Propozimet për Buxhetin e Regjimit Iranian Janë Tregues për një Ekonomi të Falimentuar

Ndërsa sanksionet amerikane vazhdojnë të thumbojnë, buxheti i propozuar shtetëror i regjimit iranian për vitin e ardhshëm tregon një rënie prej 3.7 përqind në të ardhura në rial, e cila, si zakonisht, tregohet më e ulët se ç’është.

Grevat e Shoferëve Iranianë të Kamionëve në 2018-ën

Raundi i pestë i grevave mbarëkombëtare të shoferëve iranianë të kamionëve nisi të shtunën, më 22 dhjetor 2018. Ndryshe nga katër raundet e mëparshme, të cilat ishin të pakufizuara, kjo grevë e re është organizuar dhe paracaktuar të zgjasë 10 ditë.

Irani Gjendet në një Situatë Shpërthyese Tani

 Punëtorët e XHINDOSUR të çelikut në qytetin Ahvaz në provincën e pasur me naftë Khuzestan të Iranit jug-perëndimor, vazhdojnë të bëjnë grevë në kundërshtim ndaj regjimit brutal të Presidentit Hassan Rouhani

Natën e së hënës, dhjetëra punëtorë u arrestuan gjatë mësymjeve në shtëpitë e tyre, teksa kërkonin të drejtat njerëzore bazë. Por protestat vazhduan dhe punëtorët thërrisnin: “Punëtorët e burgosur duhet të lirohen.” Demonstratat u zhvilluan pavarësisht pranisë së dendur të forcave të sigurisë që përpiqeshin të ndalonin lirinë e shprehjes dhe të frikësonin demonstruesit.

Mini Raporti i së Hënës për Iranin – 24 Dhjetor 2018

 Ministri i Brendshëm shqiptar: Regjimi iranian është mbështetësi kryesor i terrorizmit

Në një intervistë me rrjetin shqiptar Vizion Plus, Ministri i Brendshëm shqiptar Sandër Lleshaj foli për arsyet pse dy diplomatë iranianë, përfshirë ambasadorin e Teheranit në Tiranë, u përjashtuan nga vendi.

Mesazh nga MARYAM RAJAVI për krishtlindjet dhe vitin e ri

2019 do të jetë një vit i përparimit të rezistencës dhe kryengritjeve drejt lirisë dhe fitores

Të krishterë të vuajtur të Iranit, bashkëatdhetarë, ndjekës të Jezu Krishtit në mbarë botën,

Urimet e mia për Krishtlindjet, lindjen e Jezu Krishtit, birit të Marisë, profetit të madh të Zotit.

Mënyra se si Duhet të Sillemi ndaj Banditëve e Terroristëve të Regjimit Iranian

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i ka treguar botës se vendi i tij nuk toleron t’i bien në qafë tiranët e Teheranit

Artikulli që vijon nga Struan Stevenson, Koordinatori i Fushatës për Ndryshimin e Iranit (CiC), si dhe anëtar i Parlamentit Europian, përfaqësues i Skocisë (1999-2014), u publikua nga UPI më 21 dhjetor 2018.

BE Duhet t’i Ndërpresë Marrëdhëniet Diplomatike me Regjimin e Iranit

Qeveria shqiptare duhet të nxjerrë jashtë çdo diplomat iranian në vendin e saj për faktin se kanë qenë pjesë e sjelljes së terrorizmit në këtë vend

Më 15 dhjetor 2018, Patrick Kennedy mbajti një fjalim në Shqipëri me anëtarët e opozitës iraniane të cilët i ishin bashkuar një video-konference të tubimeve të komuniteteve iraniane të mbajtura njëkohësisht në 42 qytete e kryeqytete të Europës, Amerikës së Veriut dhe Australisë të shtunën. Më poshtë vijon një pjesë e këtij fjalimi:

Vdekja e Aktivistit të Burgosur në Iran Duhet Hetuar

Human Rights Watch ka thënë se autoritetet iraniane duhet të hetojnë mbi vdekjen e aktivistit të burgosur në grevë urie dhe të vënë përpara përgjegjësisë fajtorët, por ky grup i të drejtave njerëzore ka theksuar gjithashtu se kjo gjë vështirë se mund të ndodhë pasi Regjimi ka “dështuar sistematikisht” në këtë fushë duke mos hetuar katër vdekje të tjera të dyshimta në burg këtë vit.

Terrorizëm- Përjashtimi i Ambasadorit të Regjimit Iranian

 Komunikatë për shtyp- Miqtë e një Irani të Lirë

Bruksel- 21 dhjetor 2018 

Miqtë e një Irani të Lirë në Parlamentin Europian mirëpret përjashtimin nga Shqipëria të ambasadorit të regjimit iranian dhe të një diplomati tjetër terrorist.

Muajt e fundit, disa komplote terroriste të regjimit iranian janë neutralizuar nga agjensitë europiane dhe amerikane të sigurisë. Një diplomat iranian i arrestuar në Gjermani ndodhet përballë gjyqit në Belgjikë për një komplot me bombë që kishte në shënjestër tubimin “Irani i Lirë” të opozitës PMOI (MEK) në Paris më 30 qershor 2018.

Mini Raporti i së Premtes për Iranin – 21 Dhjetor 2018

    • Irani po Përballet me Shumë më Tepër sesa Thjesht Sanksionet | Çmimi i Naftës

    Pavarësisht se përmban rezerva masive nafte dhe gazi, sektori iranian i energjisë nuk ka qenë aspak i qendrueshëm gjatë dekadave të fundit. Energjia iraniane ka patur plot ulje e ngritje falë periudhave të zgjatura të trazirave politike në vijim të ngjarjes madhore të Revolucionit Iranian në vitet 1978 dhe 1979,