Mini Raporti i së Martës për Iranin – 15 Janar 2019

  • Shtëpia e Bardhë Ka Kërkuar Opsione për të Goditur Iranin

    Wall Street Journal: Këshilli i Sigurisë Kombëtare i Presidentit Trump i ka kërkuar Pentagonit t’i jepte Shtëpisë së Bardhë opsione ushtarake për të goditur Iranin vitin e shkuar, duke krijuar kështu shqetësim në Pentagon dhe në Departamentin e Shtetit, sipas zyrtarëve amerikanë aktualë e të mëparshëm. Kërkesa, e cila nuk është raportuar më përpara, erdhi pasi militantët gjuajtën me tre mortaja në drejtim të kompleksit të madh diplomatik të Bagdatit, ku ndodhet Ambasada Amerikane, në një natë të ngrohtë të fillim-shtatorit. Predhat – të lëshuara nga një grup i lidhur me Iranin – goditën një vend të hapur dhe nuk dëmtuan askënd.

Lajmet e Rreme të Regjimit Iranian Kundër PMOI (MEK)

Termi “lajme të rreme” po përdoret shumë shpesh kohët e fundit, ndonjëherë nga njerëz që duan të mohojnë fakte të sakta në një lajm, fakte që nuk përputhen me narrativën e botës të pranuar prej tyre, por është një fenomen shqetësues i cili duhet të çrrënjoset në mënyrë qe t’ia besojmë medias rolin e saj si qen roje.

Guvernatori i Sistan & Baluchestan: Thatësira Është më Keq se Tërmeti Këtu

 Sipas guvernatorit të Sistan & Baluchestan, thatësira në këtë provincë është më e keqe se tërmeti, pasi “asaj i kushtohet shumë më pak vëmendje”.

Shefi i Stafit të Rouhani-t: Shtetet europiane duhet ta ndalin mbështetjen ndaj MEK

13 janar 2019 – Në përgjigje ndaj sanksionimit të një njësie të inteligjencës dhe dy agjentëve të regjimit iranian, Mahmoud Vaezi, shefi i stafit të presidentit të regjimit, Hassan Rouhani, tha, “nuk ka dyshim që Europa ka qenë një strehë e sigurtë për [PMOI/MEK] dhe gjatë 40 viteve të fundit, i ka mbështetur veprimtaritë e këtij grupi në mënyra të ndryshme.”

Domosdoshmëria e Njohjes së të Drejtës së Popullit Iranian për Rezistencë e Liri

 Sekretari amerikan i Shtetit Michael Pompeo deklaroi në Kairo se Shtetet e Bashkuara nuk do t’i mbrojnë më mullahët sundues të Iranit. Ai shtoi, “I jemi bashkuar popullit iranian në thirrjen për liri dhe përgjegjshmëri.” Kështu që, “Epoka e turpit të vetë-shkaktuar amerikan ka mbaruar, dhe kanë mbaruar edhe politikat që kanë sjellë kaq shumë vuajtje të panevojshme.”

Sanksionet europiane mbi Regjimin e Iranit

 Vitin e shkuar u bë e qartë se Irani qëndronte prapa dy sulmeve të parandaluara në Europë. I pari ishte një tentativë për të bombarduar tubimin e përvitshëm Liri për Iranin në Paris, i cili organizohet nga grupi kryesor opozitar i Iranit. Sulmi i dytë i parandaluar ishte një tentativë vrasjeje kundër disidentëve iraniano-arabë në Danimarkë.

Regjimi Iranian e Mohon Gjendjen e Punëtorëve

Nga Shahriar Kia

Një zyrtar iranian ka thënë se Regjimi i mohon “realitetet e ashpra” që po shkatërrojnë jetët e iranianëve, sipas agjensisë shtetërore të lajmeve ILNA.

Sanksionet Europiane mbi Regjimin Iranian Dëmtojnë Agjendën e Lobeve

Nga Mahmoud Hakamian

Bashkimi Europian sapo ka shpallur se po sanksionon regjimin iranian për përfshirjen e tij në komplote terroriste në Europë. Kjo përfshin ngrirjen e aseteve që i përkasin disa zyrtarëve iranianë si dhe aseteve të individëve të lidhur me Ministrinë iraniane të Inteligjencës. Njëri nga këta zyrtarë është Assadollah Asadi – një diplomat iranian që u arrestua vitin e shkuar për pjesëmarrje në komplotin e parandaluar kundër Rezistencës Iraniane në tubimin e saj të përvitshëm në Paris.

Mini Raporti i së Enjtes për Iranin – 10 Janar 2019

 Hapat e Vegjël të Europës mbi Iranin

Bordi Editorial i Wall Street Journal: Bashkimi Europian të martën vuri sanksione të reja kundër Iranit për herë të parë që nga hyrja në fuqi e Planit të Përbashkët Gjithëpërfshirës të Veprimit.

Regjimi Iranian Intensifikon Shtypjen mbi Mbrojtësit e të Drejtave të Njeriut

Raporti Botëror mbi Situatën e Mbrojtësve të të Drejtave të Njeriut, i shkruar nga Michel Forst, Raportuesi Special i OKB-së për Mbrojtësit e të Drejtave të Njeriut, është publikuar rishtazi nga Kombet e Bashkuara.