Në shumë qytete të shpërndara në mbarë Iranin janë zhvilluar protesta të shumta nga të gjithë sektorët e shoqërisë brenda ditëve të fundit, sipas raporteve të mbledhura nga Organizata Muxhahedine e Popullit të Iranit (PMOI/MEK).
Fermerët në Golpayegan të provincës Isfahan u grumbulluan të hënën për të protestuar ndaj shpërndarjes së padrejtë të bagëtive. “Deri më tani, [autoritetet nuk i kanë] zgjidhur problemet tona dhe u kanë bërë premtime boshe fermerëve. Ata nuk kanë ndërmarrë asnjë veprim. Duhet të vijmë këtu çdo ditë, por askush nuk na jep përgjigje,” tha njëri prej protestuesve.
Të hënën, anëtarët e Kooperativës së Strehimit të Universitetit të Teheranit zhvilluan një protestë përpara Ministrisë së Bashkëpunimit. Për gati 20 vite, ata ia kanë dhënë fondet e tyre të fituara me shumë mund kësaj kooperative strehimi me shpresën se do të bëheshin pronarë shtëpish, por ende nuk ka asnjë të re lidhur me shtëpitë e tyre.
Më 11 janar, pjesëtarët e stafit të një kompleksi privat shëndetësie në provincën e Azerbaixhanit Lindor mbajtën një tubim përpara zyrës së guvernatorit dhe kërkuan që guvernatori t’i adresonte problemet e tyre.
Blerësit e kamionëve nga Kompania Saipa, që kontrollohet nga shteti, mbajtën një tubim përpara parlamentit të regjimit të hënën. Ata protestuan ndaj faktit që automjetet për të cilat kanë paguar nuk u janë dhënë, dhe ndaj bashkëfajësisë së Alireza Razm Hosseini, Ministrit të Industrisë, Minierave e Tregtisë, në këtë skemë të qartë mashtruese.
Të dielën në Arak të Iranit qendror, punëtorët e HEPCO, dikur një prej prodhuesve më të mëdhenj të pajisjeve të ndërtimit në Lindjen e Mesme, mbajtën një tubim ku kërkuan rrogat e vonuara për muaj të tërë.





Tre protestues të ndaluar gjatë protestave mbarëkombëtare të nëntorit 2019 u dënuan me një total prej 40 vjet burg dje nga Gjykata Revolucionare Dezful në Iranin jugperëndimor. Sipas agjencisë së lajmeve të të drejtave të njeriut, tre protestuesit iranianë u identifikuan si 23-vjeçari Ra’ad Hamedani, 19-vjeçari Qosei Khosraji dhe 20-vjeçari Sajad Debat.Hamedani, u akuzua për “moharebeh” ose luftë kundër Zotit dhe u dënua me 20 vjet burg për djegien e një posteri të liderit suprem të regjimit, Ali Khamenei, dhe vënien zjarr në një stacion benzine. Khosraji dhe Debat u akuzuan gjithashtu për “moharebeh” dhe u dënuan me 10 vjet burg për bashkëpunim.Të tre të burgosurit politikë u rrahën brutalisht dhe u detyruan të rrëfejnë nën detyrim pas arrestimit.Të tre u arrestuan në protestat mbarëkombëtare të Nëntorit 2019 nga agjentët e inteligjencës në qarkun Shush, Iranin jugperëndimor. Pas marrjes në pyetje, ata u transferuan në Burgun Masjed Soleiman.
Të premten, lideri suprem i regjimit iranian Ali Khamenei ndaloi importin e vaksinave të besueshme amerikane dhe britanike Covid-19 në Iran, duke konfirmuar synimin e regjimit të tij për të vrarë iranianët në masë.
Presioni i punës së detyruar në burgun e Tabriz e ka bërë një nga 


Në një përpjekje të qartë për t’u bërë shantazh bashkëbiseduesve perëndimorë, Behrouz Kamalvandi, zëvendës zëdhënësi i Organizatës së Energjisë Atomike të regjimit iranian, ka kërcënuar se regjimi do ta pasurojë uraniumin deri në 90 përqind. Kjo tregon sërish se regjimi klerikal nuk e ka braktisur asnjëherë idenë e prodhimit të një bombe atomike. “Mund ta pasurojmë (uraniumin) lehtësisht në çfarëdo përqindje, madje mbi 40%, 60%, apo 90% … Megjithatë, rezoluta e parlamentit thotë se, nëse është nevoja për pasurim mbi 20%, organizata duhet ta realizojë këtë, dhe Organizata e Energjisë Atomike do të bëjë kërkimet e veta lidhur me këtë.”
Sot në një fjalim të transmetuar në televizion, Lideri Suprem i regjimit iranian ndaloi importimin e vaksinave të COVID-19 të prodhuara nga SHBA dhe Mbretëria e Bashkuar.
Këshilli Kombëtar i Rezistencës së Iranit – Komiteti për Sigurinë dhe Anti-terrorizmin

Krahas shtimit të numrit të ekzekutimeve, zyrtarët e regjimit klerikal të Iranit bëjnë thirrje të qartë për shtim të masave shtypëse dhe mbrojnë metodat mesjetare të regjimit.