Ekonomia e Iranit vazhdon të spiralizohet në falimentim
Sipas një edicioni të 22 dhjetorit të javës Tejaratefarda, në tetë vitet e fundit, ekonomistët qeveritarë janë mbledhur rreth tryezës 15 herë për të shqyrtuar situatën aktuale ekonomike në Iran dhe perspektivat e mundshme.
Këta ekspertë kanë parashikuar ngjarje të pafat për ekonominë e vendit, por politikanët dhe entitetet e regjimit nuk i marrin parasysh këto paralajmërime për të ardhmen e errët të ekonomisë dhe nuk i marrin seriozisht këto vlerësime.
Në drejtim të akrepave të orës nga lart majtas: Sommayeh Kargar, Shohreh Hosseini, Bahareh Soleimani, Afsaneh Azimzadeh dhe Nazinin Mohammad Nejad.
Aktivistët civilë Nazanin Mohammad Nejad, Bahareh Soleimani dhe Somayyeh Kargar vazhdojnë të jenë të paraburgosur në Repartin 209 të Burgut Evin. Ata janë arrestuar në mënyrë arbitrare dhe aktualisht janë në harresë.
Nazanin Mohammad Nejad është një studentet e gjuhës ruse në Universitetin Allameh Tabatabaii të Teheranit dhe një nga ish-aktivistët studentorë të Universitetit të Teheranit. 21 ditë pas arrestimit të saj, arsyeja ende është e paqartë. Forcat e Inteligjencës IRGC bastisën shtëpinë e saj më 8 dhjetor dhe arrestuan këtë studente aktiviste. Familja e saj nuk ka asnjë informacion mbi gjendjen e saj shëndetësore.
Më shumë se 2.5 muaj pas arrestimit të saj, Bahareh Soleimani është akoma e arrestuar në Ministrinë e Inteligjencës, Reparti 209 i Burgut Evin pa dalë në gjyq. Zonja Soleimani është një infermiere. Mushkëritë e saj janë të sëmura dhe ajo ka nevojë për ilaçe dhe trajtim urgjent mjekësor. Ajo ka deklaruar se nëse nuk i lejohet një avokat, ajo do të hynte në grevë urie. Prindërit e saj nuk kanë qenë në gjendje të marrin ndonjë informacion mbi arsyen e arrestimit të saj.
Në një tjetër krim çnjerëzor, regjimi iranian ka ekzekutuar një tjetër grua në periudhën që i paraprin fillimit të vitit 2021. Përpjekja e saj dhe e familjes së saj për të siguruar 28,000 dollarë si para gjaku dështoi në momentin e fundit.
Më 27 dhjetor, autoritetet iraniane ekzekutuan 43-vjeçaren Zeinab Khodamoradi në Burgun Qendror të Sanandaj në provincën Kurdistan të Iranit perëndimor. Sipas aktivistëve të të drejtave njerëzore, ajo ishte nga krahina Qorveh.
Shoqata Jo Burgut – Jo Ekzekutimit ka raportuar se Forcat e Sigurisë së Shtetit (SSF) e kishin arrestuar Zeinab Khodamoradi-n për vrasjen e fëmijëve të saj më 31 gusht 2015—që do të thotë se ajo ka kaluar mbi pesë vite në pritje të ekzekutimit.
“Për shkak të presionit të ushtruar nga i shoqi, dhe gjendjes së rëndë mendore të saj, kjo grua vrau djalin e saj 12-ditësh, Mohammad Javad, dhe vajzën shtatë vjeçare, Hadis, të të shoqit” thonë mbrojtësit e të drejtave njerëzore.
Zeinab Khodamoradi më vonë tentoi të vriste veten, por dështoi në momentin e fundit, sipas shoqatës Jo Burgut – Jo Ekzekutimit. “Para se ta kryente krimin, ajo kishte shkruar në këmbë se, ‘për shkak të bashkëshortit dhe nënës e motrës së tij, i jap fund jetës sime dhe jetës së fëmijëve,” raportojnë aktivistët.
Në tetor, autoritetet e transferuan atë në burgim të izoluar për të implementuar dënimin me vdekje. Ndërkohë, familja e të shoqit kishte rënë dakord që të hiqej dënimi me vdekje në këmbim të 7 bilion rialëve [$28,000] si Dieh [para gjaku në kushtetutën e Republikës Islamike]. Por në fund, kjo grua fatkeqe nuk arriti ta siguronte këtë shumë kaq të madhe parash deri në afatin e specifikuar.
Tre të burgosur kanë vdekur në burgun Evin të Teheranit në periudhën midis 24 dhe 28 dhjetorit. Këta tre të burgosur vuanin nga COVID-19 por ishin braktisur nga zyrtarët e klinikës së burgut Evin, dhe ishin lënë pa asnjë trajtim mjekësor.
Të hënën më 28 dhjetor, Amir Hossein Mottaghian vdiq nga COVID-19 në pavijonin 4 të burgut Evin. Ai u rrëzua përtokë dhe humbi ndjenjat. Ai vdiq pas transferimit në klinikën e burgut. Zyrtarët e klinikës thanë se ai kishte vdekur nga një ndërprerje e furnizimit të trurit me gjak.
Ai kishte kontaktuar me klinikën më 27 dhjetor dhe kishte kërkuar trajtim, por autoritetet e klinikës e kishin nxjerrë jashtë. Pas 24 orësh, atij i ra të fikët dhe shokët e qelisë e çuan në klinikë por ishte tepër vonë.
Të burgosurit protestuan ndaj vdekjes së tij të shkaktuar nga mungesa e trajtimit mjekësor, por mjeku i burgut dhe autoritetet e klinikës i trajtuan keq protestuesit.
Pavarësisht përpjekjeve të regjimit iranian për të mohuar pjesëmarrjen e Mehrdad Arefani-t në komplotin e parandaluar me bombë kundër opozitës iraniane në Villepinte pranë Parisit në 2018-ën, provat kanë vërtetuar lidhjet e tij me diplomatin terrorist të burgosur të regjimit, AssadollahAssadi, dhe me Ministrinë e Inteligjencës dhe Sigurisë (MOIS) të Iranit.
Regjimi ka tentuar ta portretizojë Arefani-n, njërin nga katër terroristët e përfshirë në komplotin me bombë, si një mbështetës të opozitës, në mënyrë që ta justifikonte pretendimin e Ministrit të Jashtëm të Iranit, Mohammad Javad Zarif, se operacioni terrorist pranë Parisit ka qenë një “operacion me flamur të rremë” (domethënë një operacion i planifikuar për ta nxjerrë regjimin si fajtor).
Assadi dhe MOIS kanë tentuar t’i fshehin lidhjet e Arefani-t me ta. Arefani-t i ishte dhënë urdhër të mohonte çdo lidhje me Assadi-n apo me MOIS. Dokumentet e zbuluara gjatë gjyqit të terroristëve në Anversa të Belgjikës i hedhin poshtë pretendimet e Arefani-t dhe e sqarojnë më tej këtë çështje.
Regjimi iranian tentoi të shpërthente një bombë në tubimin e Rezistencës Iraniane më 30 qershor 2018, në Villepinte, në veri të Parisit. Diplomati terrorist i mullahëve, Assadollah Assadi, ia dorëzoi bombën së bashku me udhëzimet dy terroristëve të tjerë, Amir Sadouni dhe gruas së tij Nasimeh Naami, të cilët shtireshin si mbështetës të Rezistencës.
Sipas padisë së prokurorit në Anversa, Arefani ishte elementi kryesor i Assadi-t në terren, dhe kishte për detyrë të kontrollonte kryerjen e operacionit nga Sadouni dhe Naami. Arefani më pas duhej t’ia raportonte rezultatin Assadi-t.
Më 3 dhjetor, Arefani mohoi çdo lidhje me Assadi-n apo regjimin gjatë ditës së dytë të gjyqit, duke pretenduar se ishte “poet” “ateist.” Por megjithatë, asnjë nga këto alibi nuk e ndihmoi dot Arefani-n për shkak të provave inkriminuese që konfirmojnë rolin e tij si agjent i paguar i MOIS.
Në momentin e arrestimit në parkimin e Villepinte më 30 qershor 2018, Mehrdad Arefani mbante një telefon Nokia 105 me një kartë SIM austriake me numër +436543591456, në të cilin kishte vetëm një kontakt austriak me emrin “Daddy,” me numrin +436643691475.
Në draftet e telefonit kishte një mesazh të padërguar, me vetëm një fjalë: “OK.”
Në momentin e arrestimit të Assadollah Assadi-t në Gjermani më 1 korrik 2018, ai kishte një telefon Nokia 105 me një kartë SIM austriake me numër +436643691475, i njëjti numër që ishte i regjistruar në telefonin e Arefani-t. Në këtë telefon kishte vetëm një kontakt me emër A.HOD dhe me numër 436543591456, i njëjti numër që kishte telefoni i Mehrdad Arefani-t në kohën e arrestimit të tij. Këta dy telefona ishin të përgatitur për komunikime të caktuara lidhur me komplotin me bombë në Villepinte.
Regjimi iranian ekzekutoi të shtunën Abdolhamid Mir-Baluchzehi, një të burgosur politik në Zahedan të Iranit jug-lindor. Ekzekutimi i Mir-Baluchzehi u bë dy javë pas varjes së 13 të burgosurve nga regjimi në Iran, duke përfshirë Ruhollah Zam, banues në Europë.
Këto varje brutale nënvizojnë domosdoshmërinë që komuniteti ndërkombëtar të marrë masa decizive kundër shkeljeve të të drejtave njerëzore në Iran.
Më 12 dhjetor, njëkohësisht me zhvillimin e një forumi biznesi me vendet europiane, regjimi vari shtetasin Zam. Një javë më parë, Bashkimi Europian kishte miratuar një regjim të ri global sanksionesh kundër shkelësve të të drejtave njerëzore.
Vetëm një ditë pas Krishtlindjeve, regjimi iranian e ngriti rekordin e dënimeve me vdekje të 2020-ës në 254 raste me katër ekzekutime të reja, duke përfshirë tre të burgosur iranianë të minoritetit Baluch.
Më 26 dhjetor, autoritetet iraniane ekzekutuan të paktën katër të burgosur, sipas shoqatës Jo Burgut – Jo Ekzekutimit. Këto dënime janë kryer në Burgun Qendror të Zahedan-it, në Iranin jug-lindor, dhe në Burgun Qendror të Qom-it, në jug-perëndim të Teheranit.
Ndërkohë në Zahedan, rojat e burgut e çuan në trekëmbësh 43-vjeçarin Yasin Abdollahi. Por në momentin e fundit, refuzuan ta ekzekutonin. Autoritetet iraniane i përdorin shpesh ekzekutimet false me qëllimin për t’ua thyer guximin të burgosurve. Që në fillim të 2020-ës, regjimi iranian ka ekzekutuar të paktën 254 të burgosur, duke përfshirë 16 gra dhe tetë shkelës minorenë të ligjit, sipas grupeve të të drejtave njerëzore.
Thirrje që një komision ndërkombëtar hetimi të vizitojë burgjet iraniane dhe të takohet me të burgosurit politikë
Të premten, më 25 dhjetor 2020, Afshin Shahsavari, një mbështetës i Mujahedin-e Khalq (MEK/PMOI) që mbahet si i burgosur politik, është rrahur gati për vdekje në burgun Evin.
Incidenti nisi kur Afshin Shahsavari protestoi ndaj ngacmimit të dy të burgosurve jo-politikë nga rojat e burgut në sektorin e karantinës të pavijonit katër të burgut Evin. Më pas, më shumë se dhjetë roja dhe anëtarë të njësisë së forcave speciale të Evin-it e sulmuan atë, e nxorën me forcën në oborrin e burgut, e hodhën në tokën e mbuluar nga bora, dhe vazhduan ta torturonin e rrihnin brutalisht duke e goditur me çizme. Si rrjedhim, ai pësoi çarje në fytyrë pranë vetullave, gjakosje të hundës, nxjerrje të shpatullës, dhe mavijosje nëpër trup. Sipas një dëshmitari, rojat kishin vazhduar ta rrihnin në mënyrë barbare edhe pse ai i kishte humbur ndjenjat. Më pas e kishin rikthyer në qeli pa asnjë përkujdesje për plagët e tij.
Tre rojat kriminelë të përfshirë në këtë rrahje brutale janë identifikuar si Jalal Mobini, Mehdi Mahmouli, dhe Amrollahi.
Afshin Shahsavari, 38 vjeç, është dënuar me tre vite e gjysëm dhe ka qenë në burg që në mars 2019.
Rezistenca Iraniane nxit Sekretarin e Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Komisioneren e Lartë të OKB-së për të Drejtat e Njeriut, Këshillin e të Drejtave të Njeriut, dhe raportuesit përkatës të OKB-së, si dhe organizatat ndërkombëtare të të drejtave njerëzore, që të marrin masa urgjente për të ndaluar torturimet dhe ekzekutimet në Iran, dhe përsërit thirrjen e saj për formimin e një komisioni ndërkombëtar hetimi i cili të vizitojë burgjet iraniane dhe të takohet me të burgosurit, sidomos të burgosurit politikë.
28 dhjetori shënon tre-vjetorin e vargut të parë të protestave të mëdha të Iranit në vitet 2017-2018. Mesazhi thelbësor i kësaj kryengritjeje, ‘ndryshimi i regjimit’ në Iran, ka zgjatur deri më sot, duke treguar kështu dëshirën e vërtetë të popullit iranian. Komuniteti ndërkombëtar duhet ta mbështesë këtë dëshirë.
Protestat mbarëkombëtare të Iranit nisën në qytetin Mashhad, në veri-lindje të vendit, ku njerëzit protestuan ndaj keqmenaxhimit ekonomik të regjimit, i cili kishte rezultuar në inflacion të shfrenuar, rritje të çmimeve, dhe varfëri.
Protesta shpejt u bë politike, duke përfshirë mbi 190 qytete në mbarë Iranin, me njerëzit që thërrisnin “vdekje diktatorit.” Regjimi u përgjigj duke i shtypur brutalisht njerëzit, duke vrarë me dhjetëra, e duke arrestuar me mijëra. Numri i vdekjeve vazhdon të rritet teksa regjimi ekzekuton ose jep dënime me vdekje për protestuesit e arrestuar. Mostafa Salehi, i ekzekutuar më 5 gusht 2020, ishte dëshmori më i fundit i kryengritjes së 2018-ës.
Gjatë protestave të tyre, iranianët refuzuan çdo mundësi reforme brenda regjimit të mullahëve dhe i dënuan të dy fraksionet e regjimit, të ashtuquajturit “konservatorë” dhe “reformistë.” Protestuesit thërrisnin: “reformist, konservator, loja mbaroi.”
Kryengritja, e domosdoshme për fitoren në luftën e fatit kundër regjimit të mullahëve
Në fund të dhjetorit, Njësitë e Rezistencës dhe mbështetësit e Organizatës Muxhahedine të Popullit të Iranit (PMOI/MEK) kanë postuar shumë afishe dhe kanë shkruar graffiti nëpër muret e qyteteve të ndryshme iraniane.
Teheran, në fund të dhjetorit – Veprimtaritë e Njësive të Rezistencës dhe mbështetësve të MEK: “Vdekje Khamenei-t, lavdi Rajavi-t.”
Isfahan dhe Shiraz, në fund të dhjetorit – Veprimtaritë e Njësive të Rezistencës dhe mbështetësve të MEK – “Ngrihuni për ta përmbysur teokracinë në pushtet.”
Në fund të dhjetorit, Babol – Veprimtaritë e mbështetësve të MEK: “Maryam Rajavi: Ngrihuni për ta përmbysur teokracinë në pushtet.”
Në fund të dhjetorit, Mashhad – Vendosja e afisheve me foto të udhëheqjes së rezistencës në mbarë qytetin nga mbështetësit e MEK dhe Njësitë e Rezistencës.
Në fund të dhjetorit, qytete të ndryshme iraniane – Graffiti dhe vendosja e afisheve nga mbështetësit e MEK dhe Njësitë e Rezistencës: “Maryam Rajavi: Rebelët do të arrijnë fitoren.
” Në fund të dhjetorit, qytete të ndryshme në mbarë Iranin – Vendosja dhe shpërndarja e afisheve e posterave nga mbështetësit e MEK: “Vdekje Khamenei-t, rroftë Rajavi,” lexon posteri i varur tek mbikalimi në Lahijan.