Përmbledhje e Lajmeve të Fundit – 31 mars 2020

819

March 31, 2020: Latest News31 Mars 2020

AddThis Sharing Buttons

Share to TëitterTëitterShare to FacebookFacebookShare to PrintPrintShare to EmailEmailShare to PinterestPinterestShare to MoreMore

Iran: Numri i Vdekjeve nga Koronavirusi Shkon në Mbi 14,200 në 236 Qytete

Organizata Muxhahedine e Popullit të Iranit (PMOI / MEK), shpalli të hënën, më 30 mars 2020, se 14,200 njerëz kanë humbur jetën për shkak të Koronavirusit në 236 qytete të Iranit.

he Peoples Mojahedin Organization of Iran announced on Monday, March 30, 2020, that 14,200 people have lost their lives to Coronavirus in 236 cities across Iran.

Numri i viktimave në provincën Ardabil është 400, në Alborz 600, në Chaharmahal dhe Bakhtiari 38, në Khorasan Razavi 1120, në Khorasan-in Verior 190, në Zanjan 250, në Gilan 1370, dhe në Yazd 305. Këto numra janë përveç shifrave të provincave të tjera.

Lexo më shumë

***

Maryam Rajavi: Përkujtojmë mjekët dhe infermierët që kanë humbur jetën duke u kujdesur për pacientët me Koronavirus

Ata rrezikojnë jetën ndërkohë që të drejtat e tyre bazë janë shkelur për vite të tëra nën sundimin e mullahëve. Të gjithë ne ndihemi borxhli ndaj këtyre grave e burrave vetëmohues.

https://twitter.com/i/status/1244636096090247170

***

PËRDITËSIMI: 8:30 AM CET

“E vetmja zgjidhje ndaj koronavirusit është përmbysja e diktaturës së mullahëve”: rrjeti i PMOI/MEK

Rrjeti i PMOI/MEK brenda Iranit ka shpërndarë sllogane kundër regjimit iranian dhe politikave të tij të korruptuara gjatë shpërthimit të koronavirusit në Iran.

Ata shkruajnë:
Teheran—Poster i Maryam Rajavi-t: “E vetmja zgjidhje ndaj koronavirusit është përmbysja e diktaturës së mullahëve.”
Teheran—Poster i Massoud Rajavi-t: “Kujtojmë mijëra jetët e pafajshme të humbura për shkak të përhapjes së koronavirusit nga Lideri Suprem”
Teheran— “Maryam Rajavi: do të ndërtojmë një shtet, sundimi i të cilit nuk është superior ndaj vullnetit të popullit.”
Teheran— “Viti i ri do të jetë viti i fitores dhe lirisë”
Teheran— “Maryam Rajavi: Pranvera e lirisë së Iranit do të realizohet nga ne dhe nga duart tona.”
Andimeshk— “Poshtë Khamenei dhe Lavdi Massoud Rajavi-t”
Aleshtar— “Maryam Rajavi: Mullahët mbjellin farën e pasivitetit dhe mungesës së shpresës. Duhet të rebelohemi kundër saj”
Arak— “Maryam Rajavi: Mullahët mbjellin farën e pasivitetit dhe mungesës së shpresës. Duhet të rebelohemi kundër saj”

"The sole solution to the coronavirus is overthrowing the mullahs’ dictatorship": PMOI/MEK network

***

PËRDITËSIMI: 8:00 AM CET

“Do të luftojmë edhe kundër koronavirusit, edhe kundër përbindëshit Khamenei”: Njësitë e Rezistencës të MEK

Anëtarët e rrjetit të opozitës iraniane PMOI/MEK thonë se do të luftojnë edhe kundër koronavirusit, edhe kundër Khamenei-t, në mënyrë që Irani t’i heqë qafe të dy.

Ata shkruajnë:
Shiraz— “Lideri i Rezistencës Iraniane Massoud Rajavi: Zoti i bekoftë viktimat e koronavirusit të mullahëve.”
Shiraz— “Do të luftojmë edhe kundër koronavirusit, edhe kundër përbindëshit Khamenei.”
Teheran— “Shpërthimi i koronavirusit ka ndodhur për faj të regjimit iranian & mullahëve.”
Teheran— “Shpërthimi i koronavirusit ka ndodhur për faj të regjimit iranian & mullahëve.”
Teheran— “Poshtë Khamenei”
Karaj— “Duhet ta marrim fatin tonë nga mullahët”
Brujerd— “E vetmja zgjidhje për ta mposhtur koronavirusin është përmbysja e regjimit.”
Behbahan— “Khamenei, Rouhani, ju jeni koronavirusi ynë”
Andimeshk— “Mullahët s’duan t’ia dinë për Iranin dhe populli iranian nuk i do ata. Poshtë virusi Khamenei.”
Isfahan— “Populli iranian nuk do t’i dorëzohet regjimit që ka përhapur koronavirusin.”

"We’ll fight both the coronavirus and Khamenei the monster": MEK Resistance Units

***

Fox News, Eric Shawn: ‘Fshehja e fakteve për koronavirusin’ nga regjimi iranian

Këshilli Kombëtar i Rezistencës së Iranit thotë se Teherani nuk po tregon të vërtetën lidhur me COVID-19.

E kanë ditur shumë kohë më përpara se t’ia thoshin publikut dhe nr. i të vdekurve është tashmë mbi 13,600 dhe po shtohet.

 

 

PËRDITËSIMI: 3:00 PM CET

Rebelime në burgje kundër sjelljes kriminale të regjimit në katastrofën e koronavirusit, përleshje, dhe arratisje masive të të burgosruve

Rebelimet në burgjet e Hamedan, Mahabad dhe të Teheranit të Madh pas kryengritjeve në burgjet e Saqqez, Tabriz, Aligudarz, Khorramabad

Drejtësia nxjerr urdhër për masa të rënda  

Rebelime në burgjet e Iranit- Burgu i Mahabad: Të shtunën mbrëma, më 28 mars 2020, të burgosurit në Burgun Qendror të Mahabad ngritën krye dhe u arratisën në protestë kundër keqmenaxhimit nga ana e mullahëve lidhur me shpërthimin e koronavirusit. Forcat shtypëse qëlluan mbi të burgosurit, duke vrarë e plagosur disa prej tyre, ndërkohë që disa pjesë të burgut morën flakë. U dëgjuan deri vonë zhurmat e të shtënave dhe sirenave. Ali Akbar Grossi, prokurori famëkeq i regjimit në Azerbaixhanin Perëndimor, në përpjekje për ta parandaluar përhapjen e kryengritjeve në burgjet e tjera të provincës, tha, “Falë vigjilencës së rojave të burgut, dhe faktit që të burgosurit nuk iu bashkuan të arratisurve, qetësia u rikthye shumë shpejt.” “Të burgosurit i kanë të gjitha kushtet që u nevojiten,” këmbënguli ai.

Iran news in brief, March 31, 2020

Lexo më shumë

***

Maryam Rajavi: I bëj thirrje Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Komisioneres së Lartë për të Drejtat e Njeriut, dhe Raportueses Speciale të OKB-së mbi Dhunën Ndaj Grave që ta detyrojnë regjimin klerikal t’i lirojë gratë e burgosura që janë në grevë urie në Burgun Qendror të Urmia-s