Thursday, March 28, 2024

Mini Raporti i së Premtes për Iranin – 4 Janar 2019

  • Punëtorët e Çelikut të Ahvazit dënojnë masat shtypëse

Në një deklaratë të nxjerrë të enjten më 3 janar, punëtorët e Çelikut në Ahvaz dënuan sulmet brutale mbi protestuesit nga forcat e sigurisë si dhe burgosjen dhe torturimin e punëtorëve. Ata dënuan gjithashtu kthimin e atmosferës së fabrikës në një garnizon ushtarak, gjë që do të çojë në mbylljen përfundimtare të fabrikës.

  • SHBA Paralajmëron Iranin Kundër Lëshimit të Raketave Balistike

Sekretari i Shtetit Mike Pompeo tha se Irani ka shpallur plane për të lëshuar në muajt e ardhshëm tre raketa, të quajtura Space Launch Vehicles (SLV), të cilat, tha ai, përmbajnë teknologji të raketave balistike.

“Shtetet e Bashkuara nuk do të rrinë e të shohin se si politikat destruktive të regjimit iranian e vënë në rrezik stabilitetin dhe sigurinë ndërkombëtare,” tha Pompeo në një deklaratë.
“E këshillojmë regjimin që t’i rishikojë këto lëshime provokative dhe t’i ndalojë të gjitha veprimtaritë e lidhura me raketat balistike në mënyrë që t’i shmanget thellimit të izolimit ekonomik e diplomatik.”

  • Mike Pompeo për Newsmax TV: ‘Duke i Gjykuar Vazhdimisht’ Sanksionet mbi Iranin

Administrata Trump është “duke i gjykuar vazhdimisht” lëshimet që janë bërë ndaj sanksioneve kundër Iranit, tha Sekretari i Shtetit Mike Pompeo për Newsmax TV të enjten.

“Sanksionet dhe lëshimet e bëra janë për gjashtë muaj,” i tha Pompeo gazetarit të Newsmax TV, John Bachman, në një intervistë ekskluzive në Departamentin e Shtetit. “Jemi duke gjykuar vazhdimisht nëse ato kanë kuptim, nisur nga politika jonë.

“Duam të sigurohemi që të kemi një treg të mirë-furnizuar të naftës krudo — por, në të njëjtën kohë, duam edhe të sigurohemi që po zbatojmë kërkesat.”

Pompeo tha: “Sanksionet mbi Iranin kanë këtë objektiv final: krijimin e një rezultati ku populli iranian të mund të ketë një jetë më të mirë nga ajo që ka sot nën këtë regjim tiranik.”