Tuesday, January 31, 2023

Iran: Numri i Vdekjeve nga Koronavirusi në 310 Qytete Shkon Përtej 38,700

3 maj 2020

Over 38,700 dead of coronavirus (COVID-19) in Iran-Iran Coronavirus Death Toll per PMOI MEK sourcesMaryam Rajavi: Regjimi klerikal po përpiqet ta paraqesë situatën si normale duke e krahasuar në mënyrë qesharake me atë të vendeve europiane. Khamenei dhe Rouhani i dërgojnë njerëzit në altarin e sakrificës të Koronavirusit. Jetët e njerëzve nuk kanë asnjë vlerë për ta, dhe nuk e ndihmojnë popullin me qindra biliona dollarët e pasurisë publike që gjenden në duart e Khamenei-t. Këshilli i Sigurimit duhet të ndërhyjë për të shpëtuar jetët e të burgosurve dhe për të siguruar lirimin e tyre, sidomos të të burgosurve politikë. Jetët e të burgosurve kërcënohen njëkohësisht nga Koronavirusi dhe nga regjimi klerikal.

Organizata Muxhahedine e Popullit të Iranit (PMOI / MEK) shpalli të dielën, më 3 maj 2020, se numri i vdekjeve nga Koronavirusi e ka tejkaluar shifrën 38,700 në 310 qytete të Iranit.

Megjithatë, sot, Hassan Rouhani tha, “Xhamitë do të rihapen nesër dhe lutjet e së premtes do të zhvillohen në 132 qytete, të cilat janë të pastra nga virusi dhe me rrezik të ulët, … Edhe në zonat e kuqe, disa biznese … do të hapen me kusht që të mos ketë grumbullime njerëzish.”

Ali Khamenei dhe Rouhani po e kryejnë këtë akt kriminal ndërkohë që shumë zyrtarë e ekspertë të regjimit e konsiderojnë të rrezikshëm në situatën aktuale. Alireza Zali, kryetari i Taskforcës Kombëtare për Luftimin e Koronavirusit në Teheran, tha, “Duhet ta konsiderojmë Teheranin si një qytet të kontaminuar … Nuk duhet të gënjehemi nga statistikat në ulje.” Sipas Shabakeh Khabar (Rrjeti i Lajmeve), më 3 maj 2020, Shahabadi nga Universiteti i Shkencave Mjekësore në Kermanshah tha, “Rastet pozitive në provincë po rriten dita ditës. Jemi të shqetësuar për valën e dytë të shpërthimit të Koronavirusit. Virusi do të ketë një impakt më të rëndë në valën e dytë.”

Sipas të përditshmes shtetërore Setareh Sobh më 3 maj 2020, Mahboubfar, një anëtar i Komitetit për Parandalimin dhe Luftimin e Koronavirusit, tha se nuk është dakord me deklaratën e Rouhani-t që thotë se “objektet fetare do të rihapen me shumë mundësi në zonat që janë pa virus … Nuk ka dhe nuk do të ketë zona të tilla.”

Ndërkohë, në komentet e publikuara nga Agjencia e Lajmeve Fars më 2 maj, Ahmad Khaddadi, Zëvendës Ministër i Kulturës dhe Udhëheqjes Islamike, u ankua për zbulimet dhe dokumentat e publikuara nga Rezistenca Iraniane lidhur me shpërthimin e koronavirusit në Iran. “MEK është e pranishme në shumë kryeqytete europiane, duke përfshirë Shqipërinë. Ata kanë madje edhe media dhe një rrjet televiziv, dhe njerëzit në Iran i shohin raportet e tyre,” tha ai.