- IrajHarirchi, Zëvendës Ministër i Shëndetësisë i regjimit: Duhet të supozojmë që mutacioni britanik i COVID-19 është përhapur në mbarë vendin. Është parë më shumë në provincat Teheran, Alborz, Khuzestan, dhe Qazvin. (agjencia e lajmeve Mehr, 18 shkurt 2021)
- Minoo Mohraz, anëtare e Taskforcës Kombëtare për Luftimin e Koronavirusit (NCCT): Ritmi i përhapjes së COVID-19 po shtohet në mënyrë të konsiderueshme. Duhet të bëhemi gati për valën e katërt në vend. (media shtetërore Khabarfori Online, 19 shkurt 2021)
- Kryetari i Organizatës Mjekësore: Vonesat në përgatitjen e vaksinës mund të vënë në rrezik shëndetin e njerëzve. Vaksinimi duhet të jetë prioritet për personat në pushtet, pavarësisht çështjeve politike. (media shtetërore Salamat, 19 shkurt 2021)
Organizata Muxhahedine e Popullit të Iranit (PMOI/MEK) shpalli më 19 shkurt 2021, se numri i vdekjeve nga Koronavirusi në 480 qytete të Iranit e ka tejkaluar shifrën 218,200.




Të mërkurën, Komiteti Ndërkombëtar në Kërkim të Drejtësisë nxori një deklaratë që qorton heshtjen europiane lidhur me dënimin nga një gjykatë belge të 
Një zyrtar i lartë i Korpusit të Gardës Revolucionare Islamike (IRGC) ka lënë të kuptohet se kjo organizatë famëkeqe terroriste po përgatitet të shtypë protestat e ardhshme me urdhër të Udhëheqësit Suprem të regjimit. Në një takim me përfaqësuesin e liderit suprem në provincën veri-lindore Khorasan Jugor, Gholamhossein GheibParvar, Zëvendës Komandanti i Bazës së Sigurisë Imam Ali, tha se IRGC do të merret me çështjet e sigurisë më shumë se më parë.


Thirrje për veprim për të shpëtuar të burgosurit e dënuar me vdekje,
Një ish-operativ i Ministrisë iraniane të Inteligjencës (MOIS) me emrin Hadi Sani-Khani 
Ekzekutimi i një gruaje – 42 vjecare me dy fëmijë – në Burgun Gohardasht (Rajaiishahr) të Karaj, shënon ekzekutimin e gruas së 114-të gjatë qëndrimit të Rouhani si president i mullahëve.
Një ish zyrtar iranian bëri thirrje për “zgjedhje strategjike” për të parandaluar protesta të mëdha në mbarë vendin. Duke folur për agjencinë shtetërore të lajmeve ILNA, Mostafa Tajzadeh gjithashtu tha se iranianët ishin “të lodhur dhe kishin humbur shpresën”.
Muajin e kaluar, rreth 20 ligjvënës evropianë nënshkruan një deklaratë drejtuar presidentit të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, në të cilën ata dënuan “çdo politikë zbutjeje dhe koncesionesh ndaj regjimit iranian” dhe më pas kërkuan “masa serioze dhe efektive” si një alternativë. Në mënyrë të veçantë, deklarata bëri thirrje për ndërprerjen e marrëdhënieve tregtare evropiane me regjimin iranian, në pritje të veprimit nga regjimi iranian që demonstron një angazhim për të përmirësuar veprimet e tij në lidhje me të drejtat e njeriut dhe promovimin e aktivitetit terrorist përtej kufijve të tij.
Dy të burgosur të tjerë janë ekzekutuar të shtunën në Iranin lindor, pas një shtimi të ekzekutimeve të të burgosurve minoritarë Baloch kohët e fundit.