Mini Raporti i së Mërkurës për Iranin – 9 Janar 2019

Ekskluzive: Dokumenta të Reja Lidhin Huawei-n me Kompani të Dyshuara në Iran, Siri

  • Reuters: Çështja gjyqësore e SHBA-së kundër shefit të financave të kinezes Huawei Technologies, i cili u arrestua në Kanada muajin e shkuar, përqendrohet në lidhjet e dyshuara të kësaj kompanie me dy kompani të errëta. Njëra është një shitëse pajisjesh telekomunikacioni që ka operuar në Teheran; tjetra është pronarja e asaj firme, një kompani holding e regjistruar në Mauritius. Autoritetet amerikane pretendojnë se CFO Meng Wanzhou ka mashtruar bankat ndërkombëtare në mënyrë që të autorizojnë transaksionet me Iranin duke thënë se dy kompanitë janë të pavarura nga Huawei, kur në fakt Huawei i kontrollon ato.

Futja e Plotë e MOIS dhe IRGC në Listën e Zezë, dhe Gjykimi e Përjashtimi i Agjentëve të Tyre Janë të Domosdoshme për të Parandaluar Terrorizmin e Mullahëve në Europë

Të martën, më 8 janar 2019, Ministri i Jashtëm danez, Anders Samuelsen, shpalli vendosjen e sanksioneve kundër përfaqësuesit të sigurisë dhe dy agjentëve të Ministrisë iraniane të Inteligjencës (MOIS) për komplotet e saj terroriste në tokën europiane. Këto sanksione janë një përgjigje e domosdoshme për të parandaluar vazhdimin e akteve terroriste të këtij regjimi në tokën europiane, përgjigje e cila duhet të plotësohet duke futur në listën e zezë Ministrinë e Inteligjencës dhe Gardën Revolucionare në tërësinë e tyre, dhe duke hedhur në gjyq e përjashtuar mercenarët dhe agjentët e inteligjencës së regjimit. Mullahët në Iran duhet ta dinë se veprimtaritë e tyre terroriste do të kishin pasoja serioze.

Editorial: Një Përmbledhje e Dymbëdhjetë Muajve të Shkuar në Iran

Dëshira e popullit iranian për liri, të drejta njerëzore, demokraci dhe paqe është bërë shumë e qartë gjatë dymbëdhjetë muajve të shkuar. Njerëzit e kanë ngritur zërin me guxim kundër regjimit klerikal pavarësisht rrezikut të lartë personal që kjo gjë u sjell.

Washington Times- 2018: Një vit shumë i rëndësishëm për rezistencën iraniane

Mullahët e Iranit, PMOI dhe disidentët vazhdojnë luftën

 Nga L. Todd Wood – – E hënë, 7 janar 2019

 2018 ishte një vit me rëndësi madhore për Republikën Islamike të Iranit, dhe specifikisht për Rezistencën Iraniane apo Muxhahedinët e Popullit të Iranit (PMOI/MEK).

40% e të Diplomuarve të Iranit Janë të Papunësuar

Papunësia mes iranianëve të diplomuar nga universiteti është rritur në 40%, sipas kreut të Qendrës Statistikore të Iranit.

A Është Spiegelgate Skandali më i Madh i Shtypit Perëndimor?

 Komunikatë për shtyp – 7 janar 2019

Po fushata iraniane e keqinformimit?

Zbardhja e mashtrimeve të gazetarit Claas Relotius, redaktor i revistës prestigjoze gjermane Der Spiegel, ka tronditur mbrojtësit e shtypit të lirë.

Komplotet e Ministrisë së Inteligjencës dhe Ambasadës së Mullahëve në Norvegji

 Deklaratë e Zyrës Përfaqësuese të Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit në Norvegji

Komploti terrorist i regjimit klerikal në Europë në 2018-ën, i organizuar nga diplomatët dhe ambasadat e fashizmit fetar që sundon Iranin, e ka bërë shumë të domosdoshëm një rishikim të marrëdhënieve me këtë regjim.

BE vendos njësinë iraniane të inteligjencës dhe dy persona të stafit të saj në listën e terrorizmit, ngrin asetet

Jacob Gronholt-PedersenRobin Emmott

KOPENHAGEN/BRUKSEL (Reuters) – Bashkimi Europian të martën ra dakord që të vendoste një njësi të Ministrisë iraniane të Inteligjencës dhe dy persona nga stafi i saj në listën e terrorizmit të BE-së për tentativa vrasjesh në Europë, kanë thënë Ministria e Jashtme daneze dhe diplomatët e BE-së.

Mini Raporti i së Shtunës për Iranin – 5 Janar 2019

  • Fermerët e Isfahanit zhvillojnë demonstrata, thërrasin “vdekje Rouhani-t”

Të premten, fermerët në Varzaneh të Isfahanit lindor, u rikthyen në sheshin Darvazeh Dolat për të zhvilluar demonstrata në protestë ndaj politikave të qeverisë të cilat kanë bërë që fermerëve t’u mungojë uji për të vaditur fushat e tyre.

Esmail Bakhshi: Forcat e sigurisë më torturuan deri në prag të vdekjes

 Esmail Bakhshi, punëtor në fabrikën e kallam-sheqerit Haft Tapeh

 

Esmail Bakhshi, një nga punëtorët protestues të Kompanisë së Kallam-sheqerit Haft-Tappeh, i cili është arrestuar e torturuar rëndë në burg, e ka sfiduar ministrin e Inteligjencës që t’u përgjigjet pyetjeve të tij në një program të transmetuar direkt në televizion.