Saturday, September 7, 2024

Një Zyrtar i Iranit: Protestat Anti-Regjim Janë Përhapur në 160 Qytete

 

Një zyrtar i lartë i regjimit iranian ka thënë se njerëzit kanë protestuar në 160 qytete në mbarë vendin gjatë kryengritjes anti-regjim të dhjetorit 2017, gjë që bie në kontradiktë me qëndrimin zyrtar të Regjimit i cili thotë se protestat ishin të vogla, të lokalizuara dhe u shtypën lehtësisht.

Këto shifra të dhëna nga Ali Rabie, një Zëvendës Ministër i Inteligjencës në regjimin iranian, i kalojnë edhe llogaritjet e Rezistencës Iraniane e cila ka raportuar se 142 qytete nga të gjitha provincat kanë marrë pjesë në kryengritje. Në atë kohë, regjimi e pati shpërfillur këtë gjë si një ekzagjerim, pavarësisht faktit se anëtarë të Rezistencës dhe reporterë nga Televizioni Kombëtar i Iranit (INTV) kanë qenë të pranishëm në të 142 qytetet dhe e kanë parë zhvillimin e protestave.

Rabie, ndaj të cilit janë hedhur akuza nga parlamenti iranian në gusht 2018, ka pranuar gjithashtu se disa protestues janë vrarë nëpër rrugë, një gjë që Regjimi është përpjekur gjithmonë ta fshehë.

Gjatë intervistës së tij me agjensinë shtetërore të lajmeve ISNA, Rabie, ish ministër i punës, paralajmëroi gjithashtu se shoqëria iraniane është tashmë si një fuçi baruti, kështu që ka shumë mundësi që këto protesta të përsëriten.

Rabie tha se kjo kryengritje ka qenë e paprecedent në 40 vitet e Regjimit Iranian, duke e krahasuar me një “efekt flutur” që ka nxitur gjithnjë e më shumë iranianë të dalin në rrugë.

Ai tha: “Heshtja ishte thyer. Një turmë, me një potencial protestues, i dha fund heshtjes së saj dhe ndezi trazira në qytete të tjera. Ajo që u shtohet trazirave të sotme është ndjesia se nuk ekziston një e ardhme e mundshme pozitive dhe nuk ka shpresë për zgjidhjen e problemeve tona ekzistuese.”

Kjo tregon se edhe zyrtarët e Regjimit mund ta shohin se nuk ka pothuajse aspak mundësi që mullahët ta rimarrin kontrollin e të sundojnë si dikur. Përkundrazi, Regjimi do të rrëzohet së shpejti falë punës së popullit iranian dhe rezistencës së tij të organizuar.

Rabie tha se këto protesta kanë shërbyer si një “sirenë alarmi” për Regjimin, por se do të përsëriten.

Ai tha: “Këto ngjarje mund të përsëriten pasi arsyeja e ndezjes së tyre është ende gjallë… Natyra e trazirave në periudhën Dhjetor/Janar 2019 ishte një revoltë e kufizuar në disa rajone të caktuara, por gjithashtu shumë e rrezikshme, dhe u ka rënë shumë alarmeve dhe ka potencialin të zgjerohet.”

Rabie ka shërbyer për Regjimin për 40 vjet dhe ka parë shumë kriza në vend, por me shumë mundësi, asnjëra prej tyre nuk ka qenë më kritike sesa kjo kryengritje e cila shumë mirë mund t’i japë fund Regjimit.