Monday, February 6, 2023

Sanksionet mbi Hezbollah, një tjetër goditje ndaj fushatës anti-sanksione të Teheranit

Hezbollah, the terrorist arm of the Iranian regime, has been designated as a terrorist organization by GermanyAnalizë nga PMOI/MEK

Iran, 04 maj 2020—Më 30 prill, Ministria e Brendshme e Gjermanisë e etiketoi zyrtarisht Hezbollah-un libanez në tërësi si organizatë terroriste dhe ndaloi të gjitha veprimtaritë e tij brenda këtij vendi. Në orët e para të së enjtes, policia gjermane mësyu qendrat e Hezbollah njëkohësisht në disa shtete dhe inspektoi qendrat e forcave të lidhura me të.

Ky veprim i qeverisë gjermane ka provokuar një reagim të fortë e të papritur nga liderët e regjimit klerikal në Iran.

Dihet që Hezbollah dhe agjentët e tij në Europë e në vende të tjera të botës janë në shërbim të aparatit terrorist të regjimit. Shumë veprimtari terroriste të regjimit iranian janë kryer nga Hezbollah, si për shembull bomba në AMIA në vitin 1994 në Argjentinë apo vrasjet në restorantin Mykonos në Berlin në vitin 1992.

“Kjo do të thotë që atmosfera për Iranin po bëhet gjithnjë e më e kufizuar. Megjithatë, kishte mundësi që Hezbollah të kryente në Gjermani e Europë veprimtari që mund të na shërbenin neve, dhe kjo është arsyeja pse Shtetet e Bashkuara po i mbyllin dyert,” tha një ekspert i regjimit për të përditshmen shtetërore Jahan-e Sanat të shtunën, më 2 maj.

“Mbyllja e veprimtarive të Hezbollah në këtë vend (Gjermani) mund të konsiderohet si një hap tjetër për ta shtuar presionin mbi Iranin në vigjilje të heqjes së mundshme të embargos së armëve mbi Republikën Islamike,” tha një tjetër zyrtar i regjimit për të përditshmen Aftab-e Yazd më 2 maj.