Mediat Shtetërore të Iranit Identifikojnë Korrupsionin e Regjimit si Rrënjë të Krizës Ekonomike dhe Paralajmërojnë për Kryengritje

Iran Regime's Fear in the Face of Uprisings in 2020Protestat e Iranit, nëntor 2019 – foto fajli

Ditët e fundit, mediat shtetërore të Iranit i kanë paralajmëruar autoritetet për atë që e quajnë “mosbesim i popullit,” “dhunë,” dhe “zemërim.” Me fjalë të tjera, duke numëruar vështirësitë ekonomike dhe shoqërore, ato e pranojnë urrejtjen publike ndaj regjimit dhe pashmangshmërinë e një kryengritjeje.

Ndërkohë që regjimi vazhdon të financojë grupe terroriste dhe të ndjekë programin e tij të raketave balistike, iranianët, sidomos punëtorët, luftojnë me varfërinë.

“Llogaritjet [zyrtare] tregojnë se shporta e jetesës shkon në 7 deri në 9 milion toman. Por vitet e gjata të përvojës kanë treguar se në fund të fundit, këta numra rrinë në letër, dhe rroga përfundimtare [e një punëtori] është shumë larg realitetit,” shkruan e përditshmja shtetërore Hamdeli më 31 janar.

“Ndërkohë që pragu i varfërisë ka arritur në 10 milion toman, pagat e sektorëve më të dobët të shoqërisë janë ende rreth dy milion e gjysëm. Kështu që hendeku midis kushteve të jetesës dhe inflacionit është bërë edhe më kritik, sidomos këtë vit,” shton Hamdeli.

Regjimi dhe apologjetët e tji janë përpjekur të fajësojnë sanksionet e Shteteve të Bashkuara për krizën ekonomike të Iranit. Me ardhjen në pushtet të administratës së re në SHBA, disa zyrtarë iranianë dhe të gjithë apologjetët e regjimit kanë përhapur idenë e pavërtetë se nyja financiare e Iranit do të zgjidhet. Por megjithatë, mediat shtetërore pranojnë të kundërtën.

“Ata që mendojnë se një ndryshim presidenti në Shtetet e Bashkuara do të sjellë një ndryshim themelor në ekonominë e Iranit janë shumë më optimistë se ç’duhet. Rrënjët e problemeve ekonomike të Iranit mund të gjenden më shumë në politikat e brendshme sesa në ato ndërkombëtare. Në vend ka një qendër korrupsioni ekonomik, [gjë që është] problemi i vërtetë ekonomik [i Iranit],” shkruan e përditshmja shtetërore Arman më 27 janar.

Regjimi ka vrarë mbi 1500 protestueskryengritjen e nëntorit 2019, duke shtypur kështu shoqërinë. Por urrejtja shoqërore ka mbetur si zjarr poshtë hirit brenda Iranit. Kriza e vazhdueshme ekonomike dhe shoqërore, së bashku me korrupsionin e regjimit, e ka shtuar trazimin e shoqërisë.

Siç ka shkruar e përditshmja Mostaghel më 27 janar, zyrtarët e regjimit duhet të kenë “frikë nga dita kur popullit t’i mbushet kupa dhe të sulet kundër jush.” Ajo ditë nuk është shumë larg.

Iran: Përkeqësimi Shëndetësor i të Burgosurës Politike Fatemeh Mosanna

·      Autoritetet ndalojnë shtrimin e saj në spital dhe trajtimin e saj jashtë burgut

·      Thirrje për veprim urgjent për lirimin e Fatemeh Mosanna dhe që një mision ndërkombëtar i gjetjes së fakteve të vizitojë burgjet, sidomos burgjet e grave në Iran

Shëndeti i të burgosurës politike Fatemeh Mosanna, e burgosur për pesë vite e gjysëm, është përkeqësuar, por autoritetet në burgun Evin nuk lejojnë një lirim të përkohshëm të saj për trajtim e shtrim në spital. Ajo vuan nga koliti kronik dhe migrena të rënda. Ajo ka vuajtur gjithashtu nga gjakderdhje të rënda në zorrë që në korrik 2020 dhe mjekët kanë thënë se ajo nuk e ka të mundur fizikisht që ta durojë burgimin.

 

Ndryshe nga Vendet e Tjera, Regjimi Iranian Vazhdon ta Privojë Popullin nga Vaksinimi, duke Ndjekur Politikën e Tij Çnjerëzore për sa i Përket COVID-19

 

Pandemia e koronavirusit është një krizë globale. Për këtë arsye, qeveritë po bëjnë përpjekje të shumta për të siguruar vaksina të besueshme dhe për të kryer vaksinimin e publikut. Por në Iran, nën regjimin e mullahëve, ndodh ndryshe.

Organizata Muxhahedine e Popullit të Iranit (PMOI/MEK) shpalli të premten se mbi 203,800 njerëz kanë humbur jetën në mbarë Iranin për shkak të koronavirusit të ri. E megjithatë, regjimi në Teheran vazhdon me hilet e tij për sa i përket vaksinimit.

I tronditur nga dy protesta madhore në më pak se një vit, regjimi iranian e përqafoi hyrjen e Covid-19 në Iran. Autoritetet filluan të ndiqnin një politikë kriminale për sa i përket koronavirusit, për të vënë nën kontroll shoqërinë e trazuar duke përdorur viktimat në masë nga Covid-19.

Për shkak të kërkesës në rritje të publikut për vaksina, autoritetet nisën një fushatë mashtruese vaksinimi, në përputhje me politikën kriminale lidhur me koronavirusin, pas pothuajse një viti fshehje faktesh e mosveprimi që ka rezultuar në mbi 200,000 viktima nga Covid-19.

Presidenti i regjimit, Hassan Rouhani, dhe ministrat e tij janë përpjekur të fajësojnë sanksionet ndërkombëtare për faktin që nuk kanë siguruar vaksina. Kur ky pretendim i rremë u hodh poshtë nga COVAX, organizatë që ndihmon në shpërndarjen e vaksinave, zyrtarët e Iranit nisën të luanin me jetët e njerëzve duke premtuar se do t’i importonin së shpejti vaksinat.

Më 8 janar, Lideri Suprem i regjimit Ali Khamenei zbuloi se regjimi nuk kishte aspak ndërmend të siguronte vaksina, duke ndaluar hyrjen e vaksinave të besueshme.

“Importimi i vaksinave amerikane e britanike në vend është i ndaluar. U kam thënë edhe autoriteteve. Nëse Pfizer është në gjendje të prodhojë një vaksinë, pse do të na e japë neve? Ata kanë viktima në masë për vete,” tha Khamenei.

Iran: Ekzekutimi i Tetë Brenda Një Jave, Ekzekutohet Javid Dehghan Pavarësisht Zemërimit Publik Brenda dhe Jashtë Vendit

Znj. Rajavi bën thirrje për veprim urgjent për t’ua shpëtuar jetën të burgosurve të dënuar me vdekje dhe që krimet e regjimit t’i referohen Këshillit të Sigurimit të OKB-së

Pavarësisht protestave të gjera brenda dhe jashtë vendit, drejtësia e regjimit klerikal vari mëngjesin e sotëm të burgosurin politik me etni Baloch, Javid Dehghan Khald, në burgun e Zahedan, me këmbënguljen e Gardës Revolucionare. Javid, 31 vjeç, ishte arrestuar në maj 2015 dhe ishte dënuar nga Gjykata e Zahedan pas një torture të rëndë për ta detyruar të bënte një rrëfim.

Regjimi klerikal, nga frika e përshkallëzimit të protestave të popullit të shkaktuara nga represioni, varfëria, dhe koronavirusi, po përpiqet dëshpërimisht ta vërë nën kontroll situatën duke krijuar një atmosferë terrori dhe frikësimi përmes shtimit të shtypjes, torturës, dhe ekzekutimeve. Vetëm gjatë javës së shkuar (23 deri më 29 janar) janë regjistruar edhe shtatë ekzekutime të tjera në qytete të ndryshme të Iranit. Kjo shifër nuk përfshin ekzekutimet e fshehta.

Znj. Maryam Rajavi, Presidentja e zgjedhur e Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit (NCRI), përsëriti se ky regjim nuk mund të zgjasë as edhe një ditë pa tortura e ekzekutime. Ajo nxiti edhe një herë Kombet e Bashkuara dhe organizatat e të drejtave njerëzore, si dhe vendet europiane e Shtetet e Bashkuara, që të marrin masa të menjëhershme për t’ua shpëtuar jetën të burgosurve të dënuar me vdekje.

 

Iran – Në Qytete të Ndryshme, Mbështetësit e MEK dhe Njësitë e Rezistencës Shkruajnë Graffiti dhe Vendosin Afishe

Karaj and Neyshabur – Activities of the MEK supporters – January 30, 2021

Në javën e fundit të janarit 2021, mbështetësit e Mujahedin-e Khalq (MEK/PMOI) dhe Njësitë e Rezistencës në qytete të ndryshme të Iranit kanë shkruar graffiti dhe kanë vendosur postera e afishe të udhëheqjes së rezistencës, Znj. Maryam Rajavi, Presidentes së zgjedhur të Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit (NCRI), dhe Massoud Rajavi, liderit të Rezistencës Iraniane. Këto veprimtari janë zhvilluar në Teheran, Mashhad, Rasht, Neyshabur, Karaj, Isfahan, Ilam, Kermanshah, dhe Ahvaz dhe janë mirëpritur me entuziazëm nga populli i këtyre zonave.

Disa nga slloganet janë: “Maryam Rajavi: Asnjë fuqi në botë nuk është më e fortë sesa dëshira jonë për liri,” “Massoud Rajavi: Flaka e kryengritjes do të mbetet e ndezur,” “Poshtë Khamenei, lavdi Rajavi,” “Irani i rebeluar do të ngrejë krye,” “Khamenei është vrasës, udhëheqja e tij nuk është legjitime,” “Mullahët duhet të zhduken,” “Rrënjët e të gjitha krimeve janë IRGC dhe Lideri Suprem i regjimit,” “Maryam Rajavi: Diktatura fetare e ndien deri në thelb frikën e përmbysjes,” ”Massoud Rajavi: Ushtria e të uriturve është gati për revoltë e kryengritje,” “Le ta dijë gjithë bota se lideri ynë është Massoud (Rajavi).”

Tehran – Activities of the MEK supporters and Resistance Units – “Maryam Rajavi: There is no force in the universe that is stronger than our will for freedom and liberty” – Last week of January 2021Teheran – Veprimtaritë e mbështetësve të MEK dhe Njësive të Rezistencës – “Maryam Rajavi: Nuk ka asnjë forcë në univers që të jetë më e fortë se vullneti ynë për liri” – Java e fundit e janarit 2021

Tehran – Activities of the MEK supporters and Resistance Units – “Massoud Rajavi: The people and their Resistance are committed in overthrowing this regime” – January 27 and 28, 2021Teheran – Veprimtaritë e mbështetësve të MEK dhe Njësive të Rezistencës – “Massoud Rajavi: Populli dhe Rezistenca e tij janë të vendosur për ta përmbysur këtë regjim” – 27 dhe 28 janar 2021

Ilam and Rasht - Activities of the MEK supporters and Resistance Units – “Hail to Rajavi, Down with Khamenei” – January 26, 2021Ilam dhe Rasht – Veprimtaritë e mbështetësve të MEK dhe Njësive të Rezistencës – “Lavdi Rajavi, Poshtë Khamenei” – 26 janar 2021

Karaj and Neyshabur – Activities of the MEK supporters – January 30, 2021Karaj dhe Neyshabur – Veprimtaritë e mbështetësve të MEK – 30 janar 2021

Mashhad – Activities of the MEK supporters and Resistance Units – “Maryam Rajavi: The mullahs must get lost” – January 30, 2021Mashhad – Veprimtaritë e mbështetësve të MEK dhe Njësive të Rezistencës – “Maryam Rajavi: Mullahët duhet të zhduken” – 30 janar 2021

 

Dy Ekzekutime në Një Ditë

Mëngjesin e të enjtes, 28 janar, autoritetet iraniane varën dy të burgosur. Të burgosurit e ekzekutuar ishin Anvar Narouei, një iranian i etnisë Baluch, dhe i burgosuri politik Ali Motiri. Ata janë ekzekutuar përkatësisht në burgun Dastgerd të Isfahanit, në Iranin qendror, dhe në burgun Sheiban të Ahvaz-it, në provincën jug-perëndimore Khuzestan.

 

Parlamentarët Britanikë Bëjnë Thirrje për Hetim Ndërombëtar mbi Shkeljet e të Drejtave Njerëzore në Iran

Komiteti Britanik për Lirinë e Iranit (BCFIF) më 26 janar dënoi fuqishëm ndëshkimin e ri të dhënë për të burgosurin politik iranian Saeid Sangar, i cili ka qenë në burg gjatë 20 viteve të fundit. Parlamentarët britanikë bënë thirrje për ndërhyrje ndërkombëtare pasi regjimi i Iranit vazhdon t’i shpërfillë kritikat ndërkombëtare dhe nuk ua vë veshin thirrjeve e rekomandimeve për ta përmirësuar situatën e të drejtave njerëzore.

Saeid Sangar, 47 vjeç, është arrestuar në vitin 2000 për mbështetjen e tij ndaj Organizatës Muxhahedine të Popullit të Iranit (PMOI/MEK). Ndonëse i ka mbaruar periudha e burgimit, Drejtësia e regjimit e ka dënuar atë me 11 muaj të tjerë burg.

“Sipas raporteve, Drejtësia e Iranit e ka dënuar së fundmi Z. Sangar me 11 muaj të tjerë burg në Urmia pasi ai e kishte mbaruar dënimin arbitrar të mëparshëm me 20 vite burg, pa asnjë ditë leje, për mbështetjen e tij ndaj opozitës iraniane pro demokracisë, Organizatës Muxhahedine të Popullit të Iranit (PMOI/MEK). Z. Sangar e kanë marrë në pyetje dhe torturuar në burgim të izoluar në burgun Evin për tre vite pas arrestimit të tij në vitin 2000 dhe siç raportohet, e kanë bërë të përjetojë 13 ekzekutime të rreme gjatë kohës së tij në burg,” shkruan BCFIF në deklaratë.

Rasti i Saeid Sangar është një nga rastet më të fundit të shkeljeve të të drejtave njerëzore në Iran është pjesë e shkeljeve sistematike të këtyre të drejtave. Javët e fundit, regjimi iranian i ka shtuar masat shtypëse.

Të hënën, pavarësisht thirrjeve ndërkombëtare, regjimi vari Mehdi Ali Hosseini-n, një mundës iranian. Ali Hosseini ishte një tjetër sportist i ekzekutuar nga regjimi klerikal muajt e fundit. Më herët, regjimi kishte ekzekutuar heroin dhe kampionin kombëtar të mundjes në Iran, Navid Afkari, për pjesëmarrjen e tij në raundin e dytë të protestave të 2018-ës.

Gjatë javëve të fundit ka patur mbi 34 ekzekutime në mbarë Iranin. Kjo tendencë në rritje e shkeljeve të të drejtave njerëzore në Iran nuk është fare e habitshme pasi kryegjyqtar i vendit është Ebrahim Raisi, një nga autorët kryesorë të masakrës së 1988-ës.

 

Thirrja e Europianëve për t’i Këputur Lidhjet me Regjimin Iranian Është Shumë e Nevojshme dhe Shumë e Vonuar

 

20 ex-EU officials released a statement that highlights the implications of a terrorist case involving Iranian regime's diplomat-terroristIsh Ministri i Jashtëm italian Giulio Terzi, së bashku me rreth 20 ish-zyrtarë të tjerë të BE-së, ka publikuar një deklaratë që thekson domethënien e një çështjeje terrorizmi që po gjykohet aktualisht në Belgjikë dhe që përfshin një të ashtu-quajtur diplomat të lartë të regjimit iranian. Euro reporter ka publikuar deklaratën siç vijon:

Ish zyrtarët nga e gjithë Evropa kërkojnë ndryshimin e statusit diplomatik ndaj Iranit

Të enjten (28 janar) një grup ish zyrtarësh qeveritarë nga më shumë se një duzinë vendesh evropiane lëshoi ​​një deklaratë duke kërkuar që Bashkimi Evropian dhe vendet anëtare të saj të ulin marrëdhëniet diplomatike me Republikën Islamike të Iranit, në pritje të garancive për t’i dhënë fund kërcënimit të Terrorizmi shtetëror iranian. Deklarata për iniciativën e Komiteti Ndërkombëtar në Kërkim të Drejtësisë (ISJ) u la i lirë pikërisht një javë përpara vendimit të parashikuar në rastin e Assadollah Assadi, një diplomat i rangut të lartë iranian i cili pretendohet se shërbeu si organizatori i një komploti terrorist 2018 që synonte një tubim të të huajve iranianë në Francë. Gjatë një diskutimi në panel online, katër zyrtarë të ISJ folën për dështimin e politikës së zbutjes së Evropës.

Presidenti i ISJ dhe ish nënkryetari i PE Dr. Alejo Vidal Quadras tha në vërejtjet e tij: “Nëse doni paqe dhe stabilitet, mos u angazhoni me këtë regjim. Çdo angazhim me Teheranin do t’i inkurajojë ata të destabilizojnë rajonin. Në vend të kësaj, angazhohuni me popullin iranian që vuan dhe me opozitën e organizuar. Kështu mund të arrijmë demokracinë, lirinë dhe të drejtat e njeriut në Iran. Ne kemi qenë shumë kritikë ndaj politikës aktuale të zbutjes së Bashkimit Evropian dhe administratës Obama në lidhje me politikën mbi Iranin, sepse ajo nuk funksionoi, nuk ka funksionuar dhe nuk do të funksionojë. Ka qenë gjithmonë joproduktive ”.

Duke iu referuar gjykimit të ardhshëm të një gjykate belge në lidhje me diplomatin iranian me bazë në Vjenë dhe bashkëpunëtorët e tij, ish-Ministri i Jashtëm Italian, Giulio Terzi, shtoi: “Kjo çështje terroriste nuk është një ndër çështjet e tjera. Kjo është pikë kthese, në atë që tregon se Irani e ka mirëmbajtur dhe përhapur atë rrjet terrorist në Evropë, duke kërcënuar njerëzit e Evropës dhe refugjatët iranianë. Assadollah Assadi bëri 289 udhëtime në Evropë. Kjo është një figurë e pabesueshme, e cila tregon se ai donte të mbante gjallë rrjetin terrorist të Teheranit në të gjithë kontinentin. Politika e verbër e qetësimit promovon dhe inkurajon regjimin për të rritur inteligjencën dhe terrorizmin e tij pa u ndëshkuar. Terrorizmi është një shtyllë e regjimit iranian. Sidoqoftë, terroristët nuk zhduken vetvetiu. Ne duhet të kemi një përgjigje shumë më këmbëngulëse ndaj terrorizmit të regjimit. Më shumë se 240 anëtarë të Parlamentit Evropian i shkruajnë Josep Borrell mbi nevojën për të kryer një rishikim të plotë të politikës së BE ndaj Iranit. Biznesi si zakonisht nuk do të funksionojë. ”

Folësi tjetër, ish-eurodeputeti Struan Stevenson theksoi: “Gjyqi i diplomatit iranian Assadollah Assadi është thjesht maja e një ajsbergu masiv terrorist. Regjimi teokratik ka përdorur ambasadat e tij si qeliza terrori dhe fabrika bombash për dekada, duke kryer sulme me bomba, vrasje dhe rrëmbime në të gjithë botën. Tani që një nga agjentët e tyre kryesorë është kapur në flagrancë, ky me siguri duhet të jetë një sinjal për perëndimin që qetësimi ka dështuar. Si Përfaqësues i Lartë për Punët e Jashtme dhe Sigurinë, Josep Borrell ka për detyrë të mbrojë jetën e qytetarëve të BE-së. Pranimi i tij i zakontë ndaj regjimit fashist teokratik në Teheran vë në rrezik jetën e qytetarëve tanë. Dekadat e qetësimit duhet të marrin fund. BE duhet menjëherë të rendisë IRGC si një organizatë terroriste. Ai duhet të dëbojë të gjithë agjentët dhe spiunët e Iranit nga Evropa dhe duhet të mbyllë ambasadat iraniane derisa të marrim një garanci prej gize se ato nuk do të përdoren më për qëllime terroriste. Më 4 shkurt, kur shqiptohet vendimi për terroristin-diplomat, sytë e botës do të jenë nga Josep Borrell. ”

Paulo Casaca, ish-eurodeputet nga Grupi Socialist shtoi: “Institucionet evropiane duhet të forcojnë unitetin evropian, të forcojnë shtetin e së drejtës, të mbështesin respektimin e parimeve të ndarjes së pushteteve dhe mbi të gjitha të sigurojnë mbrojtjen e vlerave që mbajnë vendet tona së bashku – mes tyre liria e shprehjes politike dhe siguria nga kërcënimet e terrorit. Ata nuk duhet të veprojnë si ‘dhoma jehonë’ të fuqive të huaja, armiqësore, totalitare që synojnë të nënshtrojnë Evropën. Qytetarët evropianë kanë të drejtë të kërkojnë nga institucionet e tyre evropiane për ta bërë të qartë se teokracia iraniane nuk do të pretendojë ‘imunitet diplomatik’ për të gëzuar ‘pandëshkueshmëri ndaj terrorizmit’; se vlerat universale janë më të rëndësishme se interesat tregtare; dhe se të gjithë organizmat evropianë do të punojnë së bashku për hir të mbrojtjes së një pozicioni të qartë dhe të fortë evropian përpara armiqve të saj. ”

Assadi dhe tre bashkëpunëtorët dolën në gjyq në nëntor pas një hetimi më shumë se dy vjeçar. Gjatë asaj kohe, kritikët e regjimit iranian kanë treguar çështjen si një shembull të kërcënimit të dukshëm të paraqitur nga ambasadat iraniane dhe institucionet e tjera, veçanërisht në situata kur personelit u lejohet një shkallë e lartë e lirisë në ekzekutimin e roleve të tyre dhe lëvizjen Territori evropian. Ndërsa ndjekja penale ka ecur përpara në gjykatën federale belge, zbulimet e reja kanë dhënë me sa duket mbështetje shtesë për këtë përfundim ndërsa lidhin Assadi me rrjetet që shtrihen në të gjithë kontinentin.

Nga provat, përfshirë faturat për pagesa në para që u gjetën në automjetin e Assadi, hetuesit ishin në gjendje të përcaktonin që ish-këshilltari i tretë në ambasadën iraniane në Vjenë mbante kontakte në të paktën 11 vende të ndryshme të Evropës. Të bashkëpandehurit e tij përfaqësojnë vetëm një pjesë të vogël të këtij rrjeti më të gjerë, por ato zbulojnë potencialin shqetësues që qelizat e gjumit të koordinohen nga brenda ambasadave iraniane. Të dy personat e ngarkuar për të vendosur në të vërtetë bombën në qershor 2018 ishin të dy emigrantë iranianë që kishin jetuar si qytetarë në Belgjikë për shumë vite, pa incidente.

Prokurorët vunë në dukje se ata dy bombardues të ardhshëm, Nasimeh Naami dhe Amir Saadouni, kishin udhëtuar në Luksemburg për t’u takuar personalisht me Asadi, ku ai u siguroi atyre eksplozivë që ai i kishte kontrabanduar në Evropë ndërsa udhëtonte me pasaportën e tij diplomatike. Shërbimi i Sigurimit të Shtetit Belg gjithashtu ka deklaruar në mënyrë të pasigurt se “plani për sulmin u konceptua në emër të Iranit dhe nën udhëheqjen e tij”. Synimi kryesor i tij ishte Maryam Rajavi, Presidenti i zgjedhur i Këshilli Kombëtar i Rezistencës së Iranit. Grupi kryesor i opozitës demokratike, Organizata Popullore Mojahedin e Iranit (PMOI / MEK), është organizata kryesore e NCRI. Por vendi i synuar ishte gjithashtu nikoqir i qindra personaliteteve politike, shumë prej të cilëve nga Evropa dhe Shtetet e Bashkuara, të cilët shpesh ishin veçanërisht në afërsi të zonjës Rajavi.

Duke marrë parasysh rolin e drejtpërdrejtë të Asadit në komplot, si dhe potencialin për humbjen e jetës në mesin e personelit perëndimor, deklarata e së enjtes ishte e vendosur në këmbënguljen e saj se “aktivitetet e ambasadave të Iranit dhe qendrave fetare dhe kulturore duhet të shqyrtohen dhe marrëdhëniet diplomatike me Irani duhet të ulet. ” Ai vazhdoi t’i japë kredi Francës, Shqipërisë dhe Hollandës për dëbimin e diplomatëve në përgjigje të kësaj dhe kërcënimeve të tjera terroriste, por gjithashtu shprehu keqardhje për faktin që këto masa nuk ishin zhvilluar në një shkallë më të gjerë.

Ndërsa këto dëbime dhe ndjekja penale e Asadit janë përjashtime të dukshme nga trendi më i madh, është e drejtë të thuhet se Bashkimi Evropian si një i tërë ka mbetur i përkushtuar për një marrëdhënie normale me Republikën Islamike. Kjo është e dukshme, për shembull, nga qasja e BE-së për të ruajtur marrëveshjen bërthamore të vitit 2015 të cilën Irani ka shkelur sistematikisht për dy vitet e fundit. Këto shkelje kanë ndodhur në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare. Kjo temë e përgjithshme përmendet së bashku me “aktet e terrorizmit” në një rezolutë të vitit 1997 nga ligji Evropian i cili përcakton kushtet për ndjekjen e vazhdueshme të marrëdhënieve diplomatike me Iranin.

Deklarata e së enjtes bën që BE të ketë minuar atë rezolutë duke lejuar që marrëdhënie të tilla të jenë praktikisht të pakushtëzuara. Prandaj kërkon që kombet e Evropës të kërkojnë nga Irani “siguri se ai kurrë nuk do të përfshihet në terrorizëm në Evropë përsëri”, dhe që nëse Teherani refuzon këtë ultimatum, marrëdhëniet diplomatike duhet të ndërpriten plotësisht.

Pavarësisht nga rezultati, nënshkruesit e deklaratës do të vazhdojnë të insistojnë që BE dhe vendet e saj anëtare të caktojnë Ministrinë iraniane të Inteligjencës dhe Trupat e Gardës Revolucionare Islamike si subjekte terroriste dhe më pas të ndjekin penalisht, ndëshkojnë dhe dëbojnë këdo që do të gjendet duke vepruar sipas urdhrit ose në bashkëpunim me njërën nga këto subjekte në tokën evropiane.

Apeli i së enjtes u iniciua nga ish-kryeministri italian Giulio Terzi, i cili aktualisht shërben në Komitetin Ndërkombëtar jofitimprurës në Kërkim të Drejtësisë, si kryetar i Komitetit për Mbrojtjen e Lirive Politike në Iran. Deklarata iu drejtua një numri figurash në udhëheqjen e Bashkimit Evropian, përfshirë Përfaqësuesin e Lartë për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë Josep Borrell.

Nënshkruesit së bashku me Terzi përfshinin ish-ministrat e qeverisë nga Franca, Belgjika, Shqipëria, Gjermania, Mbretëria e Bashkuar, Irlanda, Italia, Polonia, Finlanda, Lituania, Sllovenia dhe Sllovakia.

IRGC shpall formimin e 300 grupeve të reja të patrullave “fetare” në Teheran

 

IRGC patrolsNë një konferencë të hënën, Përfaqësuesi Shoqëror në Teheran i Korpusit të Gardës Revolucionare Islamike shpalli formimin e 300 grupeve të patrullave fetare.

Sipas agjencisë shtetërore IRNA, Përfaqësuesi Shoqëror në Teheran i IRGC-së, Vahid Amirian, tha se secili anëtar i grupeve të reja të “Nxitjes së të Mirës dhe Ndalimit të së Keqes” do të japë 12 paralajmërime verbale në ditë.

Nxitja e së mirës dhe ndalimi i së keqeë është një koncept islamik që përdoret nga regjimi iranian për të shtypur liritë civile, duke përfshirë mënyrën se si qytetarët veshen apo sillen në publik.

Amirian tha për konferencën e IRGC-së në Teheran se “grupet kanë miratimin për të filluar veprimtaritë e tyre” duke shtuar se ata kanë mbështetje të plotë ligjore e gjyqësore.

Përfaqësuesi Shoqëror i IRGC-së paralajmëroi gjithashtu se kushdo që i fyen këto grupe fetare do të ndëshkohet nga policia dhe autoritetet gjyqësore.

Hassan Hassanzadeh, komandanti i Bazës Rasoul Allah të IRGC-së, i cili ishte gjithashtu i pranishëm në këtë konferencë, paralajmëroi se “nëse dikush ndërmerr hapa për ta dobësuar regjimin, kjo do të konsiderohet ves”.

Hassanzadeh tha gjithashtu se ai donte që patrullat fetare të shkonin edhe më larg sesa shtypja e lirive civile, duke shtuar se IRGC dhe të tjerët nuk duhet të “limitohen në çështje specifike”.

Mediat Shtetërore të Iranit Paralajmërojnë për një Tjetër Kryengritje

 

Iran protests, November 2019Më shumë se një duzinë qytetesh në mbarë Iranin kanë qenë skena të protestave të pensionistëve të sigurimeve shoqërore të martën. Këto tubime kundër regjimit jo vetëm që hedhin poshtë propagandën e regjimit për të fajësuar sanksionet për shembjen ekonomike të Iranit, por ç’është më e rëndësishmja, ato tregojnë trazimin e shoqërisë.

Pensionistët protestojnë kundër pensioneve të ulëta, të cilat nuk i mbulojnë nevojat e tyre për shkak të inflacionit të lartë.

Duke thirrur “do t’i rifitojmë të drejtat vetëm në rrugë,” pensionistët jo vetëm që konfirmuan se regjimi nuk është i gatshëm t’i adresojë problemet e tyre, por treguan edhe pakënaqësinë e popullit ndaj regjimit.

Këto protesta të pensionistëve ishin vazhdim i protestave nga të gjitha shtresat e popullsisë gjatë vitit të fundit, që me kryengritjen e nëntorit 2019. Këto protesta janë zhvilluar ndërkohë që “zemërimi publik lidhur me situatën aktuale nuk ka nevojë për shpjegim,” siç shkruante e përditshmja shtetërore Vatan-e Emrooz të martën.

Populli iranian e sheh që, ndërkohë që ai lufton me varfërinë, zyrtarët e regjimit e plaçkisin atë nëpërmjet keqmenaxhimit ekonomik dhe korrupsionit të institucionalizuar.

Populli iranian “është i shtypur nën peshën e inflacionit dhe tryezat po u boshatisen gjithnjë e më shumë. Çmimet vazhdojnë të rriten pavarësisht varfërisë së popullit. Disa madje dëshpërohen dhe kanë turp të dalin para familjeve të tyre për shkak se nuk kanë mundësi të fitojnë bukën,” siç shkruante faqja shtetërore Mamlekat të martën.