Sunday, February 5, 2023

Drejtësia iraniane lëshon urdhër arresti për një viktimë të dhunës ndaj grave

arrest warrant for a victim of violence against womanGjykata e Abadan shfajëson rojën e sigurisë që rrahu brutalisht Bahareh Cheshm Berah-un

Drejtësia iraniane ka lëshuar një urdhër arresti për një viktimë të dhunës ndaj grave.

Prokuroria e Abadan, Dega 7, ka dhënë urdhër për arrestimin e një gruaje të plagosur rëndë pas një trajtimi çnjerëzor nga një agjent i sigurisë në Distriktin Berim të Abadan, në fund të tetorit që shkoi.

Njëkohësisht me lëshimin e urdhër arrestit për Znj. Bahareh Cheshm Berah, është shfajësuar edhe dhunuesi i saj, Mehdi Kazemi, sipas raportimit të bërë nga avokati i saj dhe një gazetar nga Khuzestan.

Më 22 tetor 2020, në mediat sociale qarkulloi një video ku shfaqej një grua e re në Abadan me fytyrë të gjakosur tek e mbanin përtokë ndërkohë që një agjent sigurie i Kompanisë së Naftës e prekte dhe i vinte këmbën në gjoks. Viktima është identifikuar më vonë si Bahareh CheshmBerah.