Në vijim të një mesazhi të Sekretarit amerikan të Shtetit që u bënte thirrje iranianëve që të shpërndanin pyetjet dhe dëshirat e tyre në mediat sociale, Ministria iraniane e Inteligjencës dhe Garda Revolucionare kanë mobilizuar forcat e tyre brenda dhe jashtë Iranit për të përhapur informacione të rreme kundër Organizatës Muxhahedine të Popullit të Iranit (PMOI/MeK) dhe Rezistencës Iraniane.
Mijëra postime e komente kundër PMOI/MEK dhe Rezistencës Iraniane u bënë mbasditen e së enjtes, më 17 janar 2019, deri në mesnatë nën emra të ndryshëm, konkretisht “RESTART”. Si shembull, dokumenti i bashkëngjitur tregon 2100 postime në Twitter kundër PMOI/MeK, të prodhuara nga regjimi në Mashhad, Tabriz, Yazd dhe Teheran të enjten.
Në këtë mobilizim të turpshëm, disa citime të njohura të regjimit shfaqen krahas hashtag-ut “#Restart_ Opposition” nën hashtag-e të ndryshmbe si “#Iranians_hate_PMOI” (Iranianët e urrejnë PMOI-në) dhe “#no_to_ Mojahedin _e_khalq” (I themi jo Mojahedin e Khalq).
Në këtë fushatë të ndyrë, disa IP nga SHBA dhe Europa, si Spanja dhe Gjermania, janë përdorur për të fshehur origjinën.
Historia e RESTART me operatorin e saj Mohammad Hosseini njihet gjerësisht. Ai nisi si fillim në televizionin shtetëror të regjimit dhe pastaj iu bashkua të ashtu-quajturës Lëvizje e Gjelbër që ushqehej nga Khamenei. Më pas ai u shfaq në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Qipro, dhe më në fund në SHBA. Video-klipi i intervistës së tij në gusht 2013 me një televizion në Los Angeles mund të gjendet në internet. Ai deklaron në mënyrë të qartë se agjentët e Ministrisë së Inteligjencës së regjimit i janë qasur “me respekt” në Emirate dhe gjatë një takimi i kanë sugjeruar të nisë një program televiziv. I kanë thënë, “Do të të japim disa lajme që do t’i shërbenin interesit tënd. Do të kesh mundësi edhe të na shash. Nëse ke problem karakteri, do ta rregullojmë ne për ty. Do të të japim lajme që do t’i gjesh edhe në televizione të tjera të këtij lloji këtu. Pastaj më dhanë ca emra por nuk pashë asnjë dokument. Për shembull, më dhanë një emër i cili paguhet prej tyre dhe një televizion që financohet pre tyre. Më thanë, ‘Hosseini, ose do t’i marrësh këto para nga ne… ose do të përdorim dhjetëfishin e këtyre parave për të ta penguar suksesin. Merr një vendim. Do ta fillosh këtë televizion i cili do të reklamohet. Sistemi është i disponueshëm dhe ne do të të japim lajmet të cilat janë të gjitha kritikuese [ndaj regjimit]’.” (https://www.youtube.com/watch?v=EObbE_Dn3uo)
Këshillil Kombëtar i Rezistencës së Iranit
Komiteti i Sigurisë dhe Kundërterrorizmit
19 Janar 2019