Sunday, February 5, 2023

Raporti Vjetor i Iran Human Rights Monitor për 2020-ën – Shpërthimi i Covid-19 në Burgje

 

Covid-19 Outbreak in Prisons

Edhe përpara shpërthimit të Covid-19, kushtet johigjienike të burgjeve të mbipopulluara në Iran shkaktonin përhapjen e sëmundjeve ngjitëse mes të burgosurve.

Gjatë vitit të fundit, ndërkohë që të gjitha shenjat tregonin se situata do të ishte katastrofike, zyrtarët e drejtësisë iraniane nuk kanë marrë asnjë masë për të parandaluar përhapjen e virusit në burgje. Si rrjedhim, situata doli jashtë kontrollit ndërkohë që Koronavirusi pllakosi në të gjitha burgjet iraniane.

Mbipopullimi i burgjeve, mungesa e ventilimit, mungesa e higjienës dhe e pajisjeve mjekësore, si dhe mospërfillja e qëllimshme ndaj problemeve shëndetësore të të burgosurve, i kanë kthyer burgjet iraniane në një vatër të përhapjes së kësaj sëmundjeje vdekjeprurëse.

Raporte të shumta nga burgje të ndryshme në mbarë vendin tregojnë se shumë burgje nuk kanë akses në një numër të mjaftueshëm dezinfektantësh, maskash e dorezash. Në shumicën e burgjeve, të burgosurit nuk do të mund të siguronin produkte dezinfektuese as po të paguanin për to.

Thirrjet e përsëritura nga institucionet ndërkombëtare të të drejtave njerëzore gjatë muajve të fundit për lirimin e të burgosurve politikë gjatë krizës së Covid-19 në burgje, nuk janë përfillur nga Drejtësia iraniane.