Video- Lajme rreth koronavirusit në Iran
Drejtori i Spitalit të Ardabil (Khomeini): “Numri i shpallur për rastet me koronavirus është vetëm një pjesëz e së vërtetës”
***
Kryengritjet në burgjet e Iranit mes shpërthimit të koronavirusit
***
Këshillet Popullore shpërndajnë dezinfektues në mungesë të ndihmave nga qeveria
***
Vullnetarët bëjnë maska dhe rroba mbrojtëse për spitalet në Isfahan
***
Iran: Një Mësues Dënohet me 16 Vite Burg Sepse i Ka Kërkuar Khamenei-t ta Lërë Postin
31 Mars 2020
FacebookTëitterPrintEmailPinterestMore10
Hashem_Khastar_përfaqësues_i_Shoqatës_së_Mësuesve_liridashës_Iranianë
Hashem Khastar, përfaqësuesi i Shoqatës së Mësuesve Iranianë në provincën Khorassan Razavi, është dënuar nga një gjykatë në qytetin veri-lindor Mashhad me 16 vite burg dhe internim dy-vjeçar për veprimtaritë e tij politike.
Një tjetër mësues, Mohammad-Hossein Sepehri, motra e tij Fatemeh Sepehri dhe Mohammad Nourizad janë dënuar gjithashtu me burgim të gjatë për faktin se i kanë kërkuar Ali Khamenei-t, liderit suprem të mullahëve, ta lërë postin.
Presidentja e zgjedhur e NCRI-së, Maryam Rajavi, i ka përshkruar këto verdikte brutale, sidomos në një kohë kur të gjithë të burgosurit duhet të lirohen menjëherë për shkak të infektimit me koronavirus, si shembuj të qartë të mizorisë së liderit suprem fetar dhe kryegjyqtarit të tij. Ajo i bëri thirrje Komisioneres së Lartë të OKB-së për të Drejtat e Njeriut, si dhe Raportuesit Special të OKB-së për Iranin që të ndërhyjnë për të kërkuar lirimin e këtyre të burgosurve, jetët e të cilëve janë në rrezik.