Spitali Sina në Teheran
Raportim nga PMOI/MEK
Iran, 03 maj 2020—Ndërkohë që zyrtarët e lartë të regjimit në Iran po i ulin kufizimet e koronavirusit dhe po i shpallin disa qytete si zona “të bardha”, ka raporte që tregojnë se masat e karantinës po hiqen edhe në disa spitale.
Një punonjës i spitalit Sina në kryeqytetin Teheran tha të shtunën, më 2 maj, se: “Kanë dalë urdhra që pacientët me koronavirus të shtrohen në të gjitha seksionet e spitalit dhe nuk do të ketë masa karantine!”
“Mjekët dhe infermierët po e kufizojnë përdorimin e mjeteve mbrojtëse. Zyrtarët e regjimit e kanë marrë nën kontrollin e tyre situatën brenda spitaleve dhe kushdo që proteston ndaj këtyre kushteve të reja hiqet nga puna. Gjatë javës së shkuar, dhjetë individë janë infektuar me COVID-19 dhe 30 individë kanë vdekur vetëm në këtë spital. Megjithatë, vetëm dhjetë nga këto vdekje janë regjistruar si të shkaktuara nga koronavirusi,” shton ky person.
“Zyrtarët e regjimit qëndrojnë në spital 24 orë në ditë dhe nëse dikush përdor celularin, kontrollohet. Nëse dikush shihet duke bërë filmime, merret në pyetje, dhe celulari i konfiskohet për t’u shqyrtuar. Për të mos i humbur celularët e tyre, anëtarët e personelit të spitalit ose nuk i marrin ato fare në punë, ose nuk i përdorin gjatë turnit të tyre. Tashmë spitali është nën kontrollin e Gardës Revolucionare (IRGC),” shtojnë raportet.