Iran: Numri i Vdekjeve nga Koronavirusi Shkon në mbi 34,200 në 296 Qytete

23 prill 2020

Coronavirus outbreak in Iran Dy javë pasi Khamenei dhe Rouhani e detyruan klasën e ulët t’i rikthehej punës, nis vala e re e përhapjes së Koronavirusit, sidomos në Teheran e Khuzestan

Kreu i Taskforcës për Luftimin e Koronavirusit: Numri i pacientëve të jashtëm në Teheran të mërkurën ishte 6,390

Organizata Muxhahedine e Popullit të Iranit (PMOI / MEK) shpalli të enjten, më 23 prill 2020, se viktimat nga Koronavirusi e kanë tejkaluar numrin 34,200 në 296 qytete të Iranit.

Sipas personelit mjekësor në Rasht (Irani verior), drejtorët e spitaleve të qytetit ishin udhëzuar që në fillim që të shtronin në spital vetëm pacientët në gjendje kritike, dhe pacientët e tjerë me koronavirus t’i dërgonin në shtëpi me një recetë. Si rezultat, shumë njerëz kanë vdekur në shtëpitë e tyre, dhe emrat e tyre nuk janë regjistruar. Vetëm në spitalin Razi, të paktën gjashtë njerëz vdesin nga Koronavirusi çdo ditë, por shkaqet e vdekjes raportohen ndryshe.

Në provincën e varfër Sistan dhe Baluchestan, shumë viktima, sidomos fshatarët dhe qytetarë pakistanezë e afganë, të cilët nuk kanë akses në spitale, kanë vdekur dhe janë varrosur në shtëpitë dhe fshatrat e tyre.

Në një zhvillim tjetër, më pak se dy javë pasi Ali Khamenei dhe Hassan Rouhani i detyruan njerëzit t’i riktheheshin punës, një valë e re e sëmundjes ka nisur në Teheran e në provinca të tjera. Zyrtarët e regjimit pretendojnë se kjo valë e re është shkaktuar nga udhëtimet me rastin e Novruzit (Vitit të Ri Pers) dhe mos-zbatimit të rregullave të distancimit social nga njerëzit.

Emiriana Sako, Kryebashkiake e Durrësit, Mbështetja e mbledhjes vjetore të Rezistencës iraniane të FRee Iran Smitt

“Unë mbështes luftën e popullit iranian për liri dhe demokraci. Ne shqiptarët jemi pritës të MEK-ut në vendin tonë. Është në traditën tonë të hapim dyert tona për njerëzit që janë në rrezik. Gjatë tre viteve të fundit MEK ka krijuar marrëdhënie miqësore me komunitetet lokale. Unë do të doja të them që Ashraf 3 ka luajtur një rol pozitiv në zonë dhe ka ofruar ndihmë humanitare për banorët. Ju uroj një kthim të shpejtë në vendin tuaj kur të vendoset liria dhe demokracia. ”

Emiriana Sako, Kryebashkiake e Durrësit

Iran: Vendosja e Posterave dhe Mesazheve të Udhëheqjes së Rezistencës

22 prill 2020

Posting banners of Resistance's leadershipVendosja e posterave dhe mesazheve të udhëheqjes së Rezistencës

Maryam Rajavi: Entitetet mjekësore dhe financiare të kontrolluara nga Khamenei dhe IRGC duhet t’i vihen në dispozicion popullit

Ditët e fundit, Njësitë e Rezistencës dhe të rinjtë që mbështesin PMOI-në kanë shpërndarë në shumë vende postera, foto dhe mesazhe të Znj. Maryam Rajavi, Presidentes së zgjedhur të Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit (NCRI), dhe të Udhëheqësit të Rezistencës Iraniane Z. Massoud Rajavi, të cilët e nxisin publikun t’u vijë në ndihmë të infektuarve me koronavirus.

Aktivistët kanë shkruar gjithashtu graffiti dhe sllogane në Teheran, Tabriz, Mashhad, Isfahan, Shiraz, Shahriar, Sabzevar, Hamedan, Behbahan, Karaj, Varamin, Mahshahr, Sanandaj, Kazeroun, Kerman, Kermanshah, Qazvin, Khorramabad, Gorgan, Chabaksar, dhe Saveh.

Disa nga slloganet përfshijnë: “Ushtria e të uriturve përpara drejt kryengritjes dhe revoltës,” “Qendrat e IRGC duhet të shkatërrohen,” “Fitorja kërkon njëqind herë më shumë përpjekje,” “Massoud Rajavi: Të gjitha asetet e IRGC, ushtrisë, dhe qeverisë duhet t’i jepen popullit,” “Populli iranian është i vendosur t’i çrrënjosë Gardën Revolucionare dhe Bassij,” “Maryam Rajavi: Entitetet e kontrolluara nga Khamenei dhe IRGC, lehtësirat mjekësore dhe financiare duhet t’i vihen në dispozicion popullit,” “Duhet të zhduken mullahët që të mos ketë më koronavirus, “Për sa kohë që ekziston IRGC kriminale, errësira e mullahëve do të vazhdojë,” ” Maryam Rajavi: Pas kaq shumë dhimbjesh e vuajtjesh, pranvera e lirisë do të vijë,” ”Lavdi Rajavi-t, Poshtë Khamenei.”

Sekretariati i Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit

22 prill 2020

Teheran-20 prill 2020
Shiraz-20 prill 2020 Qytete të ndryshme-20 prill 2020 Teheran-20 prill 2020

Teheran-16 prill 2020

Teheran-16 prill 2020 16 prill 2020 Qytete të ndryshme- 16 prill 2020

Qytete të ndryshme- 17 prill 2020

17 prill 2020 Qytete të ndryshme- 18 prill 2020 Qytete të ndryshme- 18 prill 2020

18 prill 202019 prill 2020

19 prill 2020

Iran: Numri i Vdekjeve nga Koronavirusi Shkon në mbi 33,800 në 295 Qytete

22 prill 2020

Iran: Coronavirus Death Toll Exceeds 33,800 in 295 Cities

Ish Kryekomandanti i IRGC, Jafari: E kthejmë rrezikun e Koronavirusit në një mundësi, ka viruse edhe më të rrezikshme në shoqëri të cilat nuk janë të prekshme

Sot, Hassan Rouhani, i irrituar nga ekspozimi i gënjeshtrave të tij, përsëriti retorikën e tij të tepruar e mburracake: “Pse duhet të kërkojmë për të meta dhe t’i zmadhojmë vazhdimisht? Ka plot kanale satelite që e bëjnë këtë, s’është nevoja për individë të brendshëm.” Rouhani shtoi: “Një pakicë e vogël i marrin udhëzimet nga jashtë vendit, dhe fatkeqësisht këta (individë të brendshëm) përsërisin atë çfarë u thuhet dhe veprojnë si zëdhënës për të huajt. Ata janë skeptikë për statistikat, trajtimin, dhe progresin e vendit, si dhe për efikasitetin e sistemit, dhe ditë e natë mundohen t’i bindin të tjerët.”

Në një zhvillim tjetër, sot, Gjeneral Major Mohammad Ali Jafari, ish-kryekomandanti i IRGC-së, përsëriti se regjimi dëshiron ta “kthejë rrezikun e koronavirusit në një mundësi.” Ai tha për agjencinë e lajmeve të IRGC-së, Fars, “Duhet ta marrim seriozish këtë ushtrim dhe ta përdorim si eksperiencë sepse në shoqëri ka koronaviruse të tjera më të rrezikshme të cilat nuk janë të prekshme dhe nuk i ndiejmë. Duhet aftësi për ta përdorur këtë mundësi.”

Më herët, më 11 prill 2020, Lideri i Rezistencës Iraniane Massoud Rajavi kishte deklaruar se për Khamenei-n, “Çdo vdekje është një mundësi e një bekim.”

Mohammad Hossein Ghorbani, zëvendës komisioner i shëndetit në parlamentin e regjimit dhe përfaqësues i Ministrisë së Shëndetësisë në Gilan, tha për agjencinë shtetërore të lajmeve Tasnim: “Heqja e kufizimeve mbi trafikun ndër-provincial është e rrezikshme dhe katastrofike. Nëse nuk merren masat e duhura, fillimi i një kulmi të ri nuk është larg realitetit.”

Ndërkohë, Mohammad Alikhani, kreu i Komisionit të Transportit në Këshillin e Qytetit të Teheranit, tha për të përditshmen shtetërore Shahrvand se 317 shoferë taksish janë infektuar me koronavirus, nga të cilët 19 kanë humbur jetën.

 

Fashizmi Fetar në Pushtet Var 11 Njerëz në Gohardasht, Kermanshah, Sanandaj, Dastgerd

22 prill 2020

Iran: Karaj, Gohardasht prisonIran: Karaj, burgu Gohardasht

Maryam Rajavi: Për të terrorizuar njerëzit dhe për ta marrë nën kontroll situatën, mullahët kanë nisur ekzekutimet

Thirrje komunitetit ndërkombëtar që të veprojë për t’i ndalur ekzekutimet, për të siguruar lirimin e të burgosurve, dhe për të parandaluar një katastrofë humanitare

Me ardhjen e muajit të shenjtë të Ramazanit dhe ndërkohë që koronavirusi përhapet nëpër burgje, fashizmi fetar në pushtet ka nisur një valë të re varjesh në mbarë vendin. Të mërkurën më 22 prill, regjimi vari të paktën 11 të burgosur në burgjet Gohardasht, Kermanshah, Sanandaj dhe Dastgerd (Isfahan).

Në Sanandaj është varur Loqman Ahmadpour, 30 vjeç, nga qyteti Baneh. Një ditë më parë, të burgosurin rebel Shayan Saeedpour, 17 vjeç në kohën e arrestimit, e transferuan nga burgu i Sanandaj në Saqqez, ku më pas e varën. Pesë të burgosur të tjerë në Sanandaj janë në pritje të ekzekutimit.

Mëngjesin e sotëm, shtatë të burgosur u varën në masë në burgun Gohardasht. Njëri prej viktimave kishte qenë në burg që në fillim të viteve 1990. Njëkohësisht, dy të burgosur të rinj janë varur në Dastgerd (Isfahan), dhe një i burgosur është varur në Kermanshah.

Znj. Maryam Rajavi, Presidentja e zgjedhur e Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit (NCRI), theksoi se regjimi i mullahëve nuk ka sjellë gjë tjetër për Iranin dhe iranianët përveç shtypjes, ekzekutimeve, varfërisë, dhe korrupsionit. Ajo tha, në mënyrë që ta frikësojë e terrorizojë publikun dhe ta vërë nën kontroll situatën në mesin e krizës së koronavirusit; regjimi po i ekzekuton të burgosurit në vend që t’i lirojë ata.

Znj. Rajavi i bëri thirrje sërish komunitetit ndërkombëtar, sidomos Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Komisioneres së Lartë për të Drejtat e Njeriut dhe Këshillit të të Drejtave të Njeriut, si dhe Raportuesve të OKB-së për të Drejtat e Njeriut e organizatave të tjera të të drejtave njerëzorre që të ndërhyjnë menjëherë për t’i ndalur ekzekutimet, për të siguruar lirimin e të burgosurve, dhe për të parandaluar një katastrofë humanitare në burgjet e regjimit.

Sekretariati i Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit (NCRI)

22 prill 2020

Mes shpërthimit të koronavirusit, imazhe tronditëse nga Irani tregojnë një fenomen të ri: Banorët e nëntokës.

22 Prill 2020

Life in underground in Iran under the mullahs ruleJeta në nëntokë në Iran nën sundimin e mullahëve

Mes shpërthimit të koronavirusit në Iran, i cili deri më tani ka marrë jetën e mbi 33.400 njerëzve në të gjithë Iranin për shkak të mosveprimit dhe fshehjes nga ana e regjimit, publikimi i një video nga jeta e një grupi të “banorëve të varfër që jetojnë nën tokë”ka tronditur shoqërinë

زندگی باورنکردنی معتادان در زیر زمین!

Që nga shpërthimi i koronavirusit, regjimi iranian është përpjekur të fajësojë sanksionet që ka ndërmarrë qeveria e  Sh.B.A-së kundër Iranit si shkak për shkallën e lartë të vdekshmërisë së COVID-19 dhe krizave të tjera sociale siç është varfëria. Por ndëkohë institucionet financiare të regjimit kontrollojnë miliarda dollarë.

Kjo video zemëroi njerëzit pasi tregoi se si këta njerëz të varfër po diskriminohen nga sistemi demoniak i mullahëve.

Ky film tronditës është bërë në 16 Mars 2020, dhe u publikua në 20 Prill 2020, në faqen e internetit të drejtuar nga TV i shtetit të Hamshahrit. Edhe pse çështja e nëntokës së viktimave fatkeqe të varësisë nuk është e re, publikimi i këtij filmi ka tërhequr shumë vëmendjen në mediat sociale. Ajo ka shkaktuar një valë neverie të publikut.

Prania e vendeve të tilla në kontekstin e shpërthimit të gjerë të koronavirusit mund të jetë një nga shkaqet kryesore të përhapjes së kësaj sëmundje.

Ndërkohë, vetëm institucionet nën kontrollin e Liderit Suprem të regjimit, Ali Khamenei, kanë qindra miliarda dollarë, që janë kanë plaçkitur popullit iranian. Çdo ditë ekzistojnë gjithashtu shumë raporte për korrupsion të gjerë dhe kërkim të qirave nga grabitësit e regjimit.

E përditshmja Jomhuri – e Eslami, në redaksinë e saj nga mulla Massih Mohaxher, i cili është kryeredaktori i kësaj gazete që nga viti 1981, ka shkruar më 9 prill: “Duke marrë parasysh reçesionin ekonomik të shkaktuar nga koronavirusi, çfarë do të bëjnë institucionet e mëdha financiare, siç janë Ekzekutimi i Urdhrit të Imam Khomeinit, Fondacioni Mostazafan i Revolucionit Islamik dhe Astan Quds nëse nuk i shpenzojnë paratë e tyre për njerëzit e varfër?

Në një situatë të tillë, ekzistenca e vendeve të tilla është jo vetëm zemëruese për çdo qenie njerëzore që dëshmon këto skena, por tregon edhe thellësinë e tragjedisë dhe zinxhirëve të krizave për shkak të mbretërimit të mullahëve.

Në një nga rastet më të fundit të korrupsionit të regjimit, 4 8 miliardë dollarë humbën në qeverisjen e Hasan Rouhanit dhe kjo u zbulua gjatë luftrave të tyre të brëndshme për pushtet. Ky është rasti i ri i përvetësimit dhe korrupsionit të qeverisë Rouhani.

Ekzistenca e banorëve të nëndheshëm është një turp për mullahët, të cilët kanë shkatërruar Iranin.

Iran corruption: $4 8 bn. missing in Rouhani's government, the other side of poverty in Iran

Raportet dhe pamjet nga Irani tregojnë se të mërkurën, forcat shtypëse të regjimit iranian sulmuan dhe shkatërruan shtëpitë e njerëzve të varfër në provincën e Khoramabad në Iranin perëndimor. Shumë nga këta njerëz ishin njerëz të dëmtuar nga përmbytja dhe që jetonin në shtëpi të improvizuara.

Siç tha zonja Maryam Raxhavi, presidentja e zgjedhur e Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit (NCRI): “Mullahët janë asgjësues të ekonomisë së Iranit dhe burimeve të tij njerëzore dhe materiale”.

Siç tha zonja Maryam Rajavi, presidentja e zgjedhur e Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit (NCRI): “Mullahët janë asgjësues të ekonomisë së Iranit dhe burimeve të tij njerëzore dhe materiale”.

Prandaj, siç ka thënë vazhdimisht zonja Raxhavi: “Sot, jo vetëm liria e popullit të Iranit, por edhe vetë jeta dhe shëndeti i tyre, si edhe ekonomia dhe ekzistenca e vendit varen nga rrëzimi i regjimit klerik.”

Mijëra punëtorë protestojnë ndaj pagave të ulëta gjatë krizës së COVID-19 në Iran

Mijëra punëtorë protestojnë ndaj pagave të ulëta gjatë krizës së COVID-19 në Iran

Punëtorët e Kerman Coal Mining Co. protestojnë ndaj transferimit të aksioneve të kompanisë tek sektori privat.

Mijëra punëtorë iranianë kanë organizuar tubime për të protestuar ndaj pagave të ulëta e kushteve të këqija të punës gjatë krizës së COVID-19 në Iran.

Më poshtë ka informacion rreth disa prej këtyre tubimeve nga punëtorët e fabrikave dhe kompanive industriale:

Të hënën, punëtorët e hekurudhës në Islamshahr të Teheranit dolën në grevë për të kërkuar rrogat e papaguara. Ata kanë katër muaj që nuk i marrin rrogat.

Punëtorët e Fabrikës Iran Merinus në Qom mbajtën një tubim jashtë fabrikës për të protestuar vonesën në lidhjen e kontratave për punëtorët. Kjo fabrikë bën produkte leshi.

Disa shoferë autobusi në Kompaninë e Autobusëve të Teheranit zhvilluan një tubim proteste jashtë Bashkisë së kryeqytetit. Ata thonë se kompania nuk ka paguar 4% të rrogave të shoferëve pensionistë.

Gjithashtu dje, rreth 3,000 punëtorë të qymyrgurit në Kerman bënë grevë dhe dolën nëpër rrugë në protestë ndaj vendimit të qeverisë për t’ia transferuar aksionet e kompanisë sektorit privat.

Më 14 prill, mbledhësit e taksave, të cilëve u është rënë shkurtim nga puna, në qytetin veri-perëndimor Qazvin u grumbulluan jashtë Organizatës së Autostradave të Iranit për të protestuar ndaj heqjes së tyre nga puna.

Më 13 prill, punëtorët e pushuar nga puna në Kompaninë e Transportit Ndërkombëtar të Gjirit Persik u mblodhën jashtë zyrës së Guvernatorit në Islamshahr për të kërkuar rrogat dhe sigurimet e tyre. Këta punëtorë thonë se nuk i kanë marrë rrogat që në shtator 2019.

Mos dhënia e rrogave të punëtorëve nga kompanitë e fabrikat iraniane nuk është ndonjë gjë e re në Iran dhe nuk ka lidhje me pandeminë e COVID-19, e cila ka ndikuar në ekonominë botërore.

 

 

Iran: Numri i Vdekjeve nga Koronavirusi në 294 Qytete Shkon në mbi 33,400

Iran: Coronavirus patients in a hospital in Tehran21 prill 2020

Iran: Pacientët me koronavirus në një spital në Teheran

Organizata Muxhahedine e Popullit të Iranit (PMOI / MEK) shpalli të martën, më 21 prill 2020, se numri i vdekjeve nga Koronavirusi në 294 qytete të Iranit e ka tejkaluar shifrën 33,400.

Për ta fshehur numrin e vërtetë të viktimave, regjimi klerikal nuk është duke e publikuar numrin e vdekjeve veçmas për çdo provincë, duke nxitur kështu inatin e Këshillit të Qytetit të Teheranit. Një nga anëtarët e Këshillit, Nahid Khodakarami, tha për agjencinë zyrtare të lajmeve të IRGC-së, Fars: “Trafiku në Teheran është rritur shumë dhe mund të përballemi sërish me një tjetër kulm të përhapjes së koronavirusit në maj 2020. Vazhdojmë të këmbëngulim që statistikat e Teheranit, si kryeqytet, duhet të publikohen veçmas. Kemi nevojë t’i dimë statistikat e rasteve të reja të infektimeve, vdekjeve, si dhe atyre në gjendje kritike. Në mënyrë që të planifikojë dhe të kuptojë cilat janë prioritetet e saj për javën apo muajin e ardhshëm, dhe se ku duhet të fokusohet, administrata e qytetit duhet ta njohë më mirë lëvizjen e virusit në Teheran?”

Zëvendës Ministri i Shëndetit Iraj Haririchi tha për agjencinë e lajmeve Tasnim: “Në të gjithë botën, madje edhe në vendet që duket se janë të pastra nga ky virus, është shumë e mundur që të ndodhin kulme të dyta, të treta apo edhe më shumë të kësaj sëmundjeje; nëse e kemi kaluar tashmë një shpërthim të rëndë në Qom dhe Gilan, nuk do të thotë se çështja mbaroi vetëm pse epidemia ka nisur rënien. Nuk duhet të ndihemi të lehtësuar për faktin se në provincën Mazandaran, ku ka patur një kulm të përhapjes në një kohë të caktuar, kemi hyrë tani në fazën e menaxhimit të sëmundjes.”

Po shtohen gjithnjë e më shumë shqetësimet për pasojat e krizës së koronavirusit dhe për nevojën për të ndarë asete nga fondacionet e kontrolluara prej Khamenei-t për t’i menaxhuar këto pasoja. E përditshmja shtetërore Setareh Sobh shkruan: “Vendim-marrësit e ekonomisë duhet të mendojnë për inflacionin 40 përqind të vendit, i cili mund të rritet pas krizës (së koronavirusit) … duket se përqindja shqetësuese e inflacionit në vend është edhe më e rrezikshme sesa koronavirusi.”

Ish i ngarkuari me punë i regjimit në Angli, Seyed Jalal Sadatian, i cili ka qenë edhe deputet në parlament, tha për të përditshmen shtetërore Arman: “Jo vetëm qeveria por edhe pjesë të tjera të sistemit, si Astan-e Quds Razavi dhe Fondacioni Mostazafan, Qendra për Ekzekutimin e Urdhrit të Imam Khomeini-t, dhe Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura, duhet t’i vijnë në ndihmë kombit dhe të sjellin burimet e tyre.”

Iran: Ekzekutimi i një të Burgosuri Rebel në Saqqez, i Cili Ka Qenë Minoren në Kohën e Kryerjes së Supozuar të Krimit

Execution of a rebellious prisoner, Shayan Saeedpour in Saqqez21 prill 2020

Ekzekutimi i një të burgosuri rebel, Shayan Saeedpour, në Saqqez

Komuniteti ndërkombëtar duhet ta dënojë fuqishëm këtë krim të urryer, të marrë masa urgjente për t’i ndalur ekzekutimet dhe për të siguruar lirimin e të burgosurve

Mëngjesin e sotëm, më 21 prill 2020, regjimi çnjerëzor i mullahëve ekzekutoi të burgosurin rebel Shayan Saeedpour në Saqqez. Ai ka qenë 17 vjeç në kohën e arrestimit. I burgosur që në gusht 2015, Shayan u arratis nga burgu i Saqqez gjatë kryengritjes së 27 marsit por u arrestua pak ditë më vonë nga forcat represive dhe u transferua në burgun e Sanandaj. Të burgosurit e Saqqez u revoltuan në protestë ndaj mbajtjes së tyre në burg në mesin e përhapjes së madhe të Koronavirusit nëpër burgje.

Znj. Maryam Rajavi, Presidentja e zgjedhur e NCRI, e ka dënuar fuqishëm këtë krim të urryer, dhe i ka bërë thirrje edhe një herë komunitetit ndërkombëtar, sidomos Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Komisioneres së Lartë për të Drejtat e Njeriut, Këshillit të të Drejtave të Njeriut, dhe të gjithë raportuesve përkatës të OKB-së që të ndërhyjnë për të ndaluar ekzekutimet dhe për të siguruar lirimin e të burgosurve në mënyrë që të parandalohet një tragjedi e madhe humanitare në burgjet e regjimit.

Sekretariati i Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit

21 prill 2020

 

Përmbledhje e Lajmeve të Fundit – 21 Prill 2020

April 21, 2020: Latest News“Koha ka mbaruar për teokracinë çnjerëzore”: Njësitë e Rezistencës të MEK

Anëtarët e rrjetit të grupit opozitar iranian PMOI/MEK vënë foto të liderit të Rezistencës Iraniane, Massoud Rajavi, dhe të Presidentes së NCRI-së, Maryam Rajavi, me thënie kundër sundimit të regjimit iranian dhe paaftësisë së tij gjatë shpërthimit të koronavirusit.

Ata shkruajnë:
Isfahan— “Homazhe për mijëra jetë të pafajshme të humbura për shkak të koronavirusit të shkaktuar nga mullahët.”
Mashhad—Massoud Rajavi: “Koha ka mbaruar për teokracinë çnjerëzore”
Khuzestan— “Sundimi i Khamenei-t duhet të përmbyset”
Sanandaj— “Ushtria e të varfërve duhet të rebelohet e të ngrejë krye.”
Teheran—Massoud Rajavi: “Ushtria e të varfërve duhet të rebelohet e të ngrejë krye.”
Teheran— “Zgjedhja e brezit të guximshëm të Iranit është përmbysja e pushtetit të Khamenei-t.”
Teheran— Massoud Rajavi: “Duhet të rebeloheni & të luftoni njëqind herë më fort për ta rifituar Iranin.”
Teheran— “Lavdi Rajavi-t, Poshtë Khamenei”
Teheran— “Poshtë Khamenei”
Qaemshahr—Massoud Rajavi: “Ushtria e të varfërve duhet të rebelohet e të ngrejë krye.”
Tabriz—Massoud Rajavi: “Ushtria e të varfërve duhet të rebelohet e të ngrejë krye.”
Chaboksar—Massoud Rajavi: “Kryengritjet do të sjellin fitoren”
Chaboksar—Massoud Rajavi: “Zgjedhja e brezit trim të Iranit është përmbysja e pushtetit të Khamenei-t”

"The time is up for the inhumane theocracy": MEK Resistance Units

Urmia, në Iranin veri-perëndimor: Pronari i një ferme pulash i vendos pulat e tij jashtë ndërtesës së guvernatorit të provincës së Azerbaixhanit Perëndimor, duke thënë se shteti nuk i jep ushqim për pulat, kështu që do t’i dhurojë ato

Iran: Një raport mbi përhapjen e koronavirusit në provincën Alborz dhe veprimet e regjimit

Iran: A report on the spread of the coronavirus in Alborz province and regime’s actions

Iran: Provinca Alborz, qyteti Karaj

Më poshtë vijojnë raporte të marra nga Organizata Muxhahedine e Popullit të Iranit (PMOI/MEK) përmes rrjetit të saj të gjerë brenda në Iran dhe brenda radhëve të regjimit:
Sipas raporteve nga brenda regjimit, numri i të varrosurve në qytetin Karaj të provincës Alborz për shkak të Koronavirus deri më 18 prill 2020, është mbi 1100.

Rreth 30 njerëz vdesin e varrosen çdo ditë për shkak të infektimit me koronavirus. Nga ky numër, 20 janë të diagnostikuar me koronavirus dhe 10 janë të dyshuar për infektim.

Lexo më shumë