Thursday, March 28, 2024

Iran: Demonstratë e Fermerëve në Isfahan dhe e Pensionistëve në Teheran dhe Mashhad

Të mërkurën, më 2 janar, pensionistët në Teheran e Mashhad dhe fermerët në Isfahan zhvilluan demonstratë në protestë ndaj tiranisë së regjimit klerikal, kushteve të rënda të jetesës dhe mos-implementimit të premtimeve mashtruese të regjimit.

Në Teheran, një grup i madh pensionistësh u grumbulluan përpara parlamentit të regjimit. Ata thërrisnin: Pensionist, ngrihu kundër shtypjes dhe diskriminimit; qeveria tradhëton, parlamenti e mbron; nuk do të pushojmë derisa t’i marrim të drejtat tona; asnjë komb nuk ka parë ndonjëherë një parlament kaq të fëlliqur; qajmë nga kaq shumë padrejtësi; përdorin Islamin për të shtypur popullin; mësuesi i burgosur duhet të lirohet; i burgosuri politik duhet të lirohet; punëtor, mësues, student, bashkim, bashkim; mjaft me shtypje, tryeza jonë është bosh; jemi të gjithë bashkë; inflacion, mjerim, përgjigju Rouhani. Në të njëjtën kohë në Mashhad, pensionistët u mblodhën për të kërkuar të drejtat e tyre.

Në Isfahan, mijëra fermerë të varfër u grumbulluan në Urën Khaju dhe në shtratin e tharë të lumit Zayandehrood. Ata kërkonin të drejtën e tyre për ujë dhe hapjen e rrjedhës së ujit në Zayandehrood, si dhe protestonin kundër mos-implementimit të premtimeve mashtruese të regjimit. Protestuesit, mes të cilëve gratë kishin një prani shumë mbresëlënëse, marshuan më pas drejt Si-o-se Pol (Ura 33Pol) të rrethuar nga forcat represive dhe duke shtyrë mes radhëve të mercenarëve. Një numër protestuesish parandaluan përparimin e forcave anti-rebelim duke u ulur në rrugë. Disa fermerë marshuan gjithashtu nga Khorasgan drejt Urës Khaju. Ata thërrisnin: Vdekje tiranit, Paqe pastë fermeri; fermeri vdes, por nuk e pranon poshtërimin; fitorja vjen nga Zoti, vdekje kësaj qeverie mashtruese; Edhe nëse vdesim, do ta marrim të drejtën tonë për ujë; uji i Zayandehrood është e drejta jonë e patjetërsueshme; Qeveria jonë është turpi ynë; Rouhani gënjeshtar, ku është Zayandehrood-i ynë; Asnjë komb nuk ka parë kaq shumë padrejtësi; Policë, ta dini mirë, ne jemi punëtorë e jo banditë; Turpi ynë është Radio dhe Televizioni shtetëror.

Lëvizja protestuese e fermerëve u zhvillua ndërkohë që regjimi po përpiqej ta parandalonte demonstratën duke mobilizuar rojat anti-rebelim dhe qindra agjentë me veshje civile e agjentë të tjerë të shtypjes, si dhe duke vendosur automjete të armatosura dhe topa uji. Kriminelë me veshje civile dhe forcat e sigurisë së shtetit sulmuan protestuesit, një numër i madh i të cilëve ishin fermerë të moshuar. Regjiim klerikal i kishte ngadalësuar linjat e internetit në këtë zonë për të mos i lejuar fermerët të komunikonin me njëri-tjetrin, si dhe ua kishte marrë celularët protestuesve.

Agjentët e represionit po përpiqeshin të parandalonin përparimin e fermerëve duke qëlluar në ajër e duke arrestuar disa prej tyre. Njerëzit u rezistuan këtyre brutaliteteve dhe thërrisnin “faqezinj, faqezinj”. Ata parandaluan leksionet e njërit nga agjentët e regjimit i cili erdhi në skenë për të mashtruar fermerët.

Znj. Maryam Rajavi ka përshëndetur pensionistët e fismë në Teheran, Mashhad e në qytete të tjera të vendit, si dhe fermerët e varfër e punëtorë të Isfahanit të cilët iu kundërvunë shtypjes e diskriminimit të regjimit, duke thënë se forcat represive po përpiqen më kot t’i ndalojnë këto protesta përmes mobilizimit të forcave shtypëse dhe vendosjes së kufizimeve e arrestimit të protestuesve. Ajo i bëri thirrje publikut, sidomos grave dhe të rinjve, që t’i mbështesin protestat, duke thënë se protestat, demonstratat, dhe kryengritja e shtresave të ndryshme të popullit së bashku me njësitë e rezistencës do të vazhdojnë deri në fitoren finale.

Sekretariati i Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit
2 Janar 2019