Përsëritet thirrja që një delegacion ndërkombëtar të vizitojë burgjet e Iranit, sidomos në Sistan dhe Baluchestan
Të shtunën më 26 dhjetor 2020, fashizmi fetar që sundon Iranin ekzekutoi të burgosurin politik Abdol-Hamid Mir-Baluch Zehi në burgun e Zahedan-it. Ai kishte qenë në burg për pesë vite dhe fillimisht ishte dënuar me 15 vite burg. Por drejtësia e regjimit e ka ekzekutuar atë pas ndërhyrjes së Gardës Revolucionare. Kjo varje u bë në përvjetorin e kryengritjes së 27 dhjetorit 2009, e cila e shkundi me themele regjimin klerikal.
Rezistenca Iraniane e dënon fuqishëm këtë vrasje brutale si një ekzekutim jashtë-gjyqësor pasi është varur një person i cili ishte dënuar me burg. Rezistenca Iraniane nxit Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së, Komisioneren e Lartë të OKB-së për të Drejtat e Njeriut, Këshillin e të Drejtave të Njeriut, si dhe organizatat e tjera të të drejtave njerëzore që ta dënojnë këtë ekzekutim barbar dhe të marrin masa urgjente për të shpëtuar të burgosurit që presin ekzekutimin në Iran.




Sadeq Amoli-Larijani, kryetari i Këshillit të Ekspediencës të regjimit iranian, ka shpallur se ky këshill ka nisur një rishikim të ri të konventave të Palermos dhe CFT-së të Taskforcës për Veprim Financiar (FATF), një organizatë ndërkombëtare kundër pastrimit të parave. Ky rishikim ka rezultuar në një raund të ri grindjesh të brendshme në regjimin klerikal.

Dega e Parë e Njësisë që Implementon Verdiktet në Gjykatën e Evin e thirri për paraqitje Zëvendës-Presidenten e Unionit të Lirë të Punëtorëve Iranianë, Parvin Mohammadi, më 20 dhjetor 2020.
Zarif së bashku me kryemjeshtrin e eliminuar iranian të terrorizmit, Qassem Soleimani
Ambasada Amerikane në Irak

Ndryshe nga vendet e tjera, populli i Iranit nuk po e merr vaksinën e Covid-19, pavarësisht numrit të lartë të vdekjeve.
Mesazh për Krishtlindje
