Komiteti francez në Mbështetje të të Drejtave të Njeriut në Iran (CSDHI) po bën thirrje për një demonstratë madhore të premten, më 8 shkurt 2019, kundër shkeljeve serioze e masive të të drejtave njerëzore në Iran dhe akteve terroriste të regjimit iranian në tokën europiane kundër opozitës së tij.
Këshilli i Bashkimit Europian vendosi unanimisht më 8 janar që të përfshinte një degë të Ministrisë iraniane të Inteligjencës në listën e tij të grupeve terroriste. Ky vendim erdhi si rezultat i rolit të regjimit në një sulm të parandaluar mbi tubimin e përvitshëm të Organizatës Muxhahedine të Popullit të Iranit (PMOI /MEK) më 30 qershor 2018 në Villepinte.
Në krye të valës së revolucionit kundër diktaturës monarkiste në Iran, mullahët e tradhëtuan kauzën e këtij revolucioni të madh për “pavarësi, liri dhe republikë” duke themeluar një diktaturë fetare.
Irani gjendet në pragun e 40-vjetorit të rënies së diktaturës së shahut (e cila ndodhi në shkurt 1979). Sot, regjimi iranian, ashtu si ai i shahut 40 vjet më parë, ka ngecur më keq se kurrë në baltë. Kriza të pashërueshme, protesta e kryengritje kanë pllakosur regjimin. Publiku iranian kërkon liritë themelore në çdo cep të vendit. Demonstruesit në Paris do të shprehin mbështetjen e tyre për liri e demokraci në Iran dhe për alternativën demokratike që mishërohet nga Këshilli Kombëtar i Rezistencës së Iranit (NCRI).
Kjo iniciativë mbështetet nga disa kryetarë distriktesh të Parisit, shoqata të shumta të të drejtave të njeriut dhe nga Komiteti francez në mbështetje të të Drejtave Njerëzore në Iran (CSDHI)
Të premten, 8 shkurt 2019
Komiteti Francez në Mbështetje të të Drejtave të Njeriut në Iran (CSDHI)