Roya Jalali dhe bashkëshorti i saj, KhabatMafakheri
Agjentët e inteligjencës kanë arrestuar dhe burgosur disa gra aktiviste në qytete të ndryshme të vendit.
Agjentët e Ministrisë së Inteligjencës kanë hyrë me forcë në shtëpinë e Znj. Roya Jalali dhe e kanë arrestuar atë më 2 shkurt 2021. Aktualisht, nuk ka informacione lidhur me arsyen e arrestimit të saj apo vendndodhjen e saj.
Jalali është një aktiviste kurde me dy fëmijë. Ajo vuan nga skleroza e shumëfishtë. I shoqi, Khabat Mafakheri, është aktivist i mjedisit në Sanandaj dhe është liruar përkohësisht me kusht më 7 janar, pas katër muajsh në qeli.
Azimeh Nasseri është arrestuar më 9 janar gjatë valës së arrestimeve të shtetasve kurdë. Agjentë me veshje civile të maskuar si riparues shkuan në shtëpinë e saj në Bukan gjoja për të ndrequr tubat e gazit, dhe e arrestuan atë.
Regjimi klerikal ka lëshuar një valë arrestimesh të grave aktiviste në qytete të ndryshme të Iranit muajt e fundit, me qëllimin për ta përshkallëzuar represionin në shoqëri dhe për të parandaluar shpërthimin e mospajtimeve e protestave.