Raporti Mujor i Organizatës së të Drejtave Njerëzore: Rritet Numri i Ekzekutimeve në Iran Gjatë Krizës së Koronavirusit

521

4 maj 2020

Iran-human-rightsOrganizata e të drejtave njerëzore Iran Human Rights Monitor (Iran-HRM)  ka publikuar raportin e saj muior mbi situatën e të drejtave njerëzore në Iran. “Autoritetet iraniane kanë ekzekutuar 32 individë, duke përfshirë kundërvajtës të mitur, anëtarë të minoriteteve etnike dhe të dënuar për krime të lidhura me drogën,” lexon raporti.

Më poshtë vijon një përmbledhje e raportit të Iran HRM:

Në prill 2020, ndërkohë që Irani dhe e gjithë bota po përballeshin me koronavirusin (COVID-19), regjimi e rriti shtypjen mbi popullin e tij.

Regjimi nisi një valë të re ekzekutimesh, duke vrarë të paktën 32 njerëz në 14 qytete, duke përfshirë kundërvajtës të mitur dhe anëtarë të minoriteteve etnike. Shumë prej të ekzekutuarve kishin marrë pjesë në protesta kundër kushteve të burgjeve, veçanërisht në kushtet e pandemisë së Covid-19, dhe faktit që regjimi nuk i kishte liruar përkohësisht për ta ndaluar përhapjen masive të sëmundjes në burgje.

Sipas kësaj organizate të rëndësishme të të drejtave njerëzore, më 11 prill, regjimi vari të burgosurin politik iraniano-kurd Mostafa Salimi. Salimi, 53 vjeç, ishte një prej rreth 80 të burgosurve që ishin arratisur nga burgu i Saqqez në provincën Kurdistan, pas një proteste më 27 mars. Ai u riarrestua disa ditë më vonë.

Në një pjesë tjetër të raportit të saj mujor, Iran HRM raporton mbi ekzekutimin nga regjimi iranian të një të burgosuri tjetër që ishte arratisur nga burgu i Saqqez më 27 mars, dhe më pas ishte riarrestuar. Shayan Saeedpour ishte burgosur për vrasje pasi kishte vrarë një njeri gjatë një përleshjeje në rrugë dhe kishte qenë vetëm 17 vjeç në kohën e arrestimit.

Amnesty International ka thënë se “ekzekutimi i tij mund të ketë qenë një akt shpagimi nga ana e autoriteteve lokale të ndjekjes penale, me qëllimin për t’u futur frikën të burgosurve të tjerë që të mos tentojnë arratisje të ngjashme”.

Sipas Iran HRM, më 18 prill është ekzekutuar Majid Esmailzadeh në burgun e Ardabil, megjithëse edhe ai ishte dënuar me vdekje për një krim të supozuar të kryer para moshës 18 vjeçare, ndërsa më 23 prill u ekzekutua Sina Mohammadi për një vrasje që thuhet se e ka kryer ndërkohë që ishte nën moshë.

Kundërvajtësi minoren Danial Zeinolabedin u ekzekutua më 2 prill, pasi ishte rrahur nga zyrtarët në burgun e Miandoab, pas një proteste në burgun e Mahabad më 28 mars.

Michelle Bachelet, Komisionerja e Lartë e OKB për të Drejtat e Njeriut i dënoi këto ekzekutime të kundërvajtësve minorenë më 22 prill.

Ekzekutimet kanë vazhduar edhe gjatë muajit të shenjtë islamik të Ramazanit.

Më 21 prill, Shahram Baygan u var në Burgun Qendror të Tabriz, para se familja e tij të informohej. Ai ishte shtruar në spital pasi ishte rrahur keq nga rojat gjatë një proteste ndaj kushteve të burgut në mars.

Më 24 prill, banorët e Baneh, Abdul Vahed Faizi dhe Ramyar (Payam) Mokhless u ekzekutuan në Burgun Qendror të Sanandaj. Këta kurdë ishin arrestuar, sipas raporteve, për vrasje. Po atë ditë, një anëtar i minoritetit etnik Baluch, Abul Baset Dahani, u var në Zahedan.

Në fund të prillit, Soleiman Mirzayi dhe Vahed Rostamzadeh, 30 vjeç, u ekzekutuan për akuza droge në burgjet e Borujerd dhe Hamedan, përkatësisht.

Amnesty International ka vënë në dukje në raportin e saj vjetor të Dënimit me Vdekje se Irani ka numrin e dytë më të madh të ekzekutimeve në botë, numër që përbën një të tretën e ekzekutimeve të botës. Irani ka gjithashtu numrin më të madh të ekzekutimeve të minorenëve.