Wednesday, February 1, 2023

Një Tjetër Vetëvrasje Fëmijësh në Iran; Reza Nuk Kishte Shpresë

 

“Nuk kisha kohë të mendoja për ëndrrat e mia. Punoja nga mëngjesi në darkë dhe nuk kisha kohë të ëndërroja,” pati thënë 13-vjeçari iranian Reza Fiuji, një punëtor fëmijë, në programin televiziv ‘Mah-e Asal’ [muaji i mjaltit] rreth pesë vite më parë. Më 5 janar, shoqëria u trondit nga vetëvrasja e Reza-së. Por ai nuk është as viktima e parë dhe as e fundit e sundimit të ajatollahëve.

Populli i Iranit e kujton ende buzëqeshjen e tij të ëmbël. “Do të doja të mos kishte më njerëz të varfër në botë. Do të doja të mund t’i ndihmoja të gjithë,” thoshte Reza. Ai ishte rritur në një familje nevojtare por nuk kishte ëndrra për vete.

Reza do të mbushte së shpejti 18 vjeç. Pak muaj më parë, miqtë e tij kishin thënë se “ai ishte në humor të mirë dhe ishte një rrobaqepës i aftë.”

Gjatë episodit të dytë të programit televiziv, ai kishte thënë: “Dëshiroj të largohem nga lagjja ime.” Kur intervistuesi e pyeti për arsyen pse, ai foli me trishtim për varësitë e fëmijëve dhe adoleshentëve. Ai shprehu trishtimin e tij lidhur me shitjen e drogës nga fëmijët.