Senator Robert Torricelli: Administrata Biden Duhet t’i Mendojë Seriozisht Disa Gjëra, për sa i Përket Negociatave me Regjimin e Iranit

Më 4 shkurt, një gjykatë belge dënoi diplomatin terrorist të Iranit, Assadollah Assadi, me 20 vite burg pasi ai kishte tentuar të hidhte në erë tubimin e opozitës në 2018-ën, në Paris. Arrestimi dhe çështja e Assadi-t, sidomos mënyra se si ai i ka përdorur privilegjet e tij diplomatike për të përhapur terrorizëm në Europë, konfirmoi se Ministria e Jashtme e regjimit dhe diplomatët e saj janë të përfshirë në terrorizëm. Me fjalë të tjera, komploti me bombë i 2018-ës ekspozoi terrorizmin shtetëror të regjimit.

Me shtimin e thirrjeve nga ana e apologjetëve të regjimit drejtuar administratës së re të Shteteve të Bashkuara që të hyjë në dialog me Teheranin, ka gjithashtu një shqetësim shumë të justifikuar për faktin se bërja e lëshimeve regjimit mund të rezultojë në shtimin e veprimeve destabilizuese nga ana e mullahëve të Teheranit.

Ky shqetësim është nënvizuar nga ish Senatori demokrat Robert Torricelli, gjatë një konference të enjten, pak orë pas dënimit të Assadi-t.

Senatori Torricelli theksoi se administrata Biden “duhet t’i mendojë seriozisht disa gjëra” për sa i përket marrëdhënieve me regjimin dhe negociatave me diplomatët e regjimit, kryesisht me Ministrin e Jashtëm Mohammad Javad Zarif.

“Nëse qëllimi i administratës Biden është të diskutojë sërish me Iranin mbi marrëveshjen bërthamore. Këtu ka disa gjëra që duhen menduar seriozisht. Kush do të jetë në atë tryezë? Zarif? Agjentët e tij? Ata që mund të kenë qenë në ato fletoret e këtij komploti, për të cilët tashmë kemi informacion? Po ata njerëz që morën vendimin ta dërgonin këtë armë në Europë për të na vrarë. Duhen menduar me seriozitet disa gjëra,” tha Senator Torricelli.

Iran: E Burgosura Politike Zahra Safaei dhe e Bija Parastoo Moeini Dënohen me 8 dhe 6 Vite Burg Përkatësisht

 

Pas disa muajsh torturë dhe marrje në pyetje, Zahra Safaei, një e burgosur politike 58-vjeçare e cila është mbajtur në qeli që në mars 2020, është dënuar me tetë vite burg, e akuzuar për konspiracion dhe propagandë kundër regjimit, si dhe për fyerje ndaj Khamenei-t, në një gjyq të padrejtë. Znj. Safaei ka qenë e burgosur politike edhe në vitet 1981 deri në 1989.

Babai i saj, Hassan Ali Safaei, anëtar i Mujahedin-e Khalq (MEK/PMOI), ka qenë i burgosur politik gjatë sundimit të Shahut, dhe është arrestuar e ekzekutuar nga diktatura fetare e Iranit në vitin 1981. Mbesa e tij Parastoo Moeini, 19 vjeç, e arrestuar së bashku me të ëmën, është dënuar me gjashtë vite burg për akuza të ngjashme.

Zahra Safaei dhe Parastoo Moeini janë torturuar dhe keqtrajtuar rëndë muajt e fundit për t’i detyruar të bëjnë rrëfime të rreme në televizion kundër MEK, por ato kanë refuzuar. Ato i kanë transferuar në burgun famëkeq Qarchak të Varamin në prill 2020 dhe i kanë futur në të njëjtën qeli me të burgosura të rrezikshme. Znj. Safaei vuan nga një sëmundje e rëndë e mëlçisë, por drejtoresha e burgut Qarchak, Soghra Khodadadi, nuk lejon dërgimin e saj në spital. Gjithashtu, Parastoo Moeini është infektuar me koronavirus në Qarchak në korrik 2020, por i është mohuar trajtimi i nevojshëm.

Kriza Ekonomike e Iranit: Sanksionet apo Regjimin, Kë Duhet të Fajësojmë?

Kriza ekonomike e Iranit ka qenë në qendër të vëmendjes së mediave brenda dhe jashtë vendit. Ndonëse regjimi dhe apologjetët e tij përpiqen të fajësojnë sanksionet, po t’i shohësh më nga afër faktet në terren e kupton se burimi kryesor i krizës ekonomike të Iranit është regjimi vetë.

Situata ka arritur në atë pikë ku edhe vetë autoritetet e regjimit, në mes të grindjeve të tyre të brendshme, u referohen korrupsionit të institucionalizuar dhe keqmenaxhimit ekonomik të regjimit të mullahëve, duke i identifikuar ato si rrënjë të problemeve ekonomike të Iranit.

“Infrastruktura e buxhetit tonë është e dëmtuar. Shikojeni infrastrukturën e buxhetit të këtij viti. Ajo i thyen rekordet e llojit të vet. Ajo tregon se ka një ndryshim prej 36% midis rrogave [publike] dhe shpenzimeve,” tha Mohammad Bagher Ghalibaf, Kryetari i Majlis-it të regjimit, më 24 janar, sipas televizionit shtetëror.

Ghalibaf derdh lot krokodili për rrogat e popullit iranian, ndërkohë që njëri nga zëvendësit e tij, gjatë periudhës së Ghalibaf si kryebashkiak i Teheranit, është dënuar me 20 vite burg për korrupsion. Sipas sistemit gjyqësor të regjimit, Isa Sharifi, zëvendës i Ghalibaf, kishte vjedhur afërsisht pesë trilion toman. Kjo shumë është e barabartë me rrogat e 2500 punëtorëve së bashku, që fitojnë 2.5 milion toman në muaj.

Iran: Numri i Ekzekutimeve në Janar Ka Arritur në 27

With the execution of Javid Dehghan, a Baluch political prisoner on January 30, the number of executions in Iran, only in January, reached 27.

Me ekzekutimin e Javid Dehghan, një i burgosur politik me etni Baluch, më 30 janar, numri i ekzekutimeve në Iran, vetëm në muajin janar, ka arritur në 27. Gjithashtu, sistemi gjyqësor i regjimit ka dhënë dënime të rënda e të gjata me burg për të burgosurit politikë. Veprimet çnjerëzore të regjimit klerikal kohët e fundit tregojnë përkeqësimin e shkeljeve të të drejtave njerëzore në Iran dhe zgjojnë nevojën për një përpjekje ndërkombëtare që të mos e lejojë regjimin t’i keqtrajtojë iranianët.

Ekzekutimi i një gruaje në moshë të re në Burgun e Ardabil, NW Iran

 

Execution of a young woman in the Prison of Ardabil, NW IranVarja shënon ekzekutimin e gruas së 113-të gjatë mandatit të Rouhani Ekzekutimi i një gruaje në Burgun e Ardabil, Irani veriperëndimor, shënon ekzekutimin e gruas së 113-të gjatë mandatit të Rouhani. Gruaja e paidentifikuar, 23 vjec, u ekzekutua në të gdhirë të së hënës, 8 shkurt 2021. Ajo ishte burgosur pesë vjet më parë.Janë 50 të dënuar me vdekje në Burgun e Ardabil. Autoritetet e Burgut Qendror të Sanandaj në Iranin perëndimor varën Zeinab Khodamoradi në 27 Dhjetor 2020.

 

 

Një 21-vjeçar Kurd iranian u vra duke u torturuar në paraburgim nga policia 

 

Mehrdad TaleshiNjë kurd i cili u arrestua në 1 shkurt nga forcat e sigurisë në Teheran u vra duke u torturuar. Sipas Organizatës Hengaw, 21-vjeçari u identifikua si Mehrdad Taleshi, i cili u arrestua së bashku me një burrë tjetër të dyshuar për posedim të drogës. Ai fillimisht u dërgua në Rajonin e Policisë 113 por më vonë u transferua në Rajonin 115. Identiteti i burrit të dytë është ende i panjohur. Një burim tha se Mehrdad Taleshi u dërgua në Stacionin e Policisë Shapour në orën 10 të natës së arrestimit, ku ai u torturua dhe u vra. Provat e torturave dhe rrahjeve të rënda u gjetën në kokë dhe qafë. Sipas burimit, emri i personit të dytë të arrestuar me të u përshkrua në shkresat e tij të çështjes. Familja e Mehrdad tha se ai ishte një atlet , nuk kishte dosje të mëparshme kriminale dhe nuk merrte drogë

Studentët gjenialë iranianë qëndrojnë në izolim pas 10 muajsh

 

Ali Younesi and Amir Hossein MoradiEdhe pas dhjetë muajsh, studentët gjenialë iranianë Ali Younesi dhe Amir Hussein Moradi janë ende të dënuar në Ministrinë e Inteligjencës, në Pavlin 209 të Burgut Evin pa u gjykuar.

Agjentët civilë të Ministrisë së Inteligjencës (MOIS) arrestuan dy studentët gjenialë iranianë në 10 Prill, 2020, në shtëpitë e tyre. Ata i brutalizuan në kohën e arrestimit dhe nuk nxorrën asnjë urdhër për kapjen e tyre. Ali Younesi dhe Amir Hussein Moradi studiuan përkatësisht inxhinieri kompjuterike dhe fizikë, në Universitetin e Teknologjisë Sharif të Teheranit. Amir Hussein Moradi fitoi një medalje argjendi në Olimpiadën Kombëtare të Astronomisë në Iran në 2017. Ali Younesi ishte fitues i medaljes së argjendit në 2016 dhe një fitues i medaljes së artë në 2017, në të njëjtën Olimpiadë. Ali Younesi gjithashtu fitoi një medalje të artë në Olimpiadën e 12-të Globale për Astronominë dhe Astrofizikën e mbajtur në Kinë.

Punëtori Fëmijë Njëmbëdhjetë-Vjeçar Kryen Vetëvrasje në Iran

On February 1, Iranian citizens were shocked by the suicide of 14-year-old Mohammad in Mahshahr city due to poverty and misery.Ky artikull është pjesë e serisë “Vetëvrasjet e Fëmijëve në Iran,” e cila hedh dritë mbi një aspekt tragjik të varfërisë dhe mjerimit që ka pllakosur shumë familje iraniane.

Javën e shkuar, një tjetër punëtor fëmijë kreu vetëvrasje në Iran. Sipas aktivistëve të të drejtave njerëzore, 11-vjeçari Moslem ShahkaramZahi vari veten duke i dhënë fund jetës në fshatin Ziarat të distriktit Saravan në provincën jug-lindore Sistan dhe Baluchestan të Iranit, më 2 shkurt.

Ai jetonte në një familje të madhe e cila vuan nga varfëria dhe e nxjerr bukën e gojës me anë të rritjes së bagëtive. “Moslem kishte nxjerrë delet nëpër kullotat dhe malet përreth fshatit. Por kishte humbur disa dele,” sipas një burimi që ka dijeni për këtë çështje.

“Pas kthimit në shtëpi, ai e njoftoi të ëmën për humbjen e deleve. Por nga frika se i ati do ta rrihte, vari veten në depo,” shton burimi.

Gjatë muajve të fundit, rastet e vetëvrasjeve janë shtuar në mënyrë dramatike në popullin iranian, veçanërisht mes fëmijëve e grave. Shumica shkaktohen nga varfëria e madhe dhe dilemat ekonomike të familjeve. Ekspertët shoqërorë të lidhur me qeverinë e pranojnë se “vetëvrasja është bërë parametri i tretë për vdekjet mes fëmijëve dhe të rinjve nga mosha pesë deri në 24 vjeç.”

 

Luhatja e regjimit iranian për sa i përket vaksinimit për Covid-19 do të kundërveprojë

Iran's regime is delaying Covid-19 vaccination

Regjimi iranian po e vonon vaksinimin për Covid-19

Gjatë mbledhjes së Taskforcës për Covid-19 të shtunën, presidenti i regjimit iranian Hassan Rouhani tha: “Kur të vijë vera, vaksinat e vendit mund të jenë gati. Por mundësitë tona nuk do të na e lejojnë t’i marrim vaksinat në një apo dy ditë. Pasi vaksina të jetë gati, do të na duhen pesë deri në gjashtë muaj.”

Siç ka ndodhur me Rouhani-n muajt e fundit, ky është thjesht një tjetër justifikim për të vonuar vaksinimin e popullsisë iraniane, ku deri tani ka patur mbi 212,000 viktima të shkaktuara nga pandemia e Covid-19 dhe mungesa e përgjigjes nga ana e qeverisë.

 

Ambasadori Joseph: Sistemi Gjyqësor e Ka Mbaruar Punën e Tij, Tani Qeveritë Duhet ta Adresojnë në Mënyrë Decizive Terrorizmin e Regjimit Iranian

 

Ambasadori Robert Joseph, ish Nënsekretar amerikan i Shtetit për Kontrollin e Armëve dhe Sigurinë Ndërkombëtare-foto fajli

Të enjten, një gjykatë në Belgjikë dënoi Assadollah Assadi-n, diplomatin terrorist të Iranit, dhe tre bashkëpunëtorët e tij me një total prej 70 vitesh burg për terrorizëm. Assadi mori dënimin maksimal me 20 vite për rolin e tij kryesor në komplotin e dështuar me bombë kundër tubimit Irani i Lirë të opozitës në 2018-ën, në Francë.

Dënimi i Assadi-t shënon një moment historik në marrëdhëniet Europë-Iran dhe konfirmon terrorizmin shtetëror e të institucionalizuar të regjimit iranian.

Gjykata belge dhe Drejtësia Belge e kanë mbaruar detyrën e tyre ligjore, dhe tani është koha që qeveritë perëndimore “të veprojnë në mënyrë decizive, me dijen se bërja e lëshimeve të mëtejshme regjimit vetëm sa do të sjellë më shumë padrejtësi për popullin iranian dhe më shumë akte kriminale e terroriste,” siç tha Ambasadori Robert Joseph, ish Nënsekretar amerikan i Shtetit për Kontrollin e Armëve dhe Sigurinë Ndërkombëtare, gjatë një konference online të enjten.

Ambasadori Robert Joseph: Tani që është shpallur verdikti, drejtësia e ka mbaruar punën e saj. Tani është koha që qeveria të veprojë në mënyrë decizive, me dijen se bërja e lëshimeve të mëtejshme regjimit vetëm sa do të sjellë më shumë padrejtësi për popullin iranian dhe më shumë akte kriminale e terroriste. Për BE-në, kjo duhet të nënkuptojë ndërmarrjen e një politike të rreptë, duke përfshirë etiketimin e MOIS dhe IRGC si entitete terroriste, siç ka thënë Znj. Rajavi, tërheqjen e statusit ligjor për të gjithë agjentët e regjimit në Europë, dhe reduktimin, reduktimin dramatik të nivelit të marrëdhënieve diplomatike deri sa regjimi të demonstrojë angazhimin e tij për të mos kryer më veprimtari terroriste.

Për administratën Biden, shpallja fajtor e Assadi-t dhe bashkëpunëtorëve të tij duhet të peshojë shumë rëndë në rishikimin e politikës ndaj Iranit. Ky akt terrorizmi shtetëror duhet të ketë një efekt kthjellimi. Ai duhet t’i japë fund çdo lëvizjeje për t’i ringjallur politikat e paqësimit të së shkuarës dhe të eliminojë çdo nostalgji të rreme për punën me Ministrin e Jashtëm Zarif si një ndikim i moderuar brenda regjimit. Kjo pasi ai, pa asnjë dyshim, ka qenë në dijeni të sulmit të mbetur në tentativë nga operativët e MOIS që punonin në shërbim të tij. Dhe them “pa asnjë dyshim” sepse tentativa për të hedhur në erë grumbullimin e Parisit përputhet me modelin e përdorur shpesh të përdorimit të ambasadave e diplomatëve të stacionuar në Europë e gjetkë për të planifikuar dhe ekzekutuar operacione terroriste.