Sunday, January 29, 2023

Raporti Vjetor 2020 – Dënimet me prerje gjymtyrësh dhe me kamxhik praktikohen gjerësisht në Iran

 

Amputation and flogging sentences widely practiced in IranDënimet me kamxhik dhe prerje gjymtyrësh janë ndër ndëshkimet më mizore që përdoren shpesh nga regjimi iranian.

Organizatat ndërkombëtare të të drejtave njerëzore dhe OKB e kanë dënuar herë pas here Iranin për dhënien dhe implementimin e verdikteve të tilla.

Të paktën 19 verdikte për rrahje me kamxhik janë implementuar në 2020-ën kundër aktivistëve të punës, minoriteteve fetare dhe etnike, protestuesve dhe qytetarëve të rëndomtë. Dhjetëra njerëz të tjerë janë dënuar me kamxhik për shkak se kanë postuar në media sociale komente kritikuese ndaj zyrtarëve të qeverisë, kanë marrë pjesë në protesta paqësore, kanë kërkuar të drejtat e tyre bazë, kanë bërë një vjedhje apo kanë pirë alkool.

Regjimi iranian ka vazhduar të japë gjithashtu dënime çnjerëzore e mizore me prerje gjymtyrësh vitin e shkuar.

Tetë të burgosur të quajtur Reza, Hadi Rostami, Mehdi Sharafian, Mehdi Shahivand, Kasra Karami, Arash Ali Akbari, Shahab Taymouri, dhe Mehrdad Taymouri janë në pritje të amputimit të gishtave në burgjet iraniane.

Konventa Ndërkombëtare Kundër Torturës dhe Konventa Ndërkombëtare për të Drejtat Civile dhe Politike të cilat janë të bazuara në Deklaratën Universale të të Drejtave të Njeriut, nuk i lejojnë ndëshkimet çnjerëzore si amputimi i gjymtyrëve.