Monday, September 9, 2024

Gjermania Sanksionon Kompaninë Ajrore të Regjimit Iranian për Shkak të Akuzave për Spiunazh

 

Qeveria gjermane ka përgatitur sanksione kundër kompanisë iraniane ajrore Mahan Air si përgjigje ndaj veprimtarive malinje të Iranit në Europë, duke përfshirë zbulimin së fundmi të një spiuni iranian që punonte si përkthyes për ushtrinë e vendit, sipas raproteve të mediave gjermane të hënën.

Transmetuesit publikë WDR, NDR dhe e përditshmja Süddeutsche Zeitung kanë raportuar se Zyra Federale Gjermane e Aviacionit pritet ta tërheqë mbrapsht lejen gjermane të veprimit të Mahan Air javën tjetër.

SHBA e ka akuzuar Mahan Air se është e lidhur ngusht me forcën elitare Al Quds të Iranit, një krah ushtarak i Trupave brutale të Gardës Revolucionare iraniane (IRGC). Në 2011-ën, SHBA e pati sanksionuar Mahan Air pasi e kishte etiketuar si një mbështetëse materiale të terrorizmit për shkak të lidhjeve të saj me Quds, të cilët janë të listuar si entitet terrorist nga SHBA.