Saturday, July 27, 2024

Përditësim lidhur me koronavirusin në Iran: Mbi 198,400 vdekje, vazhdojnë gënjeshtrat dhe vonesat e regjimit për vaksinën

The novel coronavirus, also known as COVID-19, has taken the lives of over 198,400 people throughout Iran, according to the Iranian opposition PMOI/MEKKoronavirusi i ri, i njohur gjithashtu si COVID-19, ua ka marrë jetën mbi 198,400 njerëzve në mbarë Iranin, sipas opozitës iraniane PMOI/MEK

Mbi 198,400 njerëz kanë vdekur nga koronavirusi i ri në 478 qytete të shpërndara në të 31 provincat e Iranit, sipas raporteve të mbledhura nga opozita iraniane, Organizata Muxhahedine e Popullit të Iranit (PMOI/MEK), deri mbasditen e të enjtes sipas kohës lokale, më 7 janar. Numri zyrtar i vdekjeve i deklaruar nga regjimi është 55,933, domethënë rreth një e treta e shifrës së vërtetë.

  • Masoud Mardani, anëtar i Taskforcës Kombëtare për Luftimin e Koronavirusit (NCCR): Vendi ynë do të mbetet i prekur nga virusi i COVID-19 deri në fund të vjeshtës së vitit të ardhshëm. (Agjencia e lajmeve ISNA, 6 janar 2021)
  • Zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë: Koronavirusi vazhdon të na zërë pritë, i pazbutur, dhe mund të na rikthejë në kohët e vështira në çdo çast.
  • Mohammad-Reza Hashemian, Specialist i Terapisë Intensive: Vaksina duhet të bëhet e disponueshme për njrëzit e rrezikuar sa më shpejt të jetë e mundur. Nëse presim deri në korrik 2021 për të prodhuar vaksinat iraniane, në vend do të krijohet një treg i zi për vaksinën. (Agjencia e lajmeve IRNA, 6 janar 2021)
  • CEO i Kompanisë së Kontrollimit të Cilësisë së Ajrit në Teheran: Virusi i COVID-19 mund të transmetohet edhe përmes ajrit. Përveç kësaj, njerëzit që jetojnë në qytete të ndotura si Teherani kanë më shumë mundësi të vdesin nga koronavirusi për shkak të ndotjes së ajrit. (agjencia e lajmeve Mehr, 6 janar 2021)
  • Universiteti i Shkencave Mjekësore në Tabriz: Ndërkohë që numri i vdekjeve nga COVID-19 ka arritur dhjetë në ditë, situata është e paqëndrushme.
  • Për shkak të shtimit të infektimeve me koronavirus, deputeti i parlamentit nga Babol ka kërkuar një karantinë të plotë dy-javore në provincën Mazandaran. (Mehr, 6 janar 2021)

 

Infographic-PMOI/MEK reports over 198,400 coronavirus (COVID-19) deaths in IranInfografikë-PMOI/MEK raporton mbi 198,400 vdekje nga koronavirusi (COVID-19) në Iran