3 maj 2020
Iran: Fëmijë fshatarë në një klasë jashtë shkollës në Avaj të provincës Qazvin për shkak të shpërthimit të koronavirusit- Prill 2020
Një Fshat në Provincën e Azerbaixhanit Lindor, në Iranin Veri-Perëndimor:
Në mungesë të mbështetjes sistematike nga qeveria gjatë pandemisë së koronavirusit, një mësues i ri shkon derë më derë për t’u dhënë mësim nxënësve që nuk kanë akses në internet.
***
“Mjaft më me Padrejtësi”: Njësitë e Rezistencës të MEK
Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Punëtorëve më 1 maj, populli iranian dhe rrjeti i PMOI/MEK brenda Iranit theksojnë se zgjidhja për Iranin është përmbysja e pushtetit të mullahëve. Përmes graffiti-ve në vende publike, ata shkruajnë mesazhet e liderit të Rezistencës Iraniane, Massoud Rajavi, dhe të Presidentes së NCRI-së, Maryam Rajavi.
Ata shkruajnë:
Isfahan— “Hajdutët janë të gjithë të lirë, ndërkohë që mësuesit e punëtorët janë të burgosur”
“Mësuesit e burgosur duhet të lirohen”
“Mësuesit më mirë vdesin sesa të pranojnë diskriminimin”
“Mjaft më me padrejtësi”
Rasht— “Punëtorë, ngrihuni dhe rezistoni” / “Punëtorë, arsimtarë, dhe pensionistë, duhet të ngrihemi kundër regjimit të mullahëve tiranikë”
Maryam Rajavi: “Thirrja e punëtorëve tanë të cilët thonë se janë të uritur është një turp i madh për mullahët”
“Punëtorët janë të varfër, ndërkohë që regjimi pretendon se përfaqëson Zotin”
Teheran— “Thirrja e çdo punëtori iranian është poshtë Khamenei dhe Rouhani”
Ahvaz— “Punëtorë mbani mend, MEK ju mbështet ju dhe përpjekjet tuaja”
“Lavdi punëtorëve dhe poshtë Lideri Suprem tiran” / “Punëtorët e varfër duhet të ngrenë krye”
“Thirrja e çdo punëtori iranian është poshtë Khamenei dhe Rouhani të cilët janë shkaku i koronavirusit dhe i të gjitha fatkeqësive”