Iran: Vdekjet nga Koronavirusi
Numri i Vdekjeve nga Koronavirusi në Iran sipas burimeve të PMOI MEK – 13000
Organizata Muxhahedine e Popullit të Iranit (PMOI) shpalli këtë mbasdite, më 28 mars 2020, se Koronavirusi ua ka marrë jetën mbi 13,000 njerëzve në 231 qytete të Iranit. Numri i viktimave në Alborz është 520, në Gilan 1300, në Mazandaran 1030, në Hamadan 290, në Semnan 90, në Khorasan Razavi 1070, në Khorasan-in Jugor 33, dhe në Hormozgan 20. Këto shifra janë përveç shifrave në provincat e tjera.
Një OJQ Australiane Nxit OKB-në t’i Bëjë Presion Regjimit Iranian për t’i Liruar të Gjithë të Burgosurit Mes Përhapjes së Koronavirusit
Mbështetësit Australianë të Demokracisë në Iran, në një letër drejtuar Michelle Bachelet, Komisioneres së Lartë të Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut (OHCHR), duke shprehur solidaritet me viktimat e koronavirusit në Iran, numri i të cilave sipas Organizatës Muxhahedine të Popullit të Iranit (PMOI/MEK) ka shkuar në mbi 12,400, e nxisin OKB-në që t’i bëjë presion regjimit iranian për t’i liruar të gjithë të burgosurit, sidomos të burgosurit politikë, ndërkohë që sëmundja vazhdon të përhapet nëpër Iran për shkak të mosveprimit dhe fshehjes së fakteve nga regjimi.
Populli iranian kërkon më shumë sanksione mbi Iranin nga Perëndimi dhe SHBA gjatë krizës së koronavirusit në Iran
Një shofer taksie në internet:
Iran: Rebelim në Burgun e Saqqez, të Burgosurit Arratisen
Iran – Burgu i Saqqez
Të premten më 27 mars 2020, të burgosurit në burgun e Saqqez në Kurdistan u ngritën në protestë kundër refuzimit të mullahëve për t’i liruar ata në mes të përhapjes së koronavirusit. Një numër i madh të burgosurish mundën të arratiseshin pas përleshjeve me forcat e IRGC-së dhe rojat e burgut.
Agjencia e Lajmeve Fars, e cila është e lidhur me IRGC-në, ka raportuar se janë arratisur 80 të burgosur. Forcat represive janë shpërndarë nëpër qytet për t’i kapur të arratisurit. Regjimi është detyruar të dërgojë në Saqqez forca nga qytetet fqinje për ta kontrolluar situatën.