Friday, July 26, 2024

Iran: Numri i viktimave të koronavirusit shkon në mbi 39,000 në 312 qytete

4 maj 2020

Pavarësisht gënjeshtrave të Rouhani-t, kryetari i komitetit të epidemiologjisë në Ministrinë e Shëndetit paralajmëron për një kurbë në rritje të Koronavirusit në 15 provinca

Kryetari i komitetit për parandalimin e koronavirusit: Ndarja e rajoneve në të bardha, të verdha e të kuqe nuk ka bazë shkencore, dhe është thjesht lojë fjalësh. Z. President ka krijuar një ndjesi të rreme optimizmi duke u caktuar ngjyra qyteteve e rajoneve.
Znj. Rajavi dënon trajtimin çnjerëzor të grave të infektuara në burgun e Ahvaz, nxit Znj. Bachelet, Komisioneren e Lartë të OKB për të Drejtat e Njeriut, që të ndërmarrë hapa për të siguruar lirimin e grave të burgosura.
Në mesin e krizës së Koronavirusit, parlamenti i regjimit miraton ndryshimin e monedhës iraniane nga Rial në Toman, duke eliminuar katër zero.
Maryam Rajavi: Kjo masë e marrë me ngurrim, pas rënies së madhe të vlerës së Rialit është sinjali më i rëndësishëm dhe pohimi zyrtar i falimentimit ekonomik të regjimit.

Në spitalin Sina të Teheranit janë minimizuar pajisjet e nevojshme për mjekët dhe infermierët. Spitali është vënë nën kontrollin e të ashtu-quajturve mercenarë ideologjikë e politikë, dhe kushdo që proteston hiqet nga puna. Nëse dikush filmon, merret në pyetje, dhe i konfiskohet telefoni.

Ndërkohë që shfaqja e lutjeve të së premtes është planifikuar të bëhet në 157 qytete këtë javë (IRNA, 3 maj), sot Komiteti i Epidemiologjisë në Ministrinë e Shëndetit shpalli se: “Vëzhgohet tendencë në rritje ose fillimi i pikut në 15 provinca (Qom, Lorestan, Ilam, Gilan, Golestan, Khorasan Razavi, Kohgiluyeh dhe Boyer-Ahmad, Khuzestan, Hormozgan, Kerman, Yazd, Isfahan, Zanjan, Chaharmahal dhe Bakhtiari, dhe Kermanshah),” raporton agjencia shtetërore e lajmeve ISNA.