
“Fatkeqësisht po shohim një shtim të vjedhjeve e grabitjeve të vogla për shkak të inflacionit të rëndë në vend dhe rritjes së papunësisë,” tha dje Seyyed Nasser Mousavi Laregani në Parlament.
Ky anëtar i Bordit të Drejtorëve të Parlamentit kritikoi “Arrogancën Globale”, një frazë që regjimi e përdor për t’iu referuar SHBA-së, për faktin që vë në pikëpyetje “implementimin e urdhrave islamikë,” gjë që “krijon kufizime për zyrtarët gjyqësorë” në dhënien e dënimeve me prerje gjymtyrësh.





