Saturday, July 27, 2024

Pyetje & Përgjigje me Ali Safavi-n lidhur me Shkakun e Përhapjes së Koronavirusit në Iran

Q&A - Ali Safavi from NCRI foreign affairs committee on the cause of the coronavirus spread in Iran

Shkruar nga Dr. Ali Safavi

1 prill 2020

Ali Safavi nga Komiteti i Punëve të Jashtme në Këshillin Kombëtar të Rezistencës së Iranit:

Regjimi iranian po përpiqet ta mashtrojë komunitetin botëror dhe ta bëjë të besojë që sanksionet ndërkombëtare janë shkaku i përmasave shkatërrimtare të përhapjes së koronavirusit në Iran. Nuk ka gjë më të pavërtetë se kjo. Mullahët, dhe vetëm mullahët, e kanë fajin për përhapjen e shpejtë të virusit jo vetëm në të gjitha provincat e Iranit, por edhe në të paktën 17 shtete të tjera.
Fakti është që regjimi ka qenë në dijeni të pranisë së koronavirusit të paktën që nga 28 janari. Këto janë dokumentat nga Organizata Kombëtare e Emergjencave që tregojnë se nëntë pacientë, duke përfshirë tre nëpunës iranianë të ambasadës kineze në Teheran, janë dërguar në spitalin Massieh Daneshvar e në spitale të tjera të kryeqytetit nga 28 janari deri më 5 shkurt. Të gjithë kanë qenë të diagnostikuar me koronavirus.
Megjithatë, regjimi ia fshehu këtë lajm popullit të Iranit dhe pjesës tjetër të botës për të paktën 19 ditë, në mënyrë që të siguronte pjesëmarrjen e njerëzve në përvjetorin e marrjes së pushtetit nga mullahët më 11 shkurt, dhe në zgjedhjet e rreme parlamentare të 21 shkurtit.
Mullahët nuk bënë asgjë për ta karantinuar qytetin Qom, epiqendrën e virusit, ku studionin qindra studentë kinezë të rekrutuar për teologji.
Regjimi nuk i ndali as fluturimet e Mahan Air të IRGC-së drejt Kinës e nga Kina deri në fund të marsit, dhe refuzoi ndihmat ndërkombëtare, nuk e lejoi organizatën Médecins Sans Frontieres të krijonte një spital në Isfahan.
Dhe shumë nga pajisjet e materialet shëndetësore të dërguara në Iran përfunduan në tregun e zi me çmime 10 herë më të larta se çmimi real.
Kështu që fajtori në të gjithë këtë katastrofë është regjimi i Iranit dhe askush tjetër.