- SHBA bën thirrje për koalicione kundër ‘ndërhyrjeve keqdashëse’ të Regjimit Iranian
SHBA dëshiron të krijojë më shumë koalicione në Lindjen e Mesme për t’iu kundërvënë kërcënimit “shumë real” të ndërhyrjeve keqdashëse të Iranit në rajon, tha Sekretari i Shtetit Mike Pompeo në Forumin Botëror Ekonomik në Davos të martën.
Duke folur përmes një lidhjeje me video, Pompeo tha se SHBA është e përkushtuar ndaj një Lindjeje të Mesme “të sigurtë e të qëndrueshme” dhe ka krijuar një “koalicion global kombesh për t’iu kundërvënë Iranit dhe për të mbështetur aspiratat e popullit iranian.”
“Ato janë vende ku Irani është vërtet aktori keqdashës, dhe prandaj jemi kaq të kënaqur me koalicionin që kemi ndërtuar,” tha ai.
- Iran: Pensionistët protestojnë në Teheran, ngrenë kërkesa të rëndësishme
Pensionistët bënë një tubim jashtë Ministrisë së Punës në Teheran të martën, duke protestuar ndaj refuzimit të autoriteteve për t’iu përgjigjur kërkesave të tyre. Protestuesit thërrisnin:
“Të burgosurit politikë duhet të lirohen”
“Topat, tanket, dokumentarët nuk bëjnë punë më,” duke iu referuar masave të rënda të regjimit dhe një të ashtu-quajturi dokumentar të transmetuar nga televizioni shtetëror, për dy aktivistë që supozimisht “rrëfeheshin për krimet e tyre.”
Iranianët brenda dhe jashtë vendit i kanë dënuar këto transmetime, duke akuzuar regjimin se ka përdorur praktikën e njohur të marrjes së “rrëfimeve” nën torturë.
Pensionistët në Iran kanë një histori të gjatë të zhvillimit të tubimeve të mëdha kundër regjimit të mullahëve.
- Irani Arreston 72 të Rinj për Kërcim në një Mbrëmje
Të paktën 72 persona janë arrestuar në një mbrëmje kërcimi ku merrnin pjesë vajza e djem, në Sari, kryeqytet i provincës Mazandaran, ka thënë Prokurori i Përgjithshëm i provincës.
Agjensia shtetërore e lajmeve ILNA, duke cituar Younes Hosseini-n, raportoi të martën se të rinjtë ishin arrestuar ndërkohë që kërcenin në një mbrëmje të përzier (me vajza dhe djem).
“Zhvillimi i një mbrëmjeje të përzier, mos-zbatimi i standarteve fetare, konsumimi i pijeve alkoolike, etj. janë krime, dhe me raste të tilla do të merremi menjëherë.” tha Hosseini.
- Shtypja e Minoriteteve nga regjimi iranian
Një qytetar Baha’i, Soheil Haghdoost, është ndëshkuar me katër muaj burg me akuzën për “propagandë kundër shtetit”, për faktin se e ka shpallur dhe ka bërë problem mbylljen e detyruar të biznesit të tij. Gjithashtu, ai është dënuar me një vit burg në mars 2018.
- Belgjika zgjat dënimin për terroristin e regjimit iranian, të përfshirë në komplotin kundër konferencës së opozitës
Sipas agjensisë së lajmeve Belga, verdikti është dhënë nga dega e parë e gjykatës penale të Anversës. Vendimi thekson se Assadollah Assadi, një diplomat i regjimit iranian, dhe tre agjentë të tjerë iranainë kanë bashkëpunuar në një tentativë kundër tubimit të përvitshëm të PMOI/MEK.
Para arrestimit të tij, Assadi shërbente në ambasadën e regjimit iranian në Vienë të Austrisë, ku koordinonte veprimtaritë e spiunazhit dhe të terrorizmit të regjimit që nga viti 2014. Assadi u arrestua në Gjermani gjatë tentativës së një sulmi të parandaluar mbi tubimin e 30 qershorit për Lirinë e Iranit. Më pas, atij iu hoq imuniteti diplomatik dhe u ekstradua në Belgjikë për t’u gjykuar për orkestrimin e sulmit dhe për faktin se i ka dorëzuar personalisht 500 gramë eksplozivë TATP skuadrës që supozohej të kryente sulmin.