Friday, March 29, 2024

Online Panel: Opozita Iraniane NCRI Peshon Rolin e Ministrisë së Jashtme të Regjimit në Komplotin me Bombë të 2018-ës

 

Governor Tom Ridge speaks to the online panel - February 4, 2021Guvernatori Tom Ridge, Sekretar i Parë i SHBA për Sigurinë e Atdheut

Guvernatori Tom Ridge flet në panelin online – 4 shkurt 2021

Kjo ishte një kujtesë për botën për faktin që ky ishte një akt terrorizmi shtetëror. Ka një varg aktesh që tregojnë se ky është një vend që ka vepruar me pandëshkueshmëri e paturpsi dhe kundër normave të shoqërisë civile. Ata kanë sjellë kaos e shkatërrim për të ecur drejt realizimit të qëllimeve të veta.

E vërteta është se ky është një shtet vagabond, dhe dhe ka vepruar në mënyrë të tillë për dyzet vite. Ky është thjesht eventi terrorist më i fundit. Ata e kanë eksportuar terrorizmin në Europë në raste të shumta. Ata mbështesin Hamas dhe Hezbollah. Ata mbështesin proksit në Bahrein, Siri, Liban, Jemen, dhe Irak. Kanë torturuar e ekzekutuar mijëra individë. Kanë promovuar komplote në Afrikë. Ata kërcënojnë ujërat ndërkombëtare. Po përpiqen të prodhojnë bomba bërthamore.

Presidenti Bush e pati përshkruar regjimin si një pakicë e pazgjedhur që kërkon t’i shtypë shpresat e popullit iranian për liri. Këto shpresa janë shprehur më së miri nga NCRI. Për ato shtete që duan ta mohojnë terrorizmin e Iranit, veprimi më i rëndësishëm që mund të ndërmarrin është thjesht ta njohin NCRI-në si mishërim të aspiratave dhe shpresave të popullit iranian për liri.

Senator Robert Torricelli

Senator Robert Torricelli flet në panelin online – 4 shkurt 2021

Është e vështirë të ekzagjerohet domethënia e asaj që ka ndodhur. Një nga agjentët diplomatikë të një shteti sovran, anëtar i Kombeve të Bashkuara dhe që ka marrëdhënie diplomatike me Bashkimin Europian, është dënuar për kryerjen e një akti terrorist në zemër të Europës, që mund të kishte vrarë qindra njerëz. Nuk e kuptoj se si liderët europianë që kanë ambasada iraniane në kryeqytetet e tyre mund të vazhdojnë sikur nuk ka ndodhur asgjë. Ngjarjet e sotme e bëjnë të duket absurd faktin që këto marrëdhënie do të ruhen. Çdo kryetar i një vendi europian duhet t’i mendojë seriozisht këto gjëra.

Po sikur bomba të kishte shpërthyer sipas planit? Unë isha i pranishëm në atë tubim, ashtu si edhe ish-Kryeministri i Kanadasë, ministra kabinetesh të Gjermanisë, Francës dhe Italisë. Anëtarë parlamentesh nga Europa dhe SHBA, si dhe zyrtarë ushtarakë. Plani ishte të vritej Presidentja e NCRIMaryam Rajavi, por shumë nga këta njerëz do të ishin vrarë gjithashtu.

Vazhdimi i marrëdhënieve diplomatike me Iranin përballë asaj që mund të kishte ndodhur është shpërfillje ndaj realitetit. Shtetet duhet t’i mendojnë seriozisht këto gjëra. Nëse qëllimi i administratës Biden është t’i rihapin negociatat bërthamore me Teheranin, ata duhet ta marrin në konsideratë se kush do të jetë në anën tjetër të tyrezës. Zarif? Agjentët e tij? Njerëz që janë dërguar për të na vrarë?

Po të mos kishin ndodhur këto tentativa vrasjesh apo ngjarjet e sotme, kjo do të ishte e kuptueshme. Por tani? A mund të justifikohet futja përsëri në rrjedhën e negociatave pa i marrë parasysh këto ngjarje? Pavarësisht mosmarrëveshjeve tona, duhet ta vazhdojmë presionin mbi regjimin iranian.

Barra tani bie mbi supet e administratës politike dhe në veçanti administratës Biden.

I drejtohem popullit iranian: ju nuk e keni zgjedhur këtë qeveri, dhe e keni paguar këtë me mijëra vrasje e ekzekutime. Qeveria e Teheranit është një regjim terrorist, dhe me çdo mjet të mundshëm, barra e historisë për përmbysjen e tij bie mbi supet tuaja. Ky regjim duhet të rrëzohet, dhe ju të gjithë, kudo që të jeni në Iran, mund të luani një rol, ashtu sikurse të gjithë liderët në Europë e Amerikë duhet të mendojnë për rolet e veta.