Maryam Rajavi: Dënimet me burgim të gjatë për aktivistët politikë, shembull i qartë i brutalitetit të regjimit
Thirrje OHCHR-së dhe Raportuesit Special të OKB-së që të veprojnë urgjentisht për t’i liruar këta të burgosur
Drejtësia kriminale e regjimit në Mashhad e ka dënuar brutalisht Z. Hashem Khastar, mësues liri-dashës dhe aktivist, me 16 vite burg dhe dy vite internim të brendshëm. Tre aktivistë të tjerë, Z. Mohammad Hossein Sepehri, Z. Mohammad Nourizad, dhe Znj. Fatemeh Sepehri, kanë marrë gjithashtu dënime të rënda me burg dhe internim. Ata kishin bërë thirrje për dorëheqjen e Liderit Suprem të regjimit, Ali Khamenei.
Znj. Maryam Rajavi, Presidentja e zgjedhur e Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit (NCRI), i ka dënuar edhe njëherë këto verdikte kriminale, sidomos në një kohë kur të gjithë të burgosurit duhet të lirohen menjëherë për shkak të pandemisë së Koronavirusit. Ajo theksoi se ky është një shembull i qartë i brutalitetit të Liderit Suprem dhe Kryegjyqtarit të tij, Ebrahim Raisi. Znj. Rajavi i bëri thirrje Komisioneres së Lartë të OKB-së për të Drejtat e Njeriut, dhe Raportuesit Special të OKB-së mbi situatën e të drejtave njerëzore në Iran që të ndërhyjnë për lirimin e këtyre të burgosurve që rrezikojnë të humbin jetën për shkak të shpërthimit të Koronavirusit në burgje. Znj. Rajavi shtoi se këta të burgosur nuk kanë kryer asnjë shkelje përveçse kanë shprehur opinionin e tyre. Hashem Khastar është një mësues që po ndëshkohet për atë që thotë e që shkruan.
Znj. Rajavi i ka dënuar fuqishëm edhe ndëshkimet e para kundër këtyre të burgosurve politikë më 4 shkurt 2020, dhe i ka përshkruar këto burgime të gjata si një tjetër përqasje represive e çnjerëzore nga ana e tiranisë fetare e cila duhet të përmbyset në tërësinë e saj.
Sekretariati i Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit
1 prill 2020