Saturday, July 27, 2024

E burgosura politike Zeinab Jalalian transferohet në burgun Qarchak

Political prisoner_Zeinab Jalalian_transferred to Qarchak2 maj 2020

E burgosura politike Zeinab Jalalian transferohet në burgun Qarchak: Raportet të shtunën më 2 maj 2020 tregojnë se e burgosura politike kurde Zeinab Jalalian është transferuar në godinën e karantinës të burgut Qarchak në Varamin.

Të hënën, më 27 prill, e burgosura ishte marrë me forcë nga burgu i Khoy dhe ishte dërguar në një vend të panjohur për arsye të panjohura.

“Pasi e morën nga burgu i Khoy, Zeinab-in e transferuan së pari në burgun e Urmia-s, më pas në Kermanshah, pastaj në burgun Evin, dhe në fund në godinën e karantinës të burgut Qarchak në Varamin.

“Transferimi i saj në këtë godinë vjen në një kohë kur atje po mbahen aktualisht rreth 80 të burgosura që janë transferuar kohët e fundit në burgun Qarchak në Varamin. Për shkak të shpërthimit të koronavirusit në burgje, familja e saj është thellësisht e shqetësuar për gjendjen e saj”, thotë një burim pranë familjes së Jalalian.

Zeinab Jalalian ka kaluar 13 vite nga dënimi i saj i përjetshëm në burgun e Khoy. Ajo është në gjendje të dobët shëndetësore dhe vuan nga disa sëmundje si pterygium, infeksion i gojës, dhe infeksione të tjera të rënda. Ajo vuan edhe nga sëmundje të zorrëve e të stomakut dhe nga tensioni i lartë.

Në një thirrje për aksion urgjent më 15 qershor 2018, Amnesty International pati thënë se Zeinab Jalalian-in  po e torturojnë duke ia bllokuar aksesin në kujdesin mjekësor.

Sipas Amnesty International, “Zeynab Jalalian ka gjithashtu probleme të zemrës, zorrëve dhe veshkave, si dhe një infeksion të gojës që i ka shkaktuar gunga të bardha e të dhimbshme në gjuhë dhe që e pengon në ngrënie e gëlltitje. Ajo rrezikon të humbë shikimin në burg pasi po i mohohet mundësia e një operacioni për sëmundjen e syrit që po i përkeqësohet e që quhet pterygium, sëmundje e cila po ia pengon të parit dhe po i shkakton shqetësim të madh.”

“Ajo u ka kërkuar vazhdimisht autoriteteve të burgut që ta transferojnë në një spital jashtë burgut për trajtim të specializuar për problemet e saj shëndetësore, por autoritetet ose ia kanë refuzuar kërkesat, ose i kanë pranuar ato me kushtin që ajo të bëjë “rrëfime” të filmuara,” shton kjo organizatë ndërkombëtare e të drejtave njerëzore.