit të qeverisë në menaxhimin e burimeve ujore.

Fermerët protestues thërrisnin, “Rouhani, ti gënjeshtar, çfarë u bë me Zayandeh Rud-in tonë”, “Do të luftojmë, do të vdesim dhe do t’i marrim të drejtat tona.”