Wednesday, February 8, 2023

Forough Taghipour dhe nëna e saj akuzohen për ‘propagandë kundër shtetit’

Forough Taghipour and her mother arraigned with ‘propaganda against the state’

Dega 28 e Gjykatës Revolucionare të Teheranit të martën më 6 janar 2021 zhvilloi një seancë për shqyrtimin e akuzave kundër të burgosurës politike Forough Taghipour, 25 vjeç, dhe nënës së saj, Nassim Jabbari, 58 vjeç. Ato janë akuzuar për “propagandë kundër shtetit.”

Gjykatësi kërcënoi se do të jepte akuzën e “Moharebeh (luftë kundër Zotit)” kundër ForoughTaghipour, e cila mbahet aktualisht në burgun Qarchak, dhe nënës së saj Nassim Jabbari, e cila për momentin është liruar me kusht. Avokati i tyre ishte i pranishëm gjatë seancës gjyqësore.

Forough Taghipour e refuzoi akuzën, duke thënë se ishte e pafajshme.

Gjykatësi Amouzad, i cili drejtonte seancën, kërcënoi se do ta thirrte në gjyq personin që e kishte marrë në pyetje.